Shqipëria i bashkohet iniciativës amerikane për 5G, Yuri Kim: Vendim strategjik i rëndësishëm

AKTUALITET


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përgëzuar vendimin e Shqipërisë  për t’u bërë pjesë e asaj që njihet si “The Clean Network” (Rrjeti i Pastër), iniciativa që bashkon SHBA me më shumë se 30 vende të ndryshme me synim mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga faktorë risku që mund të jenë kërcënim për privatësinë e të dhënave.

“Krenare që shoh Shqipërinë dhe të tjerët t’i bashkohen projektit amerikan Rrjeti i Pastër për të mbrojtur rrjetin 5G. Është një vendim strategjik i rëndësishëm për të mbrojtur një infrastrukturë aq kritike”, thuhet në postimin e ambasadores në rrjetet sociale.


Vendimin e ka komentuar edhe sekretari i Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili ka evidentuar faktin se “Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar”.

Pekini zyrtar ka akuzuar administratën Trump se me anë të këtij projekti mendon të ulë përhapjen e teknologjisë kineze në perëndim.  




Skip to toolbar