Shtëpia e barit në Shkodër, shkon në 26 numri i të arrestuarve

AKTUALITET


Ka shkuar në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Qarku”, i cili zbuloi një javë më parë një shtëpi bari në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Sipas policisë sot janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë ( babë e bir) V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.


Ndërkohë janë shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.).

Uniformat blu bëjnë me dije se ja neskuestruar 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg.
Gjithashtu në banesën e të arrestuarve është gjetur edhe 1 armë sportive.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.




Skip to toolbar