Shqipëria në heshtje zgjedhore, të dielën drejt kutive të votimit

Më të fundit


Pas një muaji fushatë elektorale plot tension, pavarësisht se opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, në orën 00:01 të kësaj të shtune ka nisur zyrtarisht heshtja zgjedhore.  Sipas Kodit Zgjedhor, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ditë në të cilën ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

Po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut zgjedhor.


Më 30 qershor, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur bashkiakët e tyr, ku të drejtën e votës e kanë 3.5 milionë shqiptarë. Ndryshe sa ka ndodhur në këto 28 vite pluralizëm, këto të zgjedhje zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, me këtë të fundit që ka djegur mandatet si dhe ka refuzuar që të marrë pjesë në zgjedhje, pa largimin e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, gjatë heshtjes zgjedhore janë të ndaluara edhe tubimet e tjera politike, pavarësisht se forcat politike nuk marrin pjesë në zgjedhje. Policia tha të premten se se tubimet nëse bëhen gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore do të cilësohen të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal, që parashikon masën nga 1-5 vite burg.

Nga ana tjetër, deri në fund të procesit zgjedhor, objektet e rëndësisë së veçantë kanë kaluar në ruajtje të ushtrisë. Si institucionet shqiptare, ashtu edhe ambasadat, por edhe objekte të tjera të rëndësishme, që të premten mbrohen nga ushtria, ashtu siç ndodh sa herë ka zgjedhje, e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.




Skip to toolbar