Brexit, Britania shkon drejt zgjedhjeve në 12 dhjetor

Mbretëria e Bashkuar vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen në datën 12 dhjetor. Parlamenti votoi me 438 vota pro dhe 20 kundër, për të zhvilluar zgjedhje përpara Krishtilindjeve, pas ngërçit të krijuar me Brexit.

Nëse Dhoma e Lordëve kalon projektligjin, parlamenti do të shpërndahet të mërkurën e ardhshme për t`i hapur rrugën një fushate të shkurtër prej pesë javësh të partive në Angli. Këto do të jenë zgjedhjet e para që prej vitit 1923 që do të zhvillohen në këtë muaj. Çështja Brexit pritet të jetë përsëri linja kryesore e “luftës” elektorale në javët e ardhshme në Angli.

Konservatorët do të synojnë të fitojnë mbështetjen e britanikëve për Brexit sipas kryeministrit Boris Johnson, ndërsa Laburistët pritet të premtojnë referendum të dytë duke i lënë njerëzit të vendosin për zgjidhjen e çështjen e BE-së.

Duke folur në Dhomën e Komunave, Boris Johnson tha se një parlament “i ri dhe i rigjallëruar” është i nevojshëm për të larguar Britaninë nga BE. Kujtojmë se kryeministri Johnson arriti një marrëveshje me BE për të dalë nga unioni në 31 tetor, por ajo dështoi duke kërkuar shtyrjen e Brexit.

Britania “shuplakë” PD: Drejtësia funksionon

Ambasadori i Britanisë së madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka reaguar në Twitter në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që dënoi Saimir Tahirin me 3.5 vite burg për “Shpërdorim detyre”. Britania e Madhe shprehet se ky vendim tregoi rritjen e pjekurisë së sistemit ligjor në Shqipëri. “Dënimi i Saimir Tahirit tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po maturohet”, shkruan Duncan.

Kjo është përgjigja tjetër kundër deklaratave të Lulzim Bashës, që u shpreh mbrëmjen e të enjtes se “drejtësia është e kapur”. Më herët, Ishte SHBA, që me anë të një deklarate për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, u shpreh se “dënimi i Tahirit tregoi pavarësinë në rritje të sistemit të drejtësisë”. Më tej, SHBA e quante këtë vendim një “hap përpara”, megjithëse shprehej se ishte shkurajues fakti që “Tahiri nuk u dënua për akuzat e ngritura nga Prokuroria”.

Në këtë linjë është dhe Britania, ku nëpërmjet ambasadorit Duncan Norman shprehet se “Dështimi për të dënuar Saimir Tahirin për akuzat më serioze, shtron pikëpyetje dhe tregon rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi deri në fund”, thotë Britania e Madhe.

Ajo që vihet re, qoftë në reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkura dhe të  Britanisë së Madhe, është fakti se të dyja e nisin reagimin e tyre duke përshëndetur vendimin e gjykatës dhe duke cilësuar “pavarësinë e sistemit të drejtësisë”. Ky është një mesazh i fortë ndaj partive politike dhe skeptikëve në radhët e tyre për Reformën në Drejtësi, madje për vetë PD dhe kreun e saj Lulzim Basha, që është shprehur se do të përgatitet një “draft për ndryshime në sistemin e drejtësisë”.

Britania e Madhe mund të përballet me një “tronditje ekonomike”

Një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, do të rezultojë me një tronditje të menjëhershme për ekonominë e Britanisë së Madhe, ka paralajmëruar guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.

Produkte të tillë si benzina dhe ushqimi do të bëhen më të shtrenjta, tha ai. Ai parashikoi që vlera e monedhës britanike do të binte si pasojë e asaj që ai e përshkroi si një “shok të vërtetë ekonomik”.

Banka e Anglisë ka thënë se ekonomia pritet të rritet me 1.3 përqind këtë vit, shifër kjo më e ulët, se parashikimi i saj i mëhershëm prej 1.5 përqind, nëse Britania e Madhe largohet nga BE-ja me një marrëveshje.

Banka nuk tha se çfarë pritej të ndodhte në rastin e një Brexiti pa marrëveshje. Britania ka arritur marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata.

Por, ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave në kufirin me Irlandën Veriore, çfarë ka çuar edhe në dorëheqjen e Theresa May nga posti i kryeministres.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është shprehur se vendi i tij, do të dalë më 31 tetor nga Bashkimi Evropian, me ose pa marrëveshje. Bashkimi Evropian, në anën tjetër, ka thënë se nuk është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen për Brexitin./REL/

Bllokoi cisternën me naftë, Irani kërcënon Britaninë e Madhe

Tensionet mes Britanisë dhe Irani janë rritur ndjeshëm pas konfiskimit të një cisterne me naftë të Teheranit nga marina britanike.  Cisterna e Iranit u konfiskua me pretendimin se ajo do të çohej në Siri duke shkelur sanksionet e Bashkimit Europian dhe SHBA të vendosura ndaj Bashar al Asaad.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e cilësoi këtë veprim si “pirateri” dhe qeveria do të hakmerrej për këtë.

“Republika Islamike dhe forcat e saj të përkushtuara nuk do ta lejojnë këtë djall pa një përgjigje.” ka thënë Khamenein.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili tha se do të dorëzonte cisternat vetëm nëse Teherani garanton se ato nuk do të shkojnë në Siri.

Nëse konfirmohet se cisterna është ngarkuar nga Irani, në përpjekje për ta dërguar në Sirinë e shkatërruar nga lufta, atëherë kjo përbën shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe BE që do të shoqërohet me sanksione të tjera.

Ish-ambasadori: Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore për shkak të Obamas

Ish-ambasadori britanik në Uashington thotë se beson se presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, sepse sipas tij, kjo marrëveshje ishte e lidhur me emrin e paraardhësit të tij, Barack Obama, thuhet në një dokument që ka rrjedhur në media.

“Administrata është e vendosur mbi një akt të vandalizmit diplomatik, me sa duket për arsye ideologjike dhe arsye të personalitetet – sepse ishte marrëveshje e Obamës”, shkruante Kim Darroch në një kabllogram diplomatik në maj të vitit 2018, thuhet në dokumentet e publikuara të dielën.

Kabllogrami është pjesë e grupit të dytë të dokumenteve që janë publikuar nga gazeta britanike Mail.

Në pjesën e parë të dokumenteve që janë publikuar, e që datojnë prej vitit 2017 deri në ditët e sotme, Darroch ka thënë se administrata amerikane ishte “diplomatikisht e ngathët dhe e paaftë” dhe nuk ka gjasa që të bëhej “më normale; më pak jofunksionale ; më pak e paparashikueshme, me më pak ndarje”.

Presidenti Trump është kundërpërgjigjur duke e quajtur Darroch “budalla”dhe “të krisur” dhe tha se më nuk do të ketë kontakt me asnjë të dërguar të Britanisë.

Darroch dha dorëheqjedhe përmes një letre, më 10 korrik u shpreh se edhe pse mandati i mbaronte në fund të vitit, ai besonte se “në rrethanat e tanishme, gjëja më e përgjegjshme është që të lejojë të emërohet një ambasador i ri”.

Darroch ka kritikuar administratën amerikane, për atë që ai e ka quajtur mungesë të strategjisë afatgjate.

“Ata nuk mund të artikulojnë asnjë strategji afatgjate; dhe kontaktet me Departamentin amerikan të Shtetit këtë mëngjes, sugjerojnë se nuk ka asnjë plan për të komunikuar me partnerët dhe aleatët, qoftë në Evropë apo në rajon”, kishte shkruar më 2018, Kim Darroch.

Marrëveshja bërthamore – e cila i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor – ishte arritur gjatë mandatit të dytë të Obamës.Tërheqja e SHBA-së nga kjo marrëveshje ka çuar në rritjen e tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit./REL/

Skip to toolbar