Si mafia shqiptare në Itali funksionon në bazë të Kanunit

AKTUALITET


Krimi shqiptar në Itali por edhe në nivel ndërkombëtar ka filluar të zgjerohet me hapa të shpejtë përgjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Shërbimit të Analizës Kriminale në Itali, megjithëse grupet kriminale shqiptare kanë pasur një frenim të vogël si pasojë e masave të marra ndaj pandemisë së koronavirusit, ato mbeten me mjaft ndikim në vend.

Një nga elementët që e bën mafian shqiptare mjaft të rrezikshme në Itali por edhe në vendet e tjera është përdorimi i Kanunit, kodit të vjetër zakonor shqiptar.


Megjithëse grupet kriminale abuzojnë me përdorimin e këtij Kodi zakonor, ato veprojnë në bazë të rregullave të familjes patriarkale shqiptare,shkruajnë mediat italiane.

Në studimet e fundit të realizuar mbi mafian shqiptare konstatohet se organizimi i brendshëm i grupeve mafioze ka strukturën e një familje të vjetër patriarkale dhe që operon në formën e klanit ku shkeljet e rregullave zakonore dënohen rreptësisht, veçanërisht pabesia.

Krahas formimit të komuniteteve të mëdha në territorin italian, flukset migratore drejt Italisë kanë çuar edhe në zgjerimin e krimit shqiptar, i cili është përhapur dhe ka evoluar  nga organizimi i brendshëm bazuar në përkatësitë familje dhe klane, i bazuar, rreptësisht nga rregullat e huazuara nga Kanuni. Kanuni është një përmbledhje dispozitash të së drejtës zakonore, që datojnë që në mesjetë, e cila sot përdoret në mënyrë të krejt të çrregullt nga grupet kriminale; aty identifikohet bërthama ideale e shoqërisë, siç është familja patriarkale e cila dënon shkeljen e rregullave shoqërore sidomos në tradhtinë apo pabesinë ndaj familjes”, shkruhet në studimin mbi mafian shqiptare.

Më tej theksohet se këto organizata karakterizohen nga qëndrime të forta kriminale në nivel ndërkombëtar, ku kombinohen elementët tradicionalë me ato modernë e inovatorë.

Organizatat kriminale shqiptare karakterizohen nga qëndrime të forta kriminale në nivel ndërkombëtar, duke kombinuar karakteristikat tradicionale (disiplinë e brendshme e ngurtë, strukturë e organizuar në klane, hermetikë, besueshmëri) me elementë e rinj dhe modernë si lidhjet ndërkombëtare, aftësia tregtare si dhe aftësia për të vepruar në sektorë të larmishëm të  botës së krimit”, raportojnë mediat italiane.




Skip to toolbar