Eksperti i çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni thotë se Shqipëria ka pasur ndryshim të qasjes në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Shtuni u shpreh se Shqipëria e ka për detyrim të mbështesë Izraelin, pasi është në krah të shteteve që njohin Kosovën.
“Ndryshimi ndodhi në vitin 1991, me ndryshimin e sistemit dhe kemi pasur një qasje që ka qenë më tepër e linjëzuar me qasjen e Perëndimit dhe të SHBA. Madje ka pasur edhe përplasje nga ana e zotit Berisha me Erdoganin, me votimin e vitit 2012, Shqipëria ishte një vendet që kishte abstenuar rezulotën e Turqisë në OKB. Ka pasur lëvizje, në fillim pati përplasje, rreshtimi ndodhi në krahun e aleatëve, pati përplasje me Erdoganin, pastaj ndodhi një kalim në krahun tjetër.
Kjo ishte vota pro në 2015, për ngirtjen e flamurit të Palestinës në OKB, Shqipëria votoi pro, që ishte ndyrshe nga votimi më përpara, që ishte abstenim. Ishte një votë ndryshe nga SHBA dhe nuk ishte i vetmi votim që ndodhi në këtë mënyrë, për rezoluta të caktuara. Ka pasur një ndryshim qasjes në mënyrë të vazhdueshme të Shqipërisë, por me sa kam parë, për këtë që ndodhi, ka pasur një dalje të qartë në krah të Izraelit.
Ky ishte një sulm i paprovokuar terrorist. Ka obligime të shumëfishta, morale, politike për ta mbështetur Izraelin, Duhet të kemi parasysh faktin që Izraeli është i rreshtuar në krahun e vendeve qëe njohin Kosovën. Palestina, jo më larg se gjatë votimit në UNESCO, votoi kundër për Kosovën”, theksoi ai.