Pse Shqipëria rreshtohet me Izraelin? Shtuni: Hamasi e Hezbollahu “mallkim” për Palestinën

AKTUALITET


Eksperti i politikës së jashtme të sigurisë, Adrian Shtuni komentoi përplasjet e armatosura në Rripin e Gazës me Hamasit dhe Izraelit një konflikt që ka shpërthyer të shtunën dhe u ka marrë jetën deri tani qindra personave.

Por pse Shqipëria dhe Kosova po mbajnë anën e Izraelit, për këtë Shtuni tha në “Real Story” se ka disa komponentë dhe pjesa kryesore janë interesat gjeopolitike.


Pavarësisht kësaj shtoi ai një akt i armatosur dhe një sulm kundër civilëve duhet të dënohet me çdo kusht. Ai tha se kjo nuk është rruga që e çon Palestinën drejt arritjes së objektivave të saj.

“ Ka disa komponentët këtu, janë komponentë i marrëdhënieve diplomatike dhe aeroporti që ka Shqiptaria dhe Kosova me Izraelin dhe Palestinën, por mbi të gjitha është obligim njerëzor për të dalë kundër këtij akti barbar terrorist kundër civilëve dhe nuk ka asnjë lloj justifikimi në çfarëdo lloj situate të dëshpëruar në të cilën ndodhen palestinezët, dhe po ashtu e ngre zërin dhe them se palestinezët janë në një gjendje të vështirë dhe kanë ankesa legjitime që duhen adresuar, por kjo nuk është arsyeja që të çon drejt zgjidhjes, por është e vetmja mënyrë për të gjetur përplasje dhe luftë dhe palestinezët kanë për të qenë më të dëmtuarit nga ajo që do të vijojë”, theksoi Shtuni.

Sipas Shtunit, organizatat e Hamasit dhe Hezbollahut janë mallkimi i Palestinës dhe këto nuk mund t’i sjellin paqe dhe shtet, por përkundrazi kjo qasje i çon palestinezët drejt kaosit dhe dhunës

“Organizatat si Hamas dhe Hezbollah janë organizata që në qendër të ekzistencës së tyre kanë shfarosjen e shteti të Izraelit dhe izraelitëve. Organizata e tilla nuk mund t’i sjellin paqe Palestinës, as shtet, janë mallkimi më i madh i popullit palestinez”, tha ai.




Skip to toolbar