Shpërthim në një shesh xhirimi në Kaliforni, tre të plagosur rëndë

BOTA


Një shpërthim ka ndodhur të martën në një skenë xhirimi në Santa Clarita të Kalifornisë. Si pasojë e shpërthimit tre personat kanë mbetur të lënduar, ku mësohet se janë djegur në një gradë tepër të rëndë.

Raportohet se shërbimi zjarrfikës ndaloi zjarrin dhe njoftoi ambulancën për të transportuar të lënduarit në spital. Departamenti i zjarrfikësve tha se shpërthimi kishte ndodhur në Rye Canyon Loop.


Ndërkohë është ende e paqartë se çfarë filmi po xhirohej në atë moment. Mësohet se ekspertët ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e saj.




Skip to toolbar