Shisnin drogë nëpër lokalet e Tiranës, policia arreston 4 të rinj

Më të fundit


4 persona janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi u kapën duke shitur drogë nëpër lokale dhe ambiente të tjera. Personat u arrestuan falë një operacioni të befasishëm të policisë së Tiranës që kapi në flagrancë, shtetasit: Y.P., 19 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, K. P., 36 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Gjithashtu është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi H. A., 24 vjeç, banues në Tiranë si dhe shtetasi D. S., 19 vjeç, me banim në Tiranë.

Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11,1 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 1 peshore elektronike, një pjatë me mbetje të lëndës narkotike. Gjithashtu janë gjetur 3,6 gr. lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”, “Cannabis Sativa” të ndare në doza të vogla, 2 shiringa me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”, si dhe disa substanca te tjera të cilat janë dërguar për ekspertim te mëtejshëm.





Skip to toolbar