Ekipi U-16 i Shqipërisë, që ishte pjesëmarrës në turneun “UEFA Development 2019” në Slloveni, e ka mbyllur në mënyrë zhgënjyese këtë aventurë. Kombëtarja jonë e 16-vjeçarëve është mundur në dy nga tre takimet e zhvilluara.
Më 4 prill Shqipëria u përball me Perunë, ekip me të cilin barazoi 1-1, ndërsa dy ditë më pas ishte Italia që fitoi kundër Shqipërisë U-16 me rezultatin 0-1. Ndeshja e fundit për ekipin tonë është luajtur sot ndaj Sllovenisë, që ishte dhe vendi organizator i turneut.
Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-0 për vendasit, të cilët fituan me gol të kapitenit Marcel Ratnik në minutën e 35`. Edhe pse përfaqësuesja jonë ka pasur disa raste shënimi, nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Kujtojmë se ekipi kombëtar U-16 është krijuar rishtaz këtë vit dhe drejtimi i tij i është besuar Elvin Beqirit, i cili njëkohësisht drejton dhe kombëtaren U-17.