Murrizi e Valteri: Sistem proporcional me lista të hapura

AKTUALITET


Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi dhe deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri kanë depozituar nismën ligjore në Kuvend përmes të cilës kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke zëvendësuar sistemin aktual me lista të mbyllura me sistemin proporcional kombetar me lista të hapura.

Opozita parlamentare që prej fillimit ka pasur si synim ndryshimin e sistemit zgjedhor si pika kyçe e reformës zgjedhore.


Edhe në nismën e paraqitur në Kuvend deputetët propozojnë që e gjithë Republika e Shqipërisë të jetë një zonë e vetme zgjedhore e cila shërben për të zgjedhur 140 deputetë.

“Emrat në listën e partive paraqiten të renditura sipas rendit shifror duke filluar nga numri 1. Numri i kandidatëve në listën shumë emërore të një partie të  regjistruar si një subjekt më vete, apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni, nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve të kuvendit, apo ato të këshillit vendor përkatës, si dhe nuk duhet të jetë më i madh se 10% më shumë nga numri i mandateve që do të zgjidhen për Kuvendin, apo numrin e mandateve për këshillin vendor përkatës”, shkruhet ndër të tjera në propozimet e bëra nga deputetët Murrizi e Valteri.    




Skip to toolbar