“Izraeli ka ushtrinë më të mirë në botë”, Demiraj: Sulmi nxori zbuluar sistemin e organizuar nëntokësor

BOTA


Koloneli Dritan Demiraj deklaroi në “Real Story” se pavarësisht se shërbimet sekrete të Izraelit konsiderohet i pathyeshëm në gjithë botën, ky sulm e nxori zbuluar.

Sipas Demirajt, Izraeli ka një eksperiencë të shkëlqyer në luftrat në qendrat e banuara dhe është ushtria më e mirë në botë në këtë lloj luftimi.


Ai theksoi se këto lloj luftimesh, duke qene se po zhvillohen edhe në terrenin e kundërshtarit, do të kenë humbje të mëdha.

“Rreth 40 mijë-50 mijë militantë janë militantë të cilët përbëhen nga struktura e komandim kontrollit dhe ndahen në 4 sektorë, sektori verior, sektori i qendrës, sektori i katërt i Gaza City. Të gjithë këto sektorë kanë në strukturat e saj nga një brigadë Al Qassam dhe disa batalione të altilerisë kundra ajrore dhe vetëm sektori jugor përbëhet nga dyfishi i forcave. Kurse pjesa tjetër e brigadës Al Qassam rreth 10-12 mijë militantë të armatosur të cilët kryesisht veprojnë në zona të tjera, nuk veprojnë në të njëtat zona dhe në raport me armatimin që kanë këto zona, pavarësisht se e njohin terrenin, vështirësitë do të jenë sepse ato veprojnë nga nëntoka dhe është një sistem i organizuar nëntokësor, nën mbështetjen e iranianëve dhe Koresë së Veriut viteve të fundit që nuk është theksuar nëpër media shqiptare dhe një sasi e madhe e këtyre tuneleve, në të cilat janë të vendosura sasi të mëdha eksplozivi, që do ta rrisin ndjeshëm koston e Izraelit. Padiskutim që Izraeli ka një eksperiencë të shkëlqyer në luftrat në qendrat e banuara, madje mund të them që është ushtria më e mirë në botë në këtë lloj luftimi. Këto lloj luftimesh, duke qene se po zhvillohen edhe në terrenin e kundërshtarit dhe duke marrë parasysh dhe eksperiencën e gjatë që ka Hamasi, them që humbjet do të jenë të mëdha, por duket që kryeministri e ka marrë përsipër këtë rrezik”, tha Demiraj.




Skip to toolbar