6 persona janë arrestuar pas një operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe policisë së Tiranës. Të arrestuarit janë vënën nën pranga gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, të cilët akuzohen për mallra kontrabandë.
Konkretisht arrestohen:
• M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
• D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
• K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
• I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
• D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
• M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme. Të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme, parfume dhe barna mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“.
Policia e Fierit ka arrestuar një 66-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë në kokë një bashkëqytetarin e tij.
Arrestohet Gani Kasëmi, 66 vjeç, banues në Fier, pasi ka plagosur duke i shkaktuar dëmtime në kokë një 57-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. I plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Autori do të gjykohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Tiranë, ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Arrestohet shtetasi me iniciale B.B., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar nga drejtësia me masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më datë 15 janar 2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., ku ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.
Është vënën nën pranga edhe shtetasi Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.
Gjithashtu në vijim te operacionit “Llogaritari”, u kap shtetasi E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shkodrës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike përmes liqenit të qytetit drejt Malit të Zi.
Gjatë operacionit të koduar “Liqeni”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale M.K., 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me iniciale D.B., 35 vjeç, banues në Shkodër.
Në bazë të informacioneve policore ku grup kriminal kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Liqeni i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi. Në orët e para të mëngjesit këto dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, ku janë kapur në flagrancë nga policia, ndërsa njëri arriti të shpëtonte.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.
Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, ka arrestuar 2 persona.
Sipas informacioneve të marra, dy persona e arrestuar shpërndanin drogë përkatësisht në zonën “Komuna e Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”.
Arrestohen në flagrancë:
-A.D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale: 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.
-K.Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Kapja e një personi që kërkohej nga drejtësia shqiptare është bërë e mundur falë bashkëpunimit qytetar me një telefonatë tek 112.
Forcat “Shqiponja” në Tiranë, me marrjen e njoftimit, bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë në rrugën “George W. Bush”.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Më datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Policia e Sarandës ka mundur të vërë në pranga 2 persona, pasi po tentonin të trafikonin një sasi të madhe droge.
Pas informacioneve të marra nga qytetarët, policia ka bërë të mundur bllokimin e një automjeti të dyshimtë në fshatin Mursi të Konispolit. Pas kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa.
Menjëherë iu bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit L.K., 53 vjeç, dhe shtetasit tjetër shoqërues J.Sh., 31 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale duke arrestuar në flagrancë një person me armë zjarri në brez.
Gjatë patrullimit policia e Vlorës ka pikasur një person të dyshimtë, i cili është larguar me vrap sapo ka parë policinë. Kjo ka bërë që efektivë blu të vihet në ndjekje të tij.
Pas kapjes është vënë re se shtetasi me iniciale Q.M, 36 vjeç, banues në Vlorë, lëvizte me një armë zjarri në brez, tip pistoletë me 8 fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Edhe pse ligji për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve ka nisur zbatimin e tij që prej 1 janarit 2019, duket se ka ende persona që e zbatojnë atë në fshehtësi dhe ilegalitet.
Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku dy shtetas lejonin vendosjen e basteve në lokalin e tyre. Shtetasit me iniciale G.L. dhe K.C. po procedohen në gjendje të lirë pasi gjatë kontrolleve në lokalet e tyre, konkretisht në lagjet nr 1 dhe 2 në Pogradec, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, që dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive.
2 shtetasit akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Policia e Skraparit ka arrestuar 2 persona dhe po ndjek në gjendje të lirë një tjetër, pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri.
Pas një hetimi dy mujor, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Osumi”. Personat u arrestuan në flagrancë në një lokal në qytetin e Çorovodës. Arrestohen shtetasit:
-P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan, 11 doza kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.
-E.H, i dënuar më par), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
-L.S, 44 vjeç, pronar i lokalit, po procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”.