Shqipëria, në krye të dy nismave për mbrojtjen

AKTUALITET


Gjatë vitit 2019 Shqipëria ka marrë drejtimin e dy nismave të rëndësishme në fushën e mbrojtjes atë të SEDM, dhe drejtimin e Ministerialit të Kartës  SHBA – Adriatik  apo siç njihet ndryshe A5.

Pak ditë pas zyrtarizimit të drejtimit nga Shqipëria të Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM),  në Tiranë u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak.


Në këtë mbledhje ministrja Olta Xhaçka ka theksuar se Shqipëria do të ndjekë politikën e dyerve të hapura në këto nisma, duke nënkuptuar anëtarësimin sa më parë të Kosovës e cila ka kërkuar më herët anëtarësimin në këto dy nisma, por pengohet nga Serbia dhe shtete të tjera anëtare të cilat nuk e njohin pavarësinë.

 “Politika e dyerve të hapura do t’i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitet dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore. Është koha e duhur, që të njëjtën mundësi ta shtrijmë edhe në vende të tjera aspiruese në rajon, për të forcuar kështu sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euro – atlantik të vendeve të rajonit, si faktor kyç, në zgjerimin e hartës së anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një zë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin në këto vende.




Skip to toolbar