Gazeta Gjerman Bild, publikoi
mbrëmjen e së mërkurës, 10 audio-përgjime të reja që i përkasin “dosjes 184”. Kjo dosje njihet ndryshe edhe si dosja e përgjimeve
për shit-blerjen e votave në zgjedhjet
lokale të 2016 në Dibër.
Disa nga audio-përgjimet janë të fokusuara tek Imer Lala në bashkëbisedime të ndryshme me persona të paidentifikuar dhe në një bisedë me Damian Gjiknurin, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë. Ja disa nga audio-përgjimet e publikuara.
Imer Lala, i cili cilësohet nga BIld si bosi i krimit, dhe nipi i tij Elio flasin për një video te publikuar ne një emision investigativ ku flitet për njerëz me lekë nëpër duar. Sipas BIlD këto video tregojnë shit-blerjen e votës. Elio tha se është nxjerrë një video e Nehatit me lekë në duar dhe mendon se ka edhe video të tjera, ndërsa Imer Lala ja kthen se ato video nuk quhen provë. Nehat Rama është vëllai i Muharrem Ramës, kandidatit socialist për kryetar komune në Dibër.
Biseda e plotë
Elio: Hë mo xhaxha
Imer Lala: Hë mo xhaxha
Elio Lala: A po pushon?
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo, të mora në telefon se thashë të të pyesja për Adrmit Trukin, sepse dje ke fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të nxjerrin një video tjetër me lekë nëpër duar
Imer Lala: ëhë
Elio Lala: Edhe thashë ta pyesja, a vepron policia, ose çfarë bën pas video
Imer Lala: Kur e ke takuar një herë?
Elio Lala: E takova, fola, se ja mora Ejsit numrin.
Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo
Elio Lala: Po kshu tha dhe ai, mos e rr*aj k*rin
Imer Lala: Mirë hajd
Elio Lala: Qenke lodhur
Imer Lala: Jam dërrmuar, po më dhemb këtu mo Elio, në fund të shpinës nga krahu i djathtë, kocka.
Elio Lala: Po a pive, ndonjë nga ato, advil? Pi nja dy?
Imer Lala: Do jap prap Fiksio video ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër…nuk kuptohet
Imer Lala: Ça ishte ky mamuni?
Elio Lala: Nga Sohdollmi, ishte i infiltruar, ishte i përgatitur. Ta mendosh që sot kanë ardhur ato të Fiksit, e ndoqa deri në qoshe, s’e kapa dot
Imer Lala: Erdhën ato të Fiksit ë?
Elio Lala: Po, erdhën dhe e morën me një Benz të zi
Imer Lala bisedon me një person të paidentifikuar , i cili i thotë se disa persona nuk kanë votuar ashtu siç thanë. Personi i paidentifikuar i thotë Imer Lalës se kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Sherefedin Shehun, i cili është kandidat i PD për Dibrën në zgjedhjet lokale në këtë qark. Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për t’i thënë disa fjalë.
Personi: O shef si të kam
Imer Lala: Mirë
Personi: A je mirë
Imer Lala: Mirë si je ti?
Personi: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Serefedin Shehun
Imer Lala: Jo nuk është e vërtetë
Personi: Ore, e verifikova tani, para 20 minutash
Imer Lala: O ja q… robt e shpisë
Personi: Ja kontrollova unë se pata lënë një njeri aty. Kane qenë 5 veta duke votuar, të pestë për Sherefedin Shehun.
Imer Lala: Edhe çuni i vet ë?
Personi: Po
Imer Lala: Ja do ta mërrë në telefon atë halen, I thashë kur të shkosh atje te shtabi do takosh Remin dhe ne jemi për atë, i thashë e kupton shqipen, a jo? Më tha dhe Hasan Begu diç, shife njëherë atë m… tha.
Personi: E verifikova tani, para 20 minutash
Imer Lala: O ja q… motrat
Personi: Hajde mos e vrit mendjen, po ta thashë ta dije
Imer Lala flet me një person të panjohur, i cili e njofton se dikush me emrin Basri Veseli nuk ka marrë gjë dhe e pyet nëse i kanë dhënë ndonjë kafe. Lala i përgjigjet se i ka mbaruar ato punë. Gjithashtu në fund të bisedës thuhet se disa persona janë rrahur nga ato me kapuça të Flamur Nokës.
Imer Lala: Hej Ardi,
I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?
Imer Lala: Si?
I panjohur: Basri Veseli
Imer Lala: Basri Veseli, po
I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë
Imer Lala: Si s’ka kurrgjo
I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.
Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë
I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë
Imer Lala: Po leri ato bq…
I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull
I panjohur: Mirë hajd hajd.
Imer Lala: Ku je ti?
I panjohur: (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem
I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh
Imer Lala: Huh?
I panjohur: Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?
Imer Lala: Jo! Kush janë ata?
I panjohur: Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.
Imer Lala: E po e shof në televizor
I panjohur: Ishin nja 4 a 5
Edhe në përgjimin numër 8 të publikuar nga Bild, shfaqet përsëri Imer Lala që flet me një person me numër të paidentifikuar, ku përmendet emri i një tjetër personi, Shefki Xhura për t’i kthyer kartën e identitetit. BILD e cilëson mbledhja e kartave të identitetit si një nga mënyrat se si vidhej vota në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër.
0682300268: Vlla
Imer Lala: Çarë bëre
0682300268: Sefki Xhura, a t’ia jap ato kartat apo mos t’ia jap.
Imer Lala: Jepja, jepja ..
0682300268: Qe, ok
Imer Lala: Është kunati dhe gruaja se ai nuk është vetë
0682300268: Mirë, (Nuk kuptohet) T’ja jap kartën se jam kam mbajtur
Imer Lala: Jepja, jepja
0682300268: Kam mbaruar punë me të unë, po a ti jap kartën them.
Imer Lala: Jepjaaa!
Në përgjimin numër 9 dëgjohet një bisedë e Imer Lalës me Damian Gjiknurin, ku lënë një takim mes tyre, për të pirë kafe me njerëzit që e kanë lënë.
Damian Gjiknuri: Alo
Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej
Imer Lala: Po e pimë kafen thashë po kam lënë njerëzit që të ndajmë sot monitorimin e …(e paqartë).
Damian Gjiknuri: Tek kioska aty jeni, tek lokali jot
Imer Lala: Eee. Mos u vono të lutem.
Në bisedën numër 10 është përsëri Imer Lala, që bisedon me bashkëshorten, vajzën dhe një person të tretë!
Biseda 1
Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?
Grua: Po mirë mo je.
Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.
Grua: E kam karikuar pa merak.
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Grua: Jam do jem atje
Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.
Grua: Në rregull, hajd
Biseda 2
Vajza: Ku je? Përveçse u çove nga kafja
Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë
Vajza: Eh, kuptoj
Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.
Biseda 3
Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.
I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë. Ju çfarë bëni
Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola
Imer Lala: Isha me Qifin më parë
I panjohur: Uhuh
Imer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë
I panjohur: Unë?
Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot