Liverpool mori tre pikët
e para në Champions League, pasi mundi Redbull Salzburg me rezultatin 4-3. Sadio
Mane realizoi golin e parë në minutën e 9-të të pjesës së parë, pas një asisti
të shkëlqyer nga Firmino. Braziliani finalizoi topin e fundit nga brenda zonës
për Mane, pas një aksioni nga krahët të Liverpool. Mane mposhti portierin mik,
duke i kaluar topin poshtë këmbëve. Goli i dytë pati autor mbrojtësin Andy
Robertson.
Në të 25`, Alexander –Arnold
niset në aksion me shpejtësi nga e djathta dhe gjen Robertson në qendër të zonës
kundërshtare. Mbrojtësi mjaftohet vetëm duke shtyrë topin drejt rrjetës, duke
dyfishuar shifrat për Liverpool. Në të 32`, Salah përfiton një top të
kontrolluar keq nga portieri i Salzburg, dhe e dërgon në rrjetë, duke
trefishuar shifrat për skuadrën e tij. Megjithatë, në të 39`, miqtë zgjohen me
Hwang Hee-Chan që ngushton shifrat në 3-1, pasi kaloi mbrojtësit e Liverpool
dhe I vetëm përballë portierit gjeti rrjetën.
Ndërkohë, me nisjen e
pjesës së dytë, Salzburg ngushton dhe më shumë shifrat, pasi Minamino realizon
një gol të shkëlqyer pas një asisti perfekt të Hee-Chan. Por austriakët nuk
ndalen me kaq, pasi Haland barazoi shifrat në të 61` duke befasuar skuadrën e
Jurgen Klopp. Megjithatë, për fitoren e Liverpool mendoi Mohamed Salah. Egjiptiani
gjeti rrjetën në të 69`, pas një asisti të Firmino. Fitorja i jep tre pikë Liverpool, që gjithsesi mbetet në vendin
e tretë në grupin E, pas Salsburg në vendin e dytë dhe Napolit në vendin e parë
me 4 pikë.
Në grupin G, Zenit
fitoi 3-1 ndaj Benfikës duke marrë fitoren e parë në fazën në grupe. Skuadra ruse
shënoi në të 22` me Dzyuba, në të 70` Dias bëri autogol, ndërsa Amzoun në të 78
shënoi golin e tretë për skuadrën ruse. Ndërsa për Benfica shënoi De Tomas në të
85`. Ndërkohë, Lyon fitoi, po në këtë grup, mundi 2-0 Leipzig, duke marrë
gjithashtu tre pikë nga takimi. Situata në këtë grup komplikohet, pasi Zenit
dhe Lyon kryesojnë me 4 pikë, ndërsa Leipzig me 3 pikë gjendet në vendin e tretë.
Benfica e vendit të fundit është pa pikë.