Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj foli
në “Real Story” për Çmimin Nobel dhënë shkrimtarit austriak Peter Handke, i
njohur për mbështetjen ndaj regjimit Sllobodan Milloshevic. Cakaj u shpreh se
Handke është një shkrimtar politik, duke u shprehur se edhe në librat e tij
mban qëndrime politike duke fajësuar shqiptarët.
“Unë mendoj se qëndrimet e Handke janë të
qëllimshme për të hapur debate. Handke është një shkrimtar mirëfilli politik.
Unë e kam lexuar një libër të Handke. Personazhi kryesor flet vetëm për
pafajësinë e serbëve dhe thotë se fajësia e serbëve nuk është e vërtetë, duke u
shprehur se mediat perëndimore janë gënjeshtare. Idetë e tij janë si të
Millosheviçit, edhe te personazhi. Ideja e Milloshviçit kas qenë e viktimizimit
të serbëve dhe kemi ideologji të qartë të Millosheviçi. Në roman shkruhet vetëm
për serb të pafajshëm dhe jo ata që kanë kryer krime. Në këtë kuptim, letërsia
e tij është apologji e regjimit të Milloshviçit”, tha Cakaj. /Realstory.al/.
Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj foli
në “Real Story” për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën. Sipas Ministrit
Cakaj, aktualisht, bashkëpunimi mes dy vendeve lë shumë për të dëshiruar. “Bashkëpunimi
midis Kosovës dhe Shqipërisë lë shumë për të dëshiruara. Nuk kanë rrugë tjetër,
veçse të shkojnë drejt bashkëpunimit të thelluar. Ideja është se ne duhet të
shkojmë për të hapur tregun me Kosovën. Ky proces bëhet i mundur pas procesit që
ka filluar për mini-Schengen Ballkanik”, tha Cakaj. Ai foli edhe për qëndrimin
që mban Shqipëria në raport me taksën 100% të vendosur nga qeveria e larguar e
Haradinajt ndaj mallrave serbe.
Cakaj u shpreh se Tirana zyrtare mban të njëjtin
qëndrim, që mban zyrtarisht qeveria e Kosovës, duke lënë të kuptohet se çdo qëndrim
që do të mbajë Albin Kurti në të ardhmen, do të mbështetet nga Tirana. “Në kosovë
ekzistojnë katër qëndrime për taksën. Është një qëndrim që thuhet se taksa
duhet të largohet, një tjetër thotë që taksa duhet të pezullohet. Një qëndrim
tjetër është që taksa të zëvendësohet, është dhe një qëndrim tjetër që thotë se
taksa duhet të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Shqipërisë i takon
ta mbështesë pa kushte Kosovën”, tha Cakaj.
I pyetur nga gazetari Sokol Balla, në lidhje
me faktin pse Shqipëria nuk ka mbajtur një qëndrim lidhur me iden e shkëmbimit
të territoreve Kosovë-Serbi, Cakaj u shpreh se kjo nuk ka ndodhur për
indiferencë. Sipas tij, qëndrimi i Shqipërisë, është se dialogu mes dy vendeve
duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Për faktin që qeveria shqiptare nuk është
deklaruar për disa çështje në Kosovë, nuk është indiferencë. Elementi i dytë që
ka karakterizuar qasjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë me faktin që
dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia. Secila njohje
duhet të jetë e dizenjuar në atë mënyrë, që mundëson anëtarësimin e Kosovës ne
BE dhe OKB. Shqipëria nuk mund të jetë e përfshirë ligjërisht në procesin e
negociatave Kosovë-Serbi. Ne nuk jemi pjesë e asaj marrëveshje, por kjo nuk do
të thotë se ne do trajtohemi si shtet i tretë në këtë çështje. Ne do kemi rolin
tonë”, tha Cakaj.
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Albin
Kurti, pritet të ketë një qëndrim jo optimist në lidhje me krijimin e
mini-Schengen Ballkanik. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, se nëse Kosova
refuzon të pranojë bashkëpunimin për këtë projekt, cili do të jetë qëndrimi i
Shqipërisë në këtë rast, Cakaj tha se asnjë proces që nuk ka miratimin e Kosovës,
nuk do të ketë miratimin e Shqipërisë. “Në atë rrethanë, midis interesave të
bashkëpunimit rajonal dhe Kosovës, përparësi ka Kosova. Një proces që rezulton
të jetë përjashtues për Kosovën, që nuk ka miratimin e Kosovës, nuk ka as
miratimin e Shqipërisë. Vuçiç ka dhënë garanci se ky do të jetë një proces i
hapur. Shqipëria qëndron me Kosovën, dhe jo me interesa të tjera, që vijnë si
rrjedhojë e bashkëpunimit rajonal”, tha Cakaj.
Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova
duhet të thellojnë bashkëpunimin, dhe përballë Serbisë duhet të jemi si komb
tha ai. Ndërkohë që nuk pranoi të zbulonte votën e tij në zgjedhjet e 6 tetorit
në Kosovë, Gent Cakaj u shpreh se Albin Kurti është i mirëpritur në Tiranë. “Duhet
të intensifikojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës që përballë Serbisë,
të jemi si një komb. Votën time nuk mund ta zbuloj. Jemi në dispozicion për të
thelluar bashkëpunimin me Kosovën. Albin Kurti është i mirëseradhur në Tiranë
dhe dyert e institucioneve janë të hapura për të”, tha Cakaj. /Realstory.al/
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj foli edhe për votën e tij në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës më 6 tetorit si qytetar i saj. Pas një provokimi nga gazetari Sokol Balla se ndoshta vota e tij shkoi “dëm” duke aluduar se nuk ka votuar për Albin Kurtin, Cakaj tha në “Real Story” se vota e tij është e fshehtë dhe se mirëkupton provokimin e tij me pyetjen. Cakaj megjithatë shtoi se Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe bashkëpunimi institucional duhet të thellohet edhe më shumë mes dy vendeve.
“Votimi
në Kosovë? Votën time nuk mund ta zbuloj. Jemi në dispozicion për të thelluar
bashkëpunimin me Kosovën. Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe dyert
e institucioneve janë të hapura për të.” tha Cakaj
Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje,
Albin Kurti ka qenë një prej kritikëve të emërimit të Gent Cakaj si Ministër të
Punëve të Jashtme.
Ministri Cakaj sqaroi nga studio e “Real Story” se “mini Shengeni” brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka për qëllim të krijoj një Jugosllavi të re dhe as si një kundërpërgjigje me zëvendësimin e procesit të integrimit në BE por të heq kufirin Serbi – Kosovë. Cakaj tha se kjo do vijë si pasojë e heqjes së barrierave kufitare mes vendeve dhe burokracive dhe do të rrisë kapacitete tregun ekonomik.
“Ne duhet të rimendojmë hapësirën tonë
ekonomike në mënyrë që të kemi një kontribut më të mirë dhe të gjerë në rajonin
tonë. “Mini Shengen” ka si qëllim largimin e barrierave kufitare dhe pengesave
burokratike mes vendeve. Ideja ka qenë thellimi i bashkëpunimit të vendeve të
Ballkanit Perëndimor në shërbim të integrimit në BE. Këtu nuk ka asnjë lidhje
me krijimin e një Jugosllavie të re dhe as me zëvendësimin e procesit të
integrimit në Bashkimin Europian.” tha Cakaj
I pyetur nga gazetari Sokol Balla se heqja e këtyre
barrierave kufitare do ndodh edhe mes Serbisë dhe Kosovës, Cakaj tha se ky është
qëllimi përfundimtar i këtij “mini shengeni” por që nuk pritet që kjo gjë të ndodh
nesër.
“Ai është një qëllim përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës, por që nuk mund të ndodh dot që nesër.” tha Cakaj / Real Story
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj nuk ka
dhënë emra konkret të dënimit të “peshqve të mëdhenj” nga drejtësia shqiptare në
luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga studio e me emisioni “Real Story”
Cakaj u pyet nga gazetari Sokola Balla a ka dhënë Shqipëria prova konkrete në
kushtet e kërkuara nga BE në lidhje me luftën ndaj korrupsion, por ministri tha
se kjo çështje nuk lidhet me emrat konkretë pasi Këshilli i Europës nuk i mat
me emra progresin në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por ato bëjnë një vlerësim
në tërësi të zbatimit të Reformës në Drejtësi.
“Është
më e ndërlikuar se sa përmendja e një emri. Shqipëria nuk është duke kërkuar anëtarësim
nesër, jemi në fazën ku kërkojmë hapjen e negociatave. Diskutimi për emrat e
mëdhenj është i dobishëm, por KE ka njësinë
e saj matëse të saj për të vlerësuar nëse vendi ka arritur shkallën e duhur të
luftimit të krimit për të mundësuar hapjen e negociatave. KE bën vlerësim mbi
të dhënat konkrete mbi progresin e vendit, bazuar në shkallën ku qëndron vendi
në raport me Evropën.” tha Cakaj
Gjatë diskutimit Cakaj është përplasur me gazetarin
Balla, i cili i kërkoi prova konkret të luftës ndaj krimit të organizuar ashtu
si Maqedonia e Veriut, që ka ndryshuar çdo gjë të mundshme, që nga dënimi i
gruevskit etj. Cakaj tha se nuk mund të bëhet një krahasim i vendeve pasi
kushtet janë të ndryshme për vendet.
“Krahasimi me Maqedoninë është i domosdoshëm, mirëpo ky krahasim nuk duhet të na veçojë nga dallimet që ekzistojnë mes dy vendeve. Kushtet për vendet janë të ndryshme pasi vendet ndodhen në stade zhvillimi të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të rrugëtojnë së bashku në axhendën europaine. A ka bërë Maqedonia Vetting? Jo, nuk ka bërë. Për Shqipërinë kusht ka qenë procesi i Vettingut, për Maqedoninë e Veriut ishte çështja e emrit me Greqinë. Pra, kushtet janë të ndryshme, sipas fizionomisë së dy vendeve. Por, të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga KE.” tha Cakaj / Real Story
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po paguajnë
vizionin e Francës, që kërkon reformim të brendshëm”, u shpreh Ministri i Jashtëm
në Detyrë, Gent Cakaj në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. “Maqedonia
ka marrë rekomandimin e 10-të për hapjen e negociatave. Për ne është e qartë se
ky është një proces që kërkon konsensus të plotë të të gjithë anëtarëve. Shumica
e vendeve anëtare mbështesin Shqipërinë në aspiratën e saj. Ne duhet të jemi të
rezervuar dhe jemi para faktit që Franca ka një vizion tjetër për Bashkimin e
Europian. Ne po paguajmë çmimin në këtë proces”, tha Cakaj. Kreu i
diplomacisë shqiptare, u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përmbushën
të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian. “Të gjitha çështjet në
procesin e axhendës Europian, që kanë qenë të varura nga performanca e qeverisë,
janë plotësuar. Reforma elektorale nuk është thjesht përgjegjësi e qeverisë, është
obligim i parlamentit, që kërkon angazhimin e opozitës parlamentare dhe jashtë
parlamentare. Çështja e përgjegjësive të qeverive në rastin e hapjes së
negociatave është minimale”, u shpreh Ministri Cakaj.
Gent Cakaj u shpreh se nëse negociatat nuk do
të hapen, përgjegjësia nuk është e qeverisë. Ai solli rastin e Maqedonisë së Veriut,
që sipas tij bëri kompromis duke ndryshuar emrin si kush kryesor për
negociatat, dhe tashmë përballet me “Jo” e Francës. “Në Luksemburg më shumë se
sa diskutimi i kushteve të posaçme, ka pasur diskutim për të ardhmen e BE. Një popull
që ka ndryshuar dhe emrin shtetëror, dhe një shtet që ka bërë këtë kompromis, është
para një pozicioni që merr “Jo” e Francës. Nëse një shtet me një kompromis kaq
madhor dështon për hapjen e negociatave për shkak të Francës, ku qëndron
problemi i qeverisë këtu”, tha Cakaj.
Më tej, i pyetur nga gazetari Sokol Balla, se
nëse Franca ndryshon qëndrim dhe hapen negociatat, kush do e ketë meritën, Gent
Cakaj u shpreh se merita do të jetë e të gjithëve, por kryesorja e qeverisë. “Merita
është e të gjithë faktorëve dhe aktorëve që kanë qenë të përfshirë në këtë
proces. Reforma elektorale është vendosur si parakusht nga Bundestagu. Nga viti
2018, deri më sot, janë shtuar dhe fakte të reja. Të gjithë aktorët që kanë qenë
të përfshirë në këtë proces kanë meritat e tyre. Në këtë pikëpamje meritat i
takojnë të gjithë, por në mënyrë të veçantë qeverisë që ka udhëhequr këtë
proces. Mos hapja e negociatave duhet të
analizohet me shkaqet. Është gjë tjetër nëse negociatat nuk hapen se qeveria ka
dështuar, dhe është një gjë tjetër që negociatat nuk hapen se vendet anëtare
duhan të reformohen nga brenda që të zgjerohen nga jashtë. Nëse negociaat nuk
hapen për shkak të problemeve të brendshme të BE, nuk është faji jonë”, tha
Cakaj.
Gent Cakaj u shpreh se Gjermania dhe Shqipëria
shpresonin se çështja e negociatave nuk do të ngatërrohej me reformimin e
brendshëm të Bashkimit Europian, gjë të cilën e kërkon Franca. “Edhe kur u shty
vendimi vitin e kaluar, faji është i Francës. Macron ka bërë të qartë se ai insiston
në një reformim të brendshëm para se të zgjerohet. Ai ka shqetësime të drejtpërdrejta
në mënyrën se si funksionon BE për momentin. Edhe qëndrimi i Gjermanisë dhe
shpresa jonë, ka qenë se nuk do të ngatërrohet procesi i zgjerimit me procesin
e anëtarësimit. Ne po flasim për procesin e negocimit për anëtarësim në një kohë
të më vonshme. Procesi i negocimit për anëtarësim nuk është një proces i përvetësimit
të ligjeve të BE siç janë. Ky është një proces dinamik, Shqipëria do të ishte
reformuar krahas reformimit në BE. Në parim ekziston mundësia për tu zhvilluar
edhe negociatat për anëtërësim edhe reformimi i BE”, tha Cakaj.
Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, Strategjia e Zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, nuk parashikon anëtarësim të këtyre vendeve përpara vitit 2025. Ai shtoi, se edhe kur të fillojë diskutimi i kapitujve, nuk do të ketë hapje të kapitullit paardhës, pa pasur rezultate konkrete për kapitullin që është në diskutim. “Në strategjinë e BE për Ballkanin, thuhet qartë se nuk mund të ketë anëtarësime para vitit 2025. Qëndrimet e Francës nuk janë të kohëve të fundit. Kufiri kohor 2025 është miratuar nga vendet anëtare. Por kjo nuk do të thotë se do ketë anëtarësim në vitin 2025. Nëse hapen kapitujt, nuk mund të vazhdohet me kapitullin tjetër pa pasur rezultate konkrete. Për besueshmërinë ndërkombëtare për rezultatet kemi arsye të jemi të lumtur”, tha Cakaj.
NEGOCIATAT,
CAKAJ: KA ENDE PAK SHPRESË PËR NJË “PO” TË KUSHTËZUAR
Gent Cakaj u shpreh se Gjermania dhe Shqipëria
shpresonin se çështja e negociatave nuk do të ngatërrohej me reformimin e
brendshëm të Bashkimit Europian, gjë të cilën e kërkon Franca. “Edhe kur u shty
vendimi vitin e kaluar, faji është i Francës. Macron ka bërë të qartë se ai insiston
në një reformim të brendshëm para se të zgjerohet. Ai ka shqetësime të drejtpërdrejta
në mënyrën se si funksionon BE për momentin. Edhe qëndrimi i Gjermanisë dhe
shpresa jonë, ka qenë se nuk do të ngatërrohet procesi i zgjerimit me procesin
e anëtarësimit. Ne po flasim për procesin e negocimit për anëtarësim në një kohë
të më vonshme. Procesi i negocimit për anëtarësim nuk është një proces i përvetësimit
të ligjeve të BE siç janë. Ky është një proces dinamik, Shqipëria do të ishte
reformuar krahas reformimit në BE. Në parim ekziston mundësia për tu zhvilluar
edhe negociatat për anëtërësim edhe reformimi i BE”, tha Cakaj.
Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme,
Strategjia e Zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, nuk parashikon anëtarësim
të këtyre vendeve përpara vitit 2025. Ai shtoi, se edhe kur të fillojë
diskutimi i kapitujve, nuk do të ketë hapje të kapitullit paardhës, pa pasur
rezultate konkrete për kapitullin që është në diskutim. “Në strategjinë e BE për
Ballkanin, thuhet qartë se nuk mund të ketë anëtarësime para vitit 2025. Qëndrimet
e Francës nuk janë të kohëve të fundit. Kufiri kohor 2025 është miratuar nga
vendet anëtare. Por kjo nuk do të thotë se do ketë anëtarësim në vitin 2025. Nëse
hapen kapitujt, nuk mund të vazhdohet me kapitullin tjetër pa pasur rezultate
konkrete. Për besueshmërinë ndërkombëtare për rezultatet kemi arsye të jemi të
lumtur”, tha Cakaj.
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha
se ka ende një shpresë të vogël për çeljen e negociatave, pavarësisht
deklaratave të presidentit Macron se BE i duhet më shumë kohë për të vendosur
për to. I ftuar në emisionin “Real Story”
në News 24, ministri Cakaj tha përballë gazetarit Sokol Balla se nuk ka
pritshmëri të lartë për marrjen e një “PO-je”, po ka ende shpresë, pasi
kancelarja Merkel po bën çdo përpjekje të mundshme të bindë Macron-in.
Cakaj tha se proces nuk i takon më
Shqipërisë, por BE–së duke theksuar se nëse marrin një “po” atëherë do të jetë
e kushtëzuar nga Franca për mënyrën dhe metodologjinë e negocimit me vendet.
Ndërsa një ndarje të mundshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen
e negociatave, Cakaj e hodhi poshtë duke deklaruar e ky diskutim ka marrë fund
në Luksemburg.
“Kancelarja Merkel nuk heq dorë nga
përpjekjet për të bindur Macron se procesi i reformimit të BE dhe hapja e
negociatave mund të bëhet paralelisht. Ekziston
ende një shpresë e vogël për një “Po” të kushtëzuar nga Franca si
kushtet e vendosur nga Bundestagu. Kushtëzimi i Francës mund të jetë në lidhje
me metodologjinë që do të përdoret për hapjen e negociatave me vendet. Procesi
tashmë nuk i takon më Shqipërisë. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk
i takon Shqipërisë dhe as Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk
mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europës. Shumica e vendeve janë pro
hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen ka dështuar që në Luksemburg. Ne
po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar
kushtet”- tha Cakaj./Realstory.al/
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha se ka ende një shpresë të vogël për çeljen e negociatave, pavarësisht deklaratave të presidentit Macron se BE i duhet më shumë kohë për të vendosur për to. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, ministri Cakaj tha përballë gazetarit Sokol Balla se nuk ka pritshmëri të lartë për marrjen e një “PO-je”, po ka ende shpresë, pasi kancelarja Merkel po bën çdo përpjekje të mundshme të bindë Macron-in.
Cakaj tha se proces nuk i takon më Shqipërisë,
por BE–së duke theksuar se nëse marrin një “po” atëherë do të jetë e kushtëzuar
nga Franca për mënyrën dhe metodologjinë e negocimit me vendet. Ndërsa një ndarje
të mundshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, Cakaj
e hodhi poshtë duke deklaruar e ky diskutim ka marrë fund në Luksemburg.
“Kancelarja Merkel nuk heq dorë nga përpjekjet për të bindur Macron se procesi i reformimit të BE dhe hapja e negociatave mund të bëhet paralelisht. Ekziston ende një shpresë e vogël për një “Po” të kushtëzuar nga Franca si kushtet e vendosur nga Bundestagu. Kushtëzimi i Francës mund të jetë në lidhje me metodologjinë që do të përdoret për hapjen e negociatave me vendet. Procesi tashmë nuk i takon më Shqipërisë. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe as Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europës. Shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen ka dështuar që në Luksemburg. Ne po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar kushtet”- tha Cakaj / Real Story
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj,
zhvilloi një takim me homologun e tij
kroat, Gordan Grlic Radman. Sipas Ministrit Cakaj, Kroacia dha “mesazh të fuqishëm”
për hapjen e negociatave. “Kroacia sot ka dhënë një mesazh të fuqishëm në
përkrahje të aspiratës evropiane të Shqipërisë jo vetëm duke e mbështetur
hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor, por edhe duke e vendosur procesin
e negocimit të Shqipërisë në qendër të Konferencës Ballkanike në kuadër të
Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së 2020”, shkruan Cakaj.
Ministri shprehet se diskutimi u përqëndruar
te bashkëpunimi dypalësh me theks të veçantë shtimin e bashkëpunimit ekonomik. “Thelbi
i takimit u përqëndrua te bashkëpunimi dypalësh me theks të veçantë në shtimin
e përpjekjeve për të nxitur ndërlidhjen ekonomike, mobilitetin kulturor e rinor
dhe zhvillimin e brezit Adriatik në përgjithësi. Në këtë kuadër, riafirmuam
angazhimin e përbashkët për vazhdimin e projekteve të rajonit nëpërmjet
Korridorit Blu dhe Linjës së Gazit Joniano-Adriatik”, shprehet Cakaj.
Më tej, Cakaj tregon se është rënë dakord, për
fillimin e takimeve tripalëshe, Shqipëri-Kosovë-Kroaci, që do të sjellin përfitime
të drejtpërdrejta. “Në shërbim të thellimit të bashkëpunimit rajonal, u
dakordësuam parimisht për fillimin e takimeve trilaterale mes Shqipërisë,
Republikës së Kosovës dhe Kroacisë. Një bashkëpunim i tillë, krahas përfitimeve
të drejtëpërdrejta, do të jetë edhe në shërbim të frymës euroatlantike të
rajonit”, shprehet Ministri.
Për herë të parë një
funksionar i lartë i Shqipërisë ka votuar në Kosovë. Ministri i jashtëm në
detyrë Gent Cakaj, më 6 tetor, hodhi votën e tij si qytetar i Kosovës për të
zgjedhur qeverinë e re në vend në zgjedhjet e parakohshme.
Pas votimit, Cakaj tha për gazetarin Thimi Samarxhiu se ai ushtron në mënyrë aktive detyrat dhe të drejtat e tij si qytetar i Kosovës ashtu edhe i Shqipërisë. Cakaj vlerëson se vota është ushtrimi më i frytshëm i demokracisë.
“Unë nuk jam thjesht një shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, por jam edhe një qytetar aktiv i cili beson që fati këtyre dy vendeve është i pandashëm. Qoftë zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, qoftë zgjedhjet e tetorit tani pavarësisht dallimeve të dy vendeve kanë diçka të përbashkët, janë shprehje e vullnetit të përgjithshëm politik.” shprehet Cakaj.
Si qytetar i Kosovës,
Cakaj vlerëson traditën e zgjedhjeve demokratike në vend si shembull në rajon. Në
lidhje me përparësitë e Kosovës, Cakaj
tha se si ekonomia ashtu edhe integrimi dhe forcimi i marrëdhënieve në arenë ndërkombëtare
janë mjaft të rëndësishme për vendin dhe duhet të ecin paralelisht.
“Kosova ka ndërtuar një traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe kjo është për t’u vlerësuar sepse shërben si shembull në rajon. Kosova po ballafaqohet me dy grupime sfidash në periudhat që po vijnë, konsolodimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë, si dhe nga ana tjetër konsolidimin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Këto duhet të ecin së bashku” tha Cakaj
Pas Gent
Cakaj, erdhi dhe vota e ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Ministrja Shahini ka votuar në qendrën e votimit në Dardan Molliqaj në Prishtinë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka
zhvilluar një takim me homologun polak, Jacak Czaputowicz, të cilit i kërkoi mbështetjen
për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ministri polak Czaputowicz vlerësoi reformat
e ndërmarra deri në tani nga Shqipëria si dhe sigurohuni se Polonia ka nisur një
lobim të fortë për një vendim pozitiv për Shqipërinë.
Ndërsa ministri Cakaj u shpreh gjatë takimit
se çelja e negociatave do të bëhet përmes meritave të vendit dhe jo si favore.
Ai tha se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka një reformë në drejtësi kaq të
thellë dhe nën zbatim sa Shqipëria për të luftuar krimin dhe korrupsionin në
nivele të larta.
“Pritshmëritë e Shqipërisë për çeljen e
negociatave në tetor nuk ngrihen mbi nevojën për ‘favore’ por mbi bazën e
meritave. Është historike dhe e pa ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon,
zbatimi i reformës në drejtësi, krijimi i organeve të reja të gjyqësorit dhe
dhënia e prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” tha Cakaj
Mes dy ministrave u fol
edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, axhendën europiane të Shqipërisë dhe koordinimin
në kuadër të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.