Shpërthim në qendër të Beogradit, një i vdekur

BOTA


Një shpërthim është regjistruar sot në Beograd, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në qendër të Beogradit, pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se dy të tjerë kanë mbetur të lënduar derisa thuhet se arsye e shpërthimit mund të ketë qenë një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e RTS-së.


Nga shpërthimi disa objekte kanë pësuar dëme, ndersa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.




Skip to toolbar