Mega-Operacion ndaj trafikantëve të drogës, dhjetëra të arrestuar

Në datë 6 maj 2019, në funksion të hetimit të procedimit penal Nr.173, të vitit 2018, Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe në bashkëpunim me Agjenci të tjera ligjzbatuese në vend, në bashkëpunim të ngushtë mes Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DHQ dhe Autoriteteve Policore Greke, Sektorin Antidrogë, Athinë, si dhe falë koordinimit nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC, Rumani, pas një hetimi pro-aktiv përgjatë një harku kohor 10 mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Brezi i gjelbër”.

Në operacion u përshinë qindra Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Gjatë fazës së hetimeve 10 mujore në bashkëpunim me autoritetet policore greke janë zhvilluar operacione në Shqipëri dhe në Greqi, konkretisht:

Rastet në Greqi:

  1. Në datë 06.10.2018, në Igumenicë, u sekuestruan 76 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestuan në flagrancë katër shtetas shqiptarë:
    K. L., banues në Berat., A.K., banues në Sarandë, A. Z., banues në Berat dhe D.B., banues në Sarandë;
  2. Më datë 06.12.2018 në rrugën Filiatis – Tamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 76.7 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër;
  3. Më datë 13.12.2018 në rrugën Tamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 44.5 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër;
  4. Më datë 23.12.2018 në Athinë, është sekuestruar sasi prej 34 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestuan shtetasit grek S. P., banues në Greqi dhe D. P., lindur në Rumani dhe banues në Greqi;
  5. Më datë 15.01.2019, në Smerto, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 35.1 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasja shqiptare K. M., banuese në Sarandë;
  6. Më datë 21.01.2019 në Sajadhe, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 22.5 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasia shqiptare L. R., banuese në Sarandë;
  7. Më datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 21.1 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe janë arrestuar shtetasit shqiptarë Xh. H., banues në Korçë dhe Xh. B., banues në Korçë.
  8. Më datë 07.02.2019 në Athinë janë arrestuar shtetasit shqiptar dhe dy shtetas grekë: T. H., banues në Tiranë, A.B., banues në Tiranë, S. T., banues në Delvinë, D. Zh., banues në Delvinë dhe u sekuestruan 249 gr. kokainë, 59,5 gr. Cannabis Sativa, 31 gr. pluhur i bardhë i panjohur, 8 780 Euro, etj;
  9. Në datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi është arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek: A. T., lindur në Shkodër dhe banues në Greqi dhe S. K., banues në Greqi, si dhe u sekuestruan 32,4 kg Cannabis sativa;
  10. Më datë 12.02.2019 në Athinë u arrestua shtetasja ruse, I. K., lindur në Rusi dhe banuese në Greqi, u sekuestruan 36 kg Cannabis Sativa;
  11. Më datë 23.03.2019 në Igumenicë, Greqi u arrestua shtetasi grek P. D, banues në Greqi si dhe u sekuestruan 66 kg Cannabis sativa;

Rastet në Shqipëri:

  1. Më datë 24.11.2018 në Sarandë u arrestuan 3 shtetas shqiptarë E. K., banues në Tepelenë, S. Ç., banues në Tepelenë, A. P., banues në Tepelenë, si dhe u sekuestrua sasia prej 32.3 kg Cannabis sativa;
  2. Më datë 16.12.2018 në Durrës, u arrestuan 3 shtetasit A. C., banues në Tepelenë, E. K, banues në Tepelenë, M. A., banues në Durrës, si dhe u sekuestrua sasia prej 202 kg Cannabis Sativa;
  3. Më datë 19.12.2018 në Fier u arrestua shtetasi K. Z., banues në Zall Herr, Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia prej 20 kg Cannabis Sativa;
  4. Më datë 26.03.2019 në Gostim, Cërrik u arrestuan 3 shtetas shqiptarë Xh. S., banues në Mallakastër, A. T., banues në Fier, J. S., banues në Mallakastër, si dhe u sekuestrua sasia prej 28,6 kg Cannabis Sativa.

Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Në kuadër të këtij hetimi u bashkëpunua me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, dhe më datë 22 dhe 23 janar 2019 u goditën 6 anëtarë të grupeve të skeduara kriminale, shtetasit:
• I. K., banues në Tiranë;
• D. N., banues në Memaliaj;
• A. C., banues në Memaliaj;
• D. N., banues në Memaliaj;
• A. I., banues në Memaliaj;
• E.H., banues në Tiranë.

Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.

Në vijim të këtij procedimi, në datë 6 maj 2019, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendimet penale për caktim masash sigurimi “Arrest në burg” për 26 shtetas si dhe masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” për 2 shtetase.

Gjatë operacionit ku angazhuan qindra forca policie u kapën dhe u ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Ekzekutimet e vendimeve janë bërë për të arrestuarit e mëposhtëm, të cilët akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, konkretisht:
• P. N., banues në Sarandë;
• M. J., banues në Sarandë;
• O. Y., banues në Sarandë;
• B.Y., banues në Vlorë;
• A. H., banues në Gjirokastër;
• E. Ll., banues në Fier;
• T. L., banues në Gjirokastër;
• E. Xh., banues në Sarandë;
• M. M., banues ne Tiranë;
• K. S., banues në Korçë;
• F. Ll., banues në Sarandë;
• A. Xh., banues në Sarandë;
• A. Zh., banues në Sarandë;
• D. Xh. banues në Gramsh.

U ekzekutuan 2 masa të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetaset:
• J. J, banuese në Sarandë;
• S. H, banues në Kuçovë.
U ekzekutuan 4 masa të sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit e mëposhtëm, pasi në momentin e daljes së masave të sigurisë këta shtetas ndodhen të arrestuar në burg:

• K. Z., banues në Tiranë.
• E. H., banues në Tepelenë.
• D. N., banues Tepelenë.
• A. C., banues në Tepelenë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.

Në tërësinë e këtij operacioni në mënyrë të përmbledhur janë arrestuar, ndaluar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj.

Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar:

• mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa;
• 1 kg 23 gr. lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• sasi lëndë narkotike çokollatë;
• 10 peshore elektronike;
• sasi fishekësh luftarak;
• 78 telefona celularë;
• 25 automjete të ndryshme;
• sasi të konsiderueshme vlerash monetare si euro, dollarë dhe lekë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/vb.1502420603377639/341870376463975/?type=2&theater

Furnizonte lagjet e Tiranës me drogë, një i arrestuar

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, ku ka vënë në pranga një person për tregtim të drogës në doza të vogla.

Arrestohet shtetasi Fatmir Malko, 36 vjeç, i cili ishte i dënuar edhe më parë.

Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit. Policia pas ndjekjes dhe hetimit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”.

Malko lëvizte me biçikletën dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike”.

Itali, po transportonte 100 kg drogë, arrestohet shqiptari

Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me një sasi të madhe droge.

Plot 100 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia italiane, që po të dilte në treg kapte vlerën e 1 milionë eurove.

Një 38-vjeçar shqiptar dhe një 44-vjeçar italian u pikasën nga policia dhe u vunë në ndjekje të tyre. Arrestimi ndodhi pranë shtëpisë së shqiptarit, ndërsa drogën e kishin fshehur në sediljen e pasme të makinës dhe ishte paketuar në thasë të kuq.

Policia vazhdon hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Trafikonin drogë në Itali, 2 shqiptarë në pranga

2 shqiptarë nga 23 vjeç dhe një maroken 28 vjeç, kanë rënë në prangat e karabinierëve në zonën Marano në Rimini. 3 të arrestuarit akuzohen për trafik droge të llojit kokainë, marijuanë dhe hashash, dhe klientela përfshinte nga moshat e reja deri tek të moshuarit.

Një shqiptar dhe marokeni u arrestuan në flagrancë në një linjë autobusi, duke i lënë qytetarët e tjerë që udhëtonin të habitur, ndërsa shqiptari tjetër u kap në një rezidence në kufirin midis Riminit dhe Riccione.

Pas kontrolleve policia ka sekuestruar drogë dhe para, ndërsa 3 autorët ndodhen pas hekurave.

Kapet 204 kg drogë në Liqenin e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike përmes liqenit të qytetit drejt Malit të Zi.

Gjatë operacionit të koduar “Liqeni”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale M.K., 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me iniciale D.B., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Në bazë të informacioneve policore ku grup kriminal kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Liqeni i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi. Në orët e para të mëngjesit këto dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, ku janë kapur në flagrancë nga policia, ndërsa njëri arriti të shpëtonte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

ShkodërGoditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor i…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 1 mai 2019

Tiranë, shpërndanin drogë, 2 të arrestuar

Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, ka arrestuar 2 persona.

Sipas informacioneve të marra, dy persona e arrestuar shpërndanin drogë përkatësisht në zonën “Komuna e Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”.

Arrestohen në flagrancë:

-A.D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale: 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

-K.Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

TiranëVijojnë kontrollet e pandërprera në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 1 mai 2019

Kapen 72 kg drogë në kufi, arrestohet shqiptari

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me një sasi të madhe droge. Shqiptari 44 vjeçar ishte duke u udhëtuar drejt Greqisë me mjetin e tij “Mercedes-Benz” tip fuoristradë, ndërsa vinte nga kufiri i gjelbër në Kostur.

Në makinë u gjetën 5 çanta që përmbanin 72 kg marijuanë të ndarë në 50 pako si dhe u sekuestrua dhe 1 celular e 6 karta SIM.

Udhëtonin me makinë plot me drogë, 2 të arrestuar

Policia e Sarandës ka mundur të vërë në pranga 2 persona, pasi po tentonin të trafikonin një sasi të madhe droge.

Pas informacioneve të marra nga qytetarët, policia ka bërë të mundur bllokimin e një automjeti të dyshimtë në fshatin Mursi të Konispolit. Pas kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Menjëherë iu bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit L.K., 53 vjeç, dhe shtetasit tjetër shoqërues J.Sh., 31 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/photos/a.1503908149895551/2416107982008892/?type=3&theater

Shisnin drogë nëpër lokalet e Tiranës, policia arreston 4 të rinj

4 persona janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi u kapën duke shitur drogë nëpër lokale dhe ambiente të tjera. Personat u arrestuan falë një operacioni të befasishëm të policisë së Tiranës që kapi në flagrancë, shtetasit: Y.P., 19 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, K. P., 36 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Gjithashtu është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi H. A., 24 vjeç, banues në Tiranë si dhe shtetasi D. S., 19 vjeç, me banim në Tiranë.

Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11,1 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 1 peshore elektronike, një pjatë me mbetje të lëndës narkotike. Gjithashtu janë gjetur 3,6 gr. lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”, “Cannabis Sativa” të ndare në doza të vogla, 2 shiringa me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”, si dhe disa substanca te tjera të cilat janë dërguar për ekspertim te mëtejshëm.

Drogë, armë dhe para, 2 të arrestuar në Çorovodë

Policia e Skraparit ka arrestuar 2 persona dhe po ndjek në gjendje të lirë një tjetër, pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri.

Pas një hetimi dy mujor, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Osumi”. Personat u arrestuan në flagrancë në një lokal në qytetin e Çorovodës. Arrestohen shtetasit:

-P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan, 11 doza kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

-E.H, i dënuar më par), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

-L.S, 44 vjeç, pronar i lokalit, po procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”.

Çorovodë-SkraparFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Osumi” Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen armë, drogë, e një sasi parash.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetërSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.Pas një hetimi dy mujor, mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Osumi".Si rezultat i operacionit të zhvilluar në qytetin e Çorovodës, në një lokal, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë lokale kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular. E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç,(pronar i lokalit) për veprën penale "Moskallëzim krimi".Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje", "Mbajtja e armëve të gjahut pa leje", parashikuar nga nenet 283/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 27 avril 2019
Skip to toolbar