Pranga pedagogut në Elbasan, i kërkoi seks studentes

AKTUALITET


Pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, 36 vjeç është vënë në pranga nga policia pas transmetimit në emisionin “Stop” në Tv Klan të videos ku pedagogu i kërkonte studentes favore seksuale në këmbim të notës për provimet.

Himçi akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Në videon e publikuar pedagogu Himçi shfaqet me një makinë tip “Audi”, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata të tjera.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë ndër të tjera pedagogu në video.




Skip to toolbar