Sulmi ndaj policisë në Elbasan, Çela fiton pafajësi

AKTUALITET


Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën, i cili akuzohej nga prokuroria se ishte pjesë e sulmit ndaj policisë në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan. Ndërsa për Enea Beklteshin dhe Klement Xhaferrin, gjykata vendosi përkatësisht 6 dhe 5 vite burg.

Gjatë dhënies së vendimit Gjykata argumentoi se prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në fjalë. Prova e gjetur në automjetin “Audi”, një cigare e pirë prej tij, nuk tregon nëse Çela ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes.


Në lidhje me Enea Bekteshin, gjykata tha se ka prova të mjaftueshme se ai ka qenë në makinën ‘Audi’ i vetëm dhe ka gjuajtur në drejtim të efektivëve. Duke qenë se ai ka vepruar i vetëm, kjo rrëzon, sipas gjykatës, akuzën e veprimit si grup i strukturuar kriminal.

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.




Skip to toolbar