Shqipëria del nga monitorimi/ Koreshi: Vlerësimi i KiE do të reflektohet edhe në procesin e integrimit

Më të fundit


Pas votimit për anëtarësimin e Kosovës, sonte në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës pritet një tjetër votim i rëndësishëm, këtë herë për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për daljen e vendit tonë nga monitorimi i këtij organizmi të rëndësishëm. Lidhur me këtë u diskutua edhe në emisionin “Real Story”.


Dastid Koreshi, ambasador i Shqipërisë në KiE, thotë se kanë ndikuar dy faktorë. Së pari, reforma në drejtësi dhe së dyti, dalja e vendit nga monitorimi intensiv i Moneyval në tetor të vitit të shkuar.

“Kjo do të thotë pas 29 vitesh që KiE ka vendosur që të vlerësojë Shqipërinë në raport për dy indikatorë të rëndësishëm. I pari, ka qenë reforma në drejtësi. E dyta, dalja e Shqipërisë në tetor 2023 nga monitorimi i intensiv Moneyval, një luftë e pastër dhe e vazhdueshme kundër korrupsionit. E kam ndjekur këtë proces nga afër, 19 rekomandime të vështira për t’u marrë nga Shqipëria që nuk kanë qenë të dukshme për syrin e qytetarit por të dukshme për syrin e administratës dhe që kanë bërë Shqipërinë të vetmen që ka plotësuar të 19 kriteret vlerësim dhe inkurajim për të vazhduar më tej.”, tha ai.

I pyetur se si mund të ndikojë ky vendim në procesin e integrimit, ambasadori shtoi:

“Janë të lidhura së bashku, KiE ka një rëndësi më të madhe për Ballkanin Perëndimor se BE. Rreth 70 për qind të gjetjeve të KiE pasqyrohen në raportin e Komisionit Evropian dhe do të thotë se duhet të jemi të angazhuar. Indirekt çdo vlerësim i KiE reflektohet edhe në rrugëtimin në BE.”/abcnews.al




Skip to toolbar