Stoltenberg: Kundër FAKE NEWS nevojiten media të lira

AKTUALITET


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev ka folur edhe për lirinë e medias dhe rolin e saj në identifikimin e Fake News. Stoltenberg tha se gazetarët duhet të luftojnë kundër lajmeve të rreme duke u siguruar t’u përmbahen vlerave demokratike, sundimit të së drejtës dhe lirive të individit dhe medias pa u bërë pjesë e propagandës. Përgjigja më e mirë kundër Fake Neës është përhapja e fakteve dhe e të vërtetës tha Stoltenberg.

“Na nevojiten gazetarë të cilët do të besojnë në burimet e tyre, media të cilët do të kenë qëndrime të ndryshme për një temë të njëjtë dhe të cilat do të shkaktojnë debat të hapur. Duhet të përgjigjemi përmes mbrojtjes së rrjeteve tona, por një pjesë e reagimit është edhe përgjigjja ndaj informacioneve të rreme kur i shohim. Jam i bindur se përgjigjja më e mirë e lajmeve të rreme dhe propagandës është përhapja e fakteve dhe të vërtetës dhe në fund ato do të sundojnë.” – tha Stoltenberg

Stoltenberg theksoi edhe përparimin e Maqedonisë së Veriut në drejt të forcimit të demokracisë dhe debateve të hapur që qeveria po mundohet të krijojë më gazetarët.

”Maqedonia e Veriut tregoi se është e gatshme të tejkalojë vështirësitë serioze dhe tani ka një demokraci më të fuqishme. Keni zbatuar zgjedhje të lira dhe korrekte, keni debat të hapur me gazetarët të cilët parashtrojnë pyetje më të vështira ashtu edhe siç duhet të bëjnë gazetarët në një shoqëri të hapur.”

Ndërsa kryeministri Zaev tha se Maqedonia e Veriut si një vend anëtar i ardhshëm i NATO-s duhet të luftojë për sundimin e të drejtës dhe proceseve demokratike, pjesë e të cilave është edhe liria e medias.



Skip to toolbar