Luis Suarez ka mbyllur para kohe sezonin me Barcelonën. Numri “9” i katalanasve i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë pas një problemi që ka pasur në menisk.
Koha e rikthimit në fushë për Suarez do të jetë 4 deri në 6 javë, çka do të thotë mungesë në ndeshjet e mbetura të kampionatit dhe finalen e Kupës së Spanjës, që barça do ta luajë kundër Valencias më 25 maj.
Ky ka qenë një sezon i mirë për Luis Suarezin te Barcelona, pasi sulmuesi uruguaian ka shënuar 25 gola në 49 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni. Ai ka prekur rrjetën 21 herë në kampionat, 3 në kupë dhe një në Champions League.
Me këto statistika, Suarez është golashënuesi më i mirë i Barcelonës pas Messit për këtë sezon, teksa klumi ishte hat-trick-u ndaj Real Madrid në “Camp Nou”.
Më 23 prill Suarez shënoi golin e 131 në La Liga, duke u barazuar Ladislao Kubala, si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Barcelonës në La Liga.