Një 22-vjeçar ra në pranga pasi u kap me një
sasi lënde narkotike në makinën e tij. Mjeti i të riut tip “Benz” u ndalua gjatë
një kontrolli rutinë nga policia, ku u zbulua dhe lënda narkotike.
22-vjeçari me iniciale Xh.F., pasi ndaloi nuk pranoi
që t’i kontrollohej makina duke u munduar të bindte policët se në të nuk kishte
asgjë dhe ta linin të kalonte. Kjo metodë nuk ka funksionuar, pasi efektivët
vijuan kontrollin dhe zbuluan një sasi prej 2.3 kg dorgj kanabis sativa të fshehur
në sedijen e prapme të mjetit.
Kontrolli dhe arrestimi i 22-vjeçarit u bë në kuadër
të operacionit të koduar “Kreshta 2” në vendin e quajtur “Rruga e koduar” në
Lezhë.
Një 38-vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi
efektivët e policisë për shoqërimin e tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri që i
riu me iniciale G.K. pati me një person tjetër në një lokal në Pogradec. Policia
ndërhyri për të shuar sherrin, por që përfundoi duke u kundërshtuar me dhunë
nga 38-vjeçari.
Kjo bëri që policia të arrestojë 38-vjeçarin,
i cili do përballet me veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të
policisë së rendit publik” .
Sherri
për pronën mund të ishte kthyer në tragjedi, nëse policia nuk do të ishte lajmëruar
në kohë. Tre familje janë përfshirë në një konflikt mes tyre për motive pronësie.
Konflikti degjeneroi në përdorimin e dhunës fizike dhe mjeteve prerëse duke lënë
të plagosur dy persona.
Ngjarja
ka ndodhur në fshatin Zall-Lusen të Kukësit, ku tre vëllezër kanë goditur me
mjete të forta dhe prerëse shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç.,
të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Të plagosurit
janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Në
konflikt është përfshirë edhe familja e shtetasit D. C., i cili ka dhunuar dhe
goditur me mjete të forta njërin prej 3 vëllezërve, shtetasin me iniciale R.L.,
31 vjeç.
Policia
ka arrestuar dy vëllezërit A.L., 38 vjeç dhe R.L., 31 vjeç si dhe shtetasin me iniciale
D.C, 31 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tretë A.L., 36 vjeç. Të arrestuarit
do përballen me veprat penale “Plagosje
e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe
“Plagosje e lehtë me dashje”.
18 personat e arrestuar për tjetërsim të pronave në zonën e Kepit të Rodonit pak ditë më parë, pritet të marrin masën e sigurisë para gjykatës së Durrësit. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa policia ka ‘blinduar” ambientet para gjykatës.
Në pranga ndodhen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të
lartë të hipotekës së Durrësit, komunës së Ishmit dhe specialistë, të cilët akuzohen
se kanë tjetërsuar 68 mijë metra katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit. Në lidhje
me rastin, gjykata ka vendosur më herët masën ‘detyrim paraqitje” për 6 persona.
Tre të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Lush Osmani,
pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.
Të 27 personat akuzohen për shpërdorim të detyrës, korrupsion pasiv, mashtrim me falsifikime të dokumenteve si dhe akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Një 27-vjeçar është arrestuar pasi në lokalin që kishte në pronësi, organizoheshin lojëra fati dhe shpërndahej lëndë narkotike. Policia zhvilloi aksion në një lokal në rrugën “Konferenca e Pezës” pas informacioneve se në të zhvilloheshin lojëra fati, por u zbulua se përveç aktivitetit të paligjshme të lojërave të fatit, bëhej dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.
Në pranga u vu pronari i lokalit shtetasi me
iniciale D.SH., 27 vjeç. Gjatë kontrollit policia sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një
valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy
targa automjetesh.
Pronari i lokalit do përballet me veprat
penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve
për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi
dhe shitja e narkotikëve”.
Katër persona përfunduan në pranga, pasi u kapën
në flagrancë duke trafikuar lëndë narkotike dhe municione luftarake. Operacioni
i koduar “Kopshti i Skacajve” u zhvillua në vendin e quajtur “Qafë-Shllak”
në Kukës, ku policia ndaloi dy mjete, një tip “Benz” dhe një “Opel” ,
brenda të cilave u gjet një sasi lënde narkotike dhe disa armë.
Gjatë kontrollit të mjeteve u sekuestruan 3 kg
lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë. Në pranga përfunduan
4 të rinj me iniciale A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, K. M., 25 vjeçe dhe F.
M., 19 vjeç.
3 persona kanë rënë në pranga për mungesë të
lejes së qarkullimit rrugor, ndërsa 29 të tjerë janë ndëshkuar për tejkalim të
shpejtësisë me 150 km në orë.
Aksioni u shtri në akset rrugore Tiranë –
Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin, për shmangien e aksidenteve dhe
rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjatë operacionit janë bërë 112 kontrolle të imtësishme të makinave dhe drejtuesve të saj, për sende të kundraligjshme. Janë marrë masa administrative ndaj 29 personave për tejkalim shpejtësie, kryesisht tek tuneli i Krrabës, ku ecnin me 150 km në orë. Gjithashtu janë ndëshkuar 25 drejtues për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi.
Policia e Elbasanit vijon kontrollet dhe akset rrugore me qarkullim të lartë për shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.
Një person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar më parë, arrestohet pasi lëvizte me armë zjarri me vete në Shijak. Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar “Magnum 2”, pas informacioneve që policia mori në rrugë operative në lidhje me personin e armatosur. Në pranga ra shtetasi Gentian Balla, 40 vjeç, i cili njihet për rrezikshmërinë e tij të lartë dhe precedentët e mëparshëm penal.
Për arrestimin e tij policia ngriti disa pika kontrolli grackë, ku u bë identifikimi i mjetit me të cilin lëvizte dhe më pas aksioni për ndalimin e tij. Sapo ka parë policinë, 40-vjeçari u largua nga makina dhe hodhi armën e zjarrit në rrugë. 40-vjeçari është kapur dhe prangosur në flagrancë nga policia, që kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.
Gjatë kontrollit të makinës, u sekuestruan në cilësinë
e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe
automjeti tip Benz.
Gentian Balla është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimit. 40-vjeçari është dënuar me 20 vite burg, për një vrasje të kryer më 1997. Balla apleoi vendimin e Gjykatës së Durrësit, duke kërkuar lirimin me kusht.
Gjykata e Apelit Durrës vendosi pranimin e kërkesës për lirim me kusht. Kjo ka sjellë që Balla të dalë 5 vite para nga burgu.
Prokuroria ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, për lirimin me kusht të 40-vjeçarit duke i falur atij 5 vitet e fundit të dënimit me burg.
Vdekja e 56-vjeçarit Stavri Mino ditën e diel, pas një sherri për motive të dobëta, çoi në arrestimin e dy personave. Në pranga ranë shtetasit me iniciale Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda 57 vjeç dhe Agron Hameti 56 vjeç, të cilët akuzohen se përmes një sherri fizik i kanë shkaktuar vdekjen 56-vjeçarit. Dy të arrestuarit akuzohen për “vrasje me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Stavri Mino duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji”
në Vlorë, ku 56-vjeçari gjatë një sherri
me dy të arrestuarit ra i vdekur në tokë. Policia deklaroi se viktima u rrah për
vdekje pa dhënë detaje të tjera, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se ai u godit
me një levë në kokë. Për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së Minos pritet
ekspertiza mjekoligjore.
Viktima Stavri Mino, nuk ishte emër i panjohur
për policinë, pasi në 2015 është dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje.
Dy komisionerë janë
arrestuar në veri të Kosovës, pasi kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.
Në pranga kanë rënë
dy komisionerët në shkollën “Sveti Sava”, njëri kryesues i vendvotimit dhe tjetrit
zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit. Sipas prokurorisë, dy të
arrestuarit lejuan që të votohet në kundërshtim me rregullat e KQZ-së.
Më herët, pak minuta
pas hapjes së qendrave të votimit, mes komisionerëve serb ka pasur edhe përplasje
në veri të Kosovës, pasi disa dëshironin të votonin me letërnjoftim serb, kundër
rregullave të KQZ-së. Duket se arrestimet u kryen në kuadër të kësja përplasje.
Kosova mban më 6
tetor zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, për të zgjedhur qeverinë e re,
pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj si kryeministër.