Situatë problematike te “Shkëmbi i Kavajës”. Banori: Është çarë pallati

AKTUALITET


Pasojat e tërmetit duket se janë më të rënda në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” ku banorët thonë se shkëmbi vijon të shkëputet, ndërsa shumë pallate të ndërtuara aty kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Duke folur për “News24”, banorët kanë thënë se ndonëse zona është ndërtuar në dhjetëvjeçarin e fundit, pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha, jo vetëm për shkak të fuqisë së madhe të lëkundjes, por edhe për arsye se ndërtimet nuk kanë qenë cilësore.


Ndërkohë, banorët vijojnë të jenë në panik nga Shkëmbi i Kavajës, prej të cilit vijojnë të shkëputen masive gurës, duke rrezikuar jetën e tyre.

Një banor i zonës tha se gurët vijojnë të bien çdo ditë, pas tërmetit dhe se shkëmbi ka qëndruar vetëm se nuk ka pasur lagështirë.

“Shkëmbi ka qëndruar vetëm se nuk ka pasur lagështirë, por çdo ditë vazhdon të bjerë, që pas rënies së tërmetit. Edhe pallati ku jetojmë ne është i carë nga kati i parë deri në të nëntin. Është pranë shkëmbit. Asnjë nuk ka ardhur që të interesohet për këtë punë”, tha banori.

Banorët e kësaj zone kërkojnë që përfaqësues të qeverisë të monitojnë situatën e dënimeve dhe t’i japin ndihmën e duhur.




Skip to toolbar