Sulmin ndaj KZAZ në Kamëz, në ndjekje penale 2 nënkryetarët e bashkisë

AKTUALITET


Pavarësisht dhunës së ushtruar në KZAZ-në e Kamzës, policia e Tiranës nuk ka arrestuar asnjë person, por i ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë. Policia e Tiranës deklaroi ka dërguar për ndjekje penale 14 persona për sulmin ndaj KZAZ-së në Kamëz, mes të cilëve janë dy nënkryetarët e Bashkisë Kamëz, 4 policë bashkiakë dhe 3 punonjës të ujësjellësit.

Sipas policisë, këta persona dyshohen për 6 vepra penale, por asnjë nuk është arrestuar, pavarësisht se të gjitha veprat penale parashikojnë dënim me burg. Veprat penale për të cilat dyshohen janë “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.


Për këto vepra penale, në protestat e opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, policia është treguar më e ashpër, duke bërë arrestimin e tyre, por siç duket policia ka zbutur qëndrimin, pavarësisht se opozita po tenton të shkatërrojë materialet zgjedhore në bashkitë e djathta për të mos lejuar procesin zgjedhor.

“Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse, shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administruara nga ana e policisë, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë 14 persona”, deklaroi Policia e Tiranës.

Personat e proceduar penalisht në gjendje të lirë

V. D., banues në Kamzë, me detyrë nënkryetar i Bashkisë Kamzë.

A. D., banues në Tirane me detyrë nënkryetar i Bashkisë Kamzë.

S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.

R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

F. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal

H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

D. M., banues në Kamzë.

Gj. P., banues në Valias

H. M., banues në Institut, Kamzë

Sh. H., banues në Kamzë




Skip to toolbar