“SPAK ka bërë punë të mirë”, raporterja në Parlamentin e BE: Sinjal që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit

AKTUALITET


Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e Bashkimit Europian, Isabel Santo ka deklaruar gjatë konferencës së saj për shtyp në Tiranë se SPAK ka bërë një punë të mirë. Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit.

Sakaq, ajo ka vlerësuar dhe lirinë e medias, duke e konsideruar frymëzuese për kohët që do të vijnë.


“Punë e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

Mbrojta e mjedisit gjithashtu është në qendër të vemendjes tonë dhe po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. 

Dua të theksoj rëndësinë e aktit të lirisë së mediave se si si ky akt mund të jetë frymëzues për kohët që do të vijnë. Sigurisht që integrimi i pakicave është një temë shumë e rëndësishme. Pash përvoja të mbështetura dhe të integruara në shoqërinë e punës. Është shumë e rëndësishme që këto përvoja të mbështeten që të ndërtohet një shoqëri moderne”, tha ndër të tjera Santo.




Skip to toolbar