Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka bërë të ditur se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e vendosura nga KE dhe se është gati që në tetor të meritojë çeljen e negociatave.
Ambasadori Soreca i ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që vazhdojnë ende të sulmojnë reformën në drejtësi, duke thënë se ajo është perla e Shqipërisë, dhe një reformë e rrallë e ndërmarrë në rajon dhe në botë. Soreca vë theksin në dosmodoshmërinë e realizimit të reformës elektorale.
Në një intervistë për Euroneës, Luigi Soreca iu referua Ëinston Churchill kur u pyet se në cilën fazë është Shqipëria në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE.
“Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur mjaftueshmërisht detyrimet kundrejt Komisionit Europian, por le të them progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t’u bërë anëtar i BE-së. Siç mund ta dini, Ëinston Churchill thoshte se ‘ky është fundi i fillimit, jo fillimi i fundit’. Por pikërisht sepse kanë bërë punën e kërkuar, Bashkimi Europian duhet të ketë kujdes me vendimin. Është e rëndësishme që populli shqiptar, ky 91 përqindëshi, të vazhdojë të besojë në perspektivën e Bashkimit Europian. Unë kam besoj se ata do vazhdojnë të besojnë, por Bashkimi Europian duhet të mos ua presë shpresat që kanë”, u shpreh Soreca,
Lidhur me situatën politike në vend, ai tha se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur probleme të sundimit të ligjit që kanë pasur ngadalësim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
Sipas tij, Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin, dhe të ketë gati dokumentacionin që ministrat e BE-së të marrin vendimin.
Në këtë linjë tha se raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por se procesi i reformave nuk ndal asnjëherë, duhet të vazhdojë.
“Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta. Pastaj është reforma elektorale. Është e qartë se votimi i fundit në qershor tregon se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Në fund është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit, apo në botë”, deklaroi Soreca.