Idajet Beqiri: Gjykata verifikon mandate, nuk nxjerr të pavlefshëm KQZ

Idajet Beqiri, kreu i Partisë Uniteti Kombëtar, e ka cilësuar të gabuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për mosdhënien e mandatit të kryetares së re të Bashkisë, Valbona Sakos. Beqiri tha se gjykata ka vetëm për detyrë të vërtetojë mandatin në lidhje me moshën, veprat penale dhe pastërtinë e figurës, por jo ligjshmërinë apo jo të regjistrimit të partive politike në zgjedhje. Gjykata nuk ka të drejtë të hedh si të pavlefshëm një vendim të KQZ tha Beqiri gjatë një interviste televizive.

“Gjykata e Durrësit ka marrë një barrë që nuk i takon. Ka bërë një gabim të rëndë. Gjykata ka për detyrë vetëm të vërtetojë mandatin. E ka specifike çfarë vërtetimi kërkohet. Kushtetuta thotë se vërtetimi bëhet për moshë, veprat penale dhe pastërtinë e figurës dhe jo të thotë se vendimi i KQZ është i pavlefshëm. Si mund të fusësh si palë Bindjen Demokratike, kur kërkuesi është vetëm Valbona Sako”. – tha Beqiri

Gjykata konfirmon mandatet për 9 kryebashkiakët e rinj

Gjykatat e rretheve u kanë dhënë mandatet 9 kryebashkiakëve të rinj të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pas certifikimit të tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet, sipas ligjit.

Gjykata është shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore. Vendimi i gjykatës është një urdhër ekzekutiv që nuk mund të hidhet poshtë as nga kryebashkiakët e djathtë në largim që nuk do të lirojnë zyrat e tyre. Madje nëse ato bëjnë rezistencë mund të ndërhyjnë përmbarimi.

Gjykatat kanë dhënë mandatet për :

-kryebashkiakun e Elbasanit, Andis Sallan

-kryebashkikaun e Kukësit, Safet Gjicin,

-kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro,

-kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu,

-kryabashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj,

-kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana,

-kryebashkiakun e Patosit, Rajmonda Balilaj,

-kryebashkiakun e Pustecit, Pali Kolefski,

-kryebashkiakun e Kolonjës, Erjon Isai,

“Nuk lirojmë bashkitë”, PS në gjykatë që të “blindojë” rezultatin

Kryetarët e rinj të bashkive që u certifikuan nga KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit i janë drejtuar gjykatës për të njohur legjitimitetin dhe mandatin e tyre. Në kushtet kur opozita nuk i njeh zgjedhjet dhe kryebashkiakët e saj në largim nuk lirojnë karriget, duket se socialistët kanë bërë një hap për t’i paraprirë përplasjeve të mundshme pas 12 gushtit kur mbaron mandati i kryetarëve të bashkive.

Kryetarët e bashkive të sapozgjedhur dhe të certifikuar nga KQZ, i janë drejtuar gjykatës për njohjen e vendimit të KQZ, si hapin përfundimtar të certifikimit dhe legjitimit të tyre në krye të bashkive. I pari që ka dorëzuar këtë kërkesë është Erion Isai, i cili fitoi në Kolonjë. Kërkesës  së tij i janë bashkuar edhe kërkesat e disa kryebashkiakë të tjerët të PS-së, që janë certifikuar si fitues nga KQZ. Në kërkesën e paraqitur, kryetarët e ri të bashkive kërkojnë nga gjykata vërtetimin e mandatit si Kryetar Bashkie duke legjitimuar vendimin e KQZ që i ka shpallur fitues.

Nëse gjykata njeh fituesit e rinj vendimi i saj i formës së prerë është një urdhër ekzekutiv, që nëse refuzohet të zbatohet nga kryebashkiakët në largim, ndërhyn përmbarimi. Këtë mesazh e dha më herët edhe kryebashkiaku i ri i PS për Bashkinë e Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri. Ai iu përgjigj Voltana Ademit, e cila tha se nuk heq dorë nga karrigia e saj dhe madje kërkoi edhe një komision ndërkombëtar për të drejtuar Shkodrën. Pjetri tha se dorëzimi i mandatit te pasardhësi i saj, e bën gjykata dhe përmbarimi.

Kryebashkiakët e opozitës ende në detyrë kanë deklaruar se nuk i lirojnë zyrat e tyre, pasi nuk i njohin votimet ilegjitime të 30 qershorit. Mandati i tyre përfundon më 12 gusht, ndërsa më 13 gusht drejtimi i bashkive merret nga drejtuesit e rinj të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Më herët, gjatë ditës së mërkurë, edhe PD u ka bërë thirrje gjykatave të respektojnë Kushtetutën dhe të mos i njohim vendimin e KQZ për dhënien e mandateve për kryetarëve të rinj duke e parë si mundësinë e fundit që zgjedhjet të shpallen të paligjshme.

Gjykata lë në burg grabitësit e Rinasit

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit me burg për 3 të arrestuarit të dyshuar për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit më 9 prill.

Gjykata vendosi që tre të arrestuarit  Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Seanca për masën u mbajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin.

Gjykata liron mjekët, familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjen jetime

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga masa e arrestit dy mjekët e spitalit të Elbasanit, të akuzuar si shkaktarë të vdekjes, pas lindjes së foshnjes së saj, të 25 vjeçarjes Rexhina Debrova.

Gjykata vendosi masën “Detyrim Paraqitje”  për dy mjekët e Elbasanit, kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano.

Ndërsa jashtë dyerve të gjykatës familjarët e Rexhinës së ndjerë kanë protestuar me foshnjen vetëm disa ditëshe në krahë.

Rexhina Debrova 25-vjeç ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit.  Spitali i Elbasanit ka dhënë një  deklarate për mediat, ku shprehet se 25-vjeçarja “u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50”.

Më tej në deklaratë thuhet se foshnja e ardhur në jetë u reanimua dhe gëzon shgëndet të plotë, ndërkohë që sa i përket punës së stafit mjekësor, thuhet se ka dhënë trajtimin e duhur, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Familjarët akuzojnë mjekët e spitalit për neglizhencë në trajtimin e këtij rasti.

Gjykata dënon vrasësit e Marvi Mihalit. Prindërit shpërthejnë në mallkime

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për vrasësit e Marvi Mihalit, vendim ky që është kundërshtuar nga prindërit e tij.

Gjykata vendosi dënimin me 19 vite burg për Dejvis Bitrajn dhe nga 12 vite burg Eugen Bitrajn dhe vëllezërit Kridens dhe Marsel Allën, në akuzën e vrasjes së të riut Marvi Mihalit.

Por ky vendim nuk është pëlqyer nga prindërit e Marvit të cilët kanë shpërthyer me mallkime e akuza ndaj gjyqtarëve.

“Sot djalit tim i ka lëviz pllaka e mermerit në varr. Sa të kem jetë të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndryrë do të përgjigjen, kjo është tallje, ai e theri, i nguli thikën dhe gjykatësi ndryshon kualifikimin e vrasjes, heq paramendimin, lë vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Nuk i bëhet vonë që vdiq djali im, fatin tim të zi e provofshin gjykatësit, në radhë të parë”, –  tha nëna e Marvi Mihalit.

Ndërsa babai Pavllo Mihali tha: “Mallkimi i tim biri i ndjektë këta plehra, si i ndërrojnë falsifikimin, ç’është kjo drejtësi”.

Skip to toolbar