Shkëmbim zjarri në kufi, policia greke godet bandën e shqiptarëve

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në kufirin greko-shqiptar, ku ka pasur shkëmbim zjarri mes një grupi grabitësish shqiptarë dhe policisë greke.

Policia greke ka goditur një bandë hajdutësh nga Shqipëria që prej disa muajsh ishin kthyer makthin dhe tmerrin e banorëve të qytezës së Filatit. Ngjarja ka ndodhur në Shën Nikolla, pak kilometra nga kufiri shqiptar. Dy shqiptarë xhaxha dhe nip janë arrestuar, S. I. 46-vjeç dhe E. I. 16-vjeç nga fshati Janjar, bashkia Konispol, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon operacioni për prangosjen e tyre.


Policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri. Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikeve dhe dy skuadra të policisë kufitare. 5 personat shoqëronin 2 mushka të ngarkuara me bagëti të therura në një stan në Agio Nikola.

Gjatë tentativës për t’iu larguar policisë, 5 grabitësit hapën zjarr policisë dhe të njejtën gjë bëri dhe policia. 3 prej tyre arritën të kalonin në tokë shqiptare, në një zonë pyjore ndërkohe që u kapën dy prej tyre, shqiptarë të moshës 16 dhe 46-vjeç.

46-vjecari bëri rezistencë të fortë gjatë arrestimit, duke plagosur lehtë një oficer policie.




Skip to toolbar