“Bild”, Sokol Balla: Pse përgjimet nuk i sollën te ne. Kulluri: Duam t’i dëgjojmë nga mediat e huaja

POLITIKË


Publikimi dhe më pas fshirja e lajmit për lobimin e kreut të PD, Lulzim Basha me paratë ruse ishte pjesë e diskutimit në emisioni ‘Real Story’ në News 24. “Bild” është i njohur për shqiptarët për publikimin e audiove për shitblerjen për zgjedhjet e 2017 në Dibër dhe Durrës. Pse përgjimet u çuan për t’u publikuar atje dhe jo në mediat shqiptare u bë pjesë e diskutimit, ku gazetari Sokol Balla tha se nuk do t’i refuzonte publikimin e përgjimeve po t’ia kishin dhënë atij, por tek ‘Bild’ u rrit vlera e tyre për shkak të reputacionit të gazetës dhe jo punës gazetareske. Kurse Edvin Kulluri tha se disa gjëra shqiptarët kanë dëshirë t’i dëgjojnë nga mediat e huaja dhe jo nga ato vendase duke qenë se janë lodhur nga retorikat boshe dhe pa shpjegime të liderëve shqiptarë.

PSE PËRGJIMET NË 2019 U PUBLIKUAN TEK GAZETA GJERMANE ‘BILD’?


Sokol Balla: Ka qenë pazar apo jo pastaj është gjë tjetër

Arion Sulo: Ajo ishte punë gazetareske se ishte punë ekskluzive.

Alfred Lela: Historia nuk ishte ekskluzive, por audio ishte ekskluzive

Arion Sulo: Përmbajtja e tyre u pasurua tek ‘Bild’ dhe ishte nga dosja e Prokurorisë

Sokol Balla: Ishte lajm dalja e zërave apo ishte lajm dalja e zërave tek ‘Bild’?

Arion Sulo: Aty kanë dalë gjashtë përgjime

Sokol Balla: Po, por për shkak të reputacionit të tij. Por jo për shkak se ishte ndonjë punë gazetareske

Arion Sulo: Nëse ju quhet punë gazetareske, që merr dosjen e Prokurorisë, që e provon që nuk është e stisur. Por lajmi nuk jepet, lajmi merret.

Sokol Balla: Nuk do të thonim jo, por u rrit vlera tek ‘Bild’.

Arion Sulo: Ajo që shtrohet është pse e botuan dhe pse e hoqën

Sokol Balla: I heqin thelbin lajmit? I heqin besueshmërinë për lajmet e tjera?

Arion Lela: I heqin besueshmërinë lajmin që vendosën

Edvin Kulluri: Ne po e kërkojmë paanshmërinë. Pjesa më e madhe kur u bë protesta situata u bë dramatike. Disa gazetarë ishin qesharakë dhe gazetaria merr formën e politikës. Dhe shpëtimin e gjejmë ndonjëherë tek mediat e huaja. Ka krijuar kakofoni në opinionin publik. E kërkojmë ne Bild-in dhe Times-in. Doja të saktësoja që  të dyja çështjet nuk janë lobimi dhe Basha kundër Ramës dhe Bilalit. Duke përdorur këtë retorikë, nuk japin shpjegime. Disa gjëra kemi qejf që t’i dëgjojmë nga mediat e huaja, dhe kjo është faji i këtyre që nuk japin përgjigje për gjërat që akuzohen




Skip to toolbar