Bllokohet gruri rus në Durrës

Një anije ruse që transportonte grurë është bllokuara në Portin e Durrësit me urdhër gjykate. Bllokimi ka ardhur me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi pala dërguese dhe asaj pritëse, nuk kanë rëndë dakord për çmimin e shitjes së grurit.

Anija ruse “SV.Georgiy Pobedonosets” ishte nisur më 22 gusht nga porti rus i Volgodonsk me destinacion Shqipërinë duke mbërritur në 31 gusht. Prej 20 ditësh kjo anije vijon të jetë e bllokuar në portin e Durrësit.

Durrës/ Shkëputet krahu i betonieres, aksidentohet punëtori

Të hënën pasdite në qytetin e Durrësit ka ndodhur një aksident në punë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor. Nga informacioni zyrtar i policisë, mësohet se gjatë punës për ndërtimin e një objekti, betonieres së betonit i është shkëptur krahu i vinçit.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur një punëtor, shtetasi me inicialet P.D., 49-vjeç banues në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, i plagosuri është nisur për kurim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor me specialistët përkatës, të cilët kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bie në kontakt me korrentin duke punuar, humb jetën 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit në Durrës, ndërsa viktima ishte duke punuar në një zonë parkimi mjetesh, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

55-vjeçari Beniamin Ismaili ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

E rëndë në Durrës, 50-vjeçarja gjendet e plagosur me plumb në kokë

Pasditen e të shtunës qyteti i Durrësit është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 50 vjeçare, emri i të cilës mësohet të jetë Rufajete Azisolli, është gjendur në banesën e saj në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se 50-vjeçarja është e plagosur me plumb në kokë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit, aty ku banonte e plagosura. E plagosura, për shkak të gjendjes së rëndë, është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes. Ende nuk dihet nëse Rufajete Azisolli është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Për të zbardhur këtë, policia ka nisur hetimet.

Kanosi me armë djemtë e deputetit Spartak Braho, në kërkim 30-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 18 gusht në qytetin e Durrësit. Një peson mësohet të ketë sulmuar djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Braho. Mësohet shtetasi me inicialet L.K, ka goditur dhe thyer me tytën e automatikut xhamat e mjetit të djalit të deputetit Spartak Braho, shtetasit Kreshnik Braho.  “Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës”, shkruan Policia e Durrësit në njoftim.

Shkak i këtij konflikti është bërë një vend parkimi poshtë pallatit ku banon djali i deputetit socialist. Sipas komunikatës së Policisë së Durrësit, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi me inicialet L.K.  Por ngjarja nuk ka mbetur me kaq, pasi sipas një njoftimi të datës 19 gusht, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj shtetasi A.B., djali i deputetit Spartak Braho, pasi ka vijuar konfliktin e nisur një ditë më parë, pra në 18 gusht.

Sips policisë, djali i deputetit, ka goditur me sende të forta shtetasit A.K., 58 vjeç dhe L.K., 30 vjeçm duke i shkaktuar dëme trupore. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë të ndaluar nga policia.  “Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P”, shkruhet në njoftimin e dytë të Polcisë së Durrësit.

Ndërkohë, Report Tv, ka raportuar se personi i akuzuar për konfliktin me djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho, është me disa precedentë të mërpashëm kriminal. Ai mësohet të ketë qenë i dënuar disa herë, por është liruar nga Gjykata e Kavjës. Ndërkohë, ngjarja ka marrë përmasa publike këtë të hënë, pas një denoncimi të bërë nga Sali Berisha në rrjetin e tij social.

Foto Lajm, Qindra rrufe “japin shfaqje” gjatë natës në Durrës

Kapriçot e motit kanë shoqëruar mesnatën e të premtes në Durrës me një shfaqje sa të frikshme aq edhe hipnotizuese, duke ndritur qiellin me qindra shkarkime elektrike apo rrufe që binin në mes të detit.

Pushuesit në Durrës, edhe pse janë frikësuar, e kanë shijuar këtë pamje jo të zakontë gjatë periudhës së pushimeve verore.

Arrestohet në Durrës, rusi me dokumente false

Një shtetas rus me dokumente false është arrestuar të enjten nga policia e Durrësit.

Shtetasi A.I., 34 vjeç, banues në Rusi ka tentuar të kalojë kufirin nga Porti i Durrësit i pajisur me dokumente false.

 “Më datë 21.08.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I., 34 vjeç, banues në Rusi, pasi në P.K.K. Porti Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal”, tha policia.

Shkelën sigurinë ushqimore, AKU u vë kyçin tre restoranteve në Fier e Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka goditur disa raste të tjera, të bizneseve që vepronin në kushte të jashtëligjshme dhe në shkelje të kushteve hijeno-sanitare. Sipas një njoftimi publik, AKU njofton se ka gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e disa subjekteve, pasi janë kapur në shkelje të rënda ligjore. Kështu, sipas AKU, në Lushnje është gjobitur një biznes, “Magazinë ushqimore me shumicë”, e cila ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse, dhe për më tepër, në këtë magazinë janë gjetur produkte të skaduara, si: çajra, kotej, biskota, akullore, amareta etj.

Ndaj këtij subjekti është vendosur një gjobë me vlerë 2.6 milion lekë, ndërsa është ndërprerë aktiviteti deri në plotësimin e kushteve. Në qytetin e Fierit, sipas AKU, i është ndërprerë aktiviteti subjektit “Dorjan Gjoka”, që kishte një restorant pa pasur liçencën përkatëase. Veç ndalimit të aktivitetit, ndaj këtij subjekti është vendosur dhe një gjobë prej 1.5 milion lekësh.

Po në qytetin e Fierit, për të njëjtat arsye si personit subjektit të mësipërm, i është ndërprerë aktiviteti dhe gjobitur me 1.5 milion lekë gjobë, shtetasit Artur Bocova. Ndërkohë, në qytetin e Durrësit, shtetasit Shpëtim Turku, AKU i ka bllokuar aktivitetin e restorantit të tij, pasi nuk përmbushte kushtet hijeno-sanitare. Ndaj këtij subjekti është vendosur edhe një gjobë prej 600 mijë lekësh. Sipas AKU, këto mjasa kanë ardhur në kuadër të rritjes së sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik në vend.

Shiste kanabis, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësi ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndve narkotike të llojit Cannabis Sativa. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Durrësi ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi prej 22 dozash lëndë narkotike Cannabis, ndërsa ka vënë në pranga një shtetas 19 vjeç, me inicialet Xh.B.

Sipas policisë, i riu është arrestuar pas informacioneve të marra në rrugë operative. Menjëherë, strukturat e policisë janë organizuar për gjurmimin dhe ndalimin e tij, i cili është kapur në flagrancë.

Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Kufoma e gjetur në Durrës, Policia: I veshur me rroba, nuk ka shenja dhune

Paraditen e të dielës në Durrës u gjet një trup i pajetë rreth 6 milje larg portit të Durrësit. Ishin peshkatarët, ata që gjetën trupin duke peshkuar, ndërsa në informacionin paraprak shpërndarë mediave, thuhej se trupi, sipas policisë, dyshohej se ishte i vrarë dhe i lidhur me natriban.

Mirëpo, pasditen e të dielës, Policia e Shtetit ka publikuar një informacion zyrtar, ku saktëson se trupi nuk ka qenë i lidhur me natriban, dhe nuk ka pasur shenja apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

“Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.  Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë”, deklaroi policia duke hedhur poshtë dyshimet e para se ai mund të ketë qenë i mbështjellë me natriban.  

“Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia në komunikatën shpërndarë mediave.

Skip to toolbar