Sot takimi, Dendias ‘ballë për ballë’ me Erdoganin

BOTA


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të takohet mesditën e sotme me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, pas kërkesës së presidentit turk pasditen e të mërkurës.

Axhenda e vizitës Dendias në Turqi ka ndryshuar momentin e fundit, ministri grek ka pranuar ftesën, megjithëse diplomatët e konsiderojnë “një takim të vështirë”, duke theksuar se askush nuk beson në Athinë se Ankaraja ka ndryshuar qëndrim në çështjet e hapura dhe konstante si e Zonës Ekskluziv Ekonomike në Mesdhe, memorandumi me Libinë, çështja e Qipros, kërkimet me Oruc Reis në Egje, emigracioni, komuniteti mysliman në veri të Greqisë, etj.


Ky takim i nivelit të lartë vjen 17 muaj pas takimit Mitsotakis-Erdogan në Londër (4 dhjetor 2019) dhe pak ditë para samitit 5-ditor në Gjenevë për çështjen e Qipros. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e konsideron “hap pozitiv” nga pala turke.

Klima e takimit të sotëm do të përcaktojë ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, një takim të mundshëm mes Mitsotakis dhe Erdogan, si dhe kur do të zhvillohet në Turqi këtë radhë raundi i 63-të i kërkimeve eksploruese.




Skip to toolbar