Pasditen
e të hënës ndodhën disa ndryshime në radhët e drejtuesve të komisariateve të
Policisë së Shtetit.
Sali
Skuraj, që drejtonte komisariatin nr. 5 në Tiranë, është transferuar në të njëjtën
detyrë në Komisariatin e Policisë në Kavajë.
Ndërkohë,
vendin e Skuraj, e zë Altin Lila. Ai do të jetë në krye të Komisariatit nr.5 i
komanduar. Më herët, Altin Lila ka mbajtur postin e shefit të sektorit të
vrasjeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Ndërkohë,
Aliosh Brokaj, që drejtonte Komisariatin e Policisë Kavajë, është transferuar në
të njëjtën detyrë në Vorë.
Vetëm
pak para njoftimit të këtyre ndryshimeve në Komisariatinë e Policisë në Kavajë,
në këtë qytet ndodhi një vrasje.
Pronari
i një lokali në gjendje të dehur qëlloi me armë gjahu një klient të tij, që
gjithashtu ishte në gjendje të dehur.
Rrugët
e vendi u përgjakën përsëri pasditen e të hënës. Dy aksidente, në Elbasan dhe
Kavajë, i morën jetën dy personave këtë fillim jave. Konkretisht, një i moshuar
rreth moshës 60 vjeç mbeti i vdekur pasditen e të hënës në qytetin e Elbasanit.
Ai u përplas nga një mjet në lagjen “28 Nëntori” në qytetin. Identiteti i
viktimës ende nuk bëhet i ditur.
Paraprakisht
mësohet se i moshuari ishte kalimtar, ndërsa është përplasur nga një mjet tip
Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi me inicialet L.K. 47-vjeç. Policia po
punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë,
rreth orës 17:40 të pasdites, në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti
me drejtues shtetasin B. F përplasi një 52-vjeçar me inicialet G.L., që ishte
duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçkletës ndërroi
jetë në vendngjarje.
Drejtuesi
i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të
mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për
sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Policia e Kavajës arrestoi një person, përfaqësues
të një firme që po kryente punimet në një pallat, ku të martën më 22 tetor ra
nga lartësia një prej punëtorëve, i cili gjeti vdekjen në spital. Sipas Policisë
së Shtetit, mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet M.K., përfaqësues
i firmës, ndërsa është shpallur në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike
e kompanisë. Gjatë ditës së martë, në Golem, në një objekt në ndërtim, një punëtor
u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetën në spital, shtetasi me inicialet
D.H.
Personi i arrestuar, me detyrë përfaqësues i
firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në
Golem, dyshohet se shkeli rregullat e mbrojtjes në punë. Pas konstatimeve të
kryera rezultoi se punëtori që humbi jetën, nuk ishte i siguruar dhe nuk kishte
kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M.K., përfaqësonte.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor
administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I.
K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes
në punë. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale
“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Bledar Toçi, polici i burgjeve, i cili mbeti i
plagosur nga të shtënat me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas, ka dhënë dëshminë
e tij , nga dhoma e spitalit rajonal të Durrësit. Toçi tha se kishte shkuar në banesën
e saj për të ndihmuar Marsidën, pasi Dritan Haxholli e ngacmonte vazhdimisht.
Sipas dëshmisë viktima Haxholli erdhi me forcë nga dera, ndërsa filloi të gjuante
me breshëri kallashnikovi, sapo Toçi hapi derën. “Viktima aludoi se kisha lidhje me Marsida Qatjan dhe hapi zjarr. Unë qëllova
vetëm një herë për t’u vetëmbrojtur” tha Toçi. Ai deklaroi se qëllimi i tij
ishte t’i bënte presion Haxhollit ta linte të qetë Marsidën.
“Marsida
Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e
përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja. Kam shkuar disa herë tek shtëpia e
saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe
për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe
Ermir Çelën.
I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha: “Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar Toçi raporton News 24.
Dëshmia e tij është paksa kontradiktore pasi
vetë Marsida Qatja dhe policia ka deklaruar se Haxholli tentoi të hynte nga dritarja
duke dëmtuar edhe grilën, në banesën që ndodhej në katin e parë dhe më pas i
tha Marsida që të kalonte nga dera se do ja hapte. Gjithashtu në vendin e
ngjarjes janë gjetur 17 plumba, ku një i përkiste kallashnikovit të Haxhollit që
preku në qafë policin duke e lënë të plagosur dhe të tjerët kishin dalë nga
pistoleta e Toçit.
Bledar Toçi, ka qëlluar më armën e shërbimit,
një pistoletë tip “Glock” plot 16 herë në drejtim të Dritan Haxhollit. Sipas
policisë dhe provave në vendngjarje gëzhojat e qitura nga pistoleta që ka
përdorur Toçi, janë gjetur të shpërndara në vende të ndryshme të shtëpisë së
Marsida Qatjas në Kavajë. I pari që mund të ketë qëlluar besohet të ketë qenë
viktima Dritan Haxholli, i cili pasi ka qëlluar vetëm me një plumb i është
bllokuar automatiku me karikator të mbushur me 28 fishekë. Toçi është përgjigjur
në mënyrë të menjëhershme duke e lënë të vdekur Haxhollin, për të cilin ndodhet
edhe në masë arresti nga policia për “vrasje
me dashje”. Vrasja tronditi Kavajën mëngjesin e të enjtes, ndërsa në banesën ku
ndodhin “lufta” ndodhej edhe fëmija i vogël i Marsidës.
Kavaja është tronditur pas mesnatës nga një
ngjarje e rëndë, e cila mund të kishte pasoja edhe më të mëdha, ku mbeti i
vrarë një person dhe u plagos një tjetër. Përndjekja ndaj një gruaje të martuar
me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale me të mësohet se ka qenë motivi i
këtij krimi të rëndë, ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një punonjës i
sigurisë së burgut, i cili me armën e punës ka vrarë agresorin, që sipas të dhënave
të policisë kishte hyrë nga dritarja e shtëpisë që të zinte në flagrancë gruan
e martuar, e cila e ka bashkëshortin në burg në Gjermani. Personazhet e këtij
krimi të rëndë, të cilët i përngjajnë skenarit të një filmi aksion, rezultojnë të
gjithë të njohur për policinë, ndërsa në pranga kanë përfunduar polici i
burgjeve dhe vëllai i tij.
Sipas të dhënave nga hetimi i policisë, Dritan
Haxholli ishte personi që përndiqte Marsida Qatjan. Ai ka shkuar pas mesnatës
së të mërkurës në shtëpinë e saj, me qëllim që ta kapte vetëm në shtëpi dhe të
kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Por, Qatja, e cila ka tre fëmijë
të mitur, kishte marrë tre meshkuj në shtëpi, ndër të cilët edhe Bledar Toçin, i
cili mban detyrën e Shefit të Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.
Haxholli, i cili është një emër i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i
dënuar për krime kundër personit dhe shpërndarje narkotikësh, ka hyrë nga
dritarja e dhomës së fëmijëve dhe ka shkuar në sallon, ku ndodhej Qata me tre
meshkujt, të cilët po konsumonin pica dhe birra. Aty u has me rezistencën e
miqve të saj, që ndodheshin për ta ndihmuar në lidhje me përndjekjen e
41-vjeçarit. Ai ka qëlluar me 17 plumba ndaj gruas të shoqëruar me tre meshkuj,
ndërsa në dhomën e gjumit ndodheshin dhe tre fëmijët e saj të mitur. Në ato
momente, polici i burgjeve Bledar Toçi ka reaguar me armën e shërbimit, duke e
plagosur Haxhollin. Nga kjo përplasje, Haxholli mbeti i vrarë me armë zjarri,
ndërsa u plagos polici Bledar Toçi, me një plumb në qafë.
Policia dyshon se Marsida Qajta ka pasur
lidhje më herët me Haxhollin, megjithëse kjo nuk është pranuar në deklaratën e
saj, e cila në polici është shprehur se ai e përndiqte dhe kërkonte seks prej
saj. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një
krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike
dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë model 56 kalibri
7.62 mm. Ndërkohë, policia arrestoi policin Toçi dhe vëllain e tij, Bernard
Toçi, pasi gjatë kontrollit në banesën e të dyve, u gjetën 7 doza kokainë.
Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën ku ndodhi ‘lufta’ ishin dhe 3 fëmijët e mitur të 30-vjeçares, përkatësisht të moshave 10, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja. Marsida Qatja ishte e martuar me një person, i cili ndodhej në burg në Gjermani, ndërsa kishte krijuar lidhje të reja në Kavajë. “BalkanWeb” ka mësuar emrin e personit, me të cilin Qatja rezulton të jetë e martuar, dhe që është shtetasi Indrit Hyseni, i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu, Mardisa Qatja është nën hetim nga prokuroria për mashtrim. Sipas News 24, 30-vjeçarja, nëna e 3 fëmijëve, akuzohet se shiste bileta fiktive në agjencinë turistike që zotëronte e motra. Sipas hetimeve Marsida ka përfituar dhjetëra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar shumë qytetarë. Marsida ushtronte dhe profesionin e parukieres.
Pas krimit të rëndë, policia i ka shoqëruar të
gjithë, ndërsa fëmijët janë marrë nga të afërmit e familjes. Në shtëpi nuk
ndodhet askush, dera është e hapur, nuk ka as policë, asnjë shenjë të dhjetëra
njerëzve që kanë hyrë e kanë dalë nga apartamenti tip ‘duplex’ në lagjen numër
2 të qytetit të Kavajës. Por shenjat e asaj çfarë ka ndodhur janë më se të
dukshme. Sipas News 24, në tavolinë ka ende ushqime të lëna përgjysmë pasi
41-vjeçari Dritan Haxholli hyri me kallashnikov dhe qëlloi me breshëri.
Makarona, mish, kuti picash, shishe birre e në dysheme një këpucë e vogël
fëmije. Pellgu i gjakut i dukshëm në mes të vendit, shenja dhune në mure e
shenja plumbash. Në katin e sipërm duket se policia e ka kthyer përmbys
shtëpinë e 30-vjeçares ndërsa i frikshëm është fakti se 41-vjeçari Dritan
Haxholli ka hyrë me kallashnikov nga dhoma e fëmijëve të mitur pasi duket grila
e shqyer e dritares së ballkonit.
Marsida Qatja është cilësuar dhe si “molla” e
sherrit ku mbeti i vrarë ish i dashuri i
saj dhe u plagos i afërmi polic. Ngjarja ndodhi në Kavajë, në banesën e Marsidës,
nënë e tre fëmijëve të vegjël, bashkëshorti i të cilës ishte emigrant në gjermani.
Sipas dëshmisë në policia Marsida Qatja ka pranuar
se ka qenë e lidhur me viktimën Dritan haxholli, 41 vjeç, por kishin kohë që
ishin ndarë.
“Kemi pasur marrëdhënie prej kohësh me Dritan
Haxhollin, marrëdhënie që ka kohë që është ndërprerë. Pavarësisht ndarjes ai më
përndiqte dhe më kërkonte marrëdhënie duke u shfaqur disa herë në banesën time.
Unë e kam refuzuar, por ai sërish më ka shqetësuar” ka deklaruar Marsida në
polici.
Këto shqetësime që i vini nga 41-vjeçari, sipas Marsidës ka qenë e
detyruar që të kërkojë ndihmë nga kushëriri i saj Bledar Toçi, 31 vjeç. Në dëshmi
Marsida deklaron se Toçi i kishte thënë se do ta sqaronte këtë punë me
Dritanin.
Në mbrëmje Toçi dhe dy miq të tjerë të gruas
kanë shkuar në banesën e saj dhe kanë qëndruar së bashku me të. Rreth orës 23:30
tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili
ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur
dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja që ndodhej në katin e
parë të pallatit.
Pas këtij fakti shtetasja Marsida Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar. Kur hapi derën , Haxholli sapo pa shtetasin Bledar Toçi, e qëlloi duke e plagosur në zonën e qafës. Në këto momente shtetasi Bledar Toci nxori armën e shërbimit dhe qëlloi për vdekje Haxhollin.
Bledar Toci, polici që vrau ish të dashurin e kushërirës
Dritan Haxholli në Kavajë ka përfunduar në pranga së bashku me të vëllanë.
Arsyeja: Iu gjetën doza kokaine në banesë.
Në vijim të zbardhjes së plotë të ngjarjes tragjike në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe i plagosuri Bledar Toçi, policia bëri kontrolle edhe në banesën e të plagosurit, i cili mban detyrën e Shefit të Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Policia gjeti dhe sekuestroi 7 doza kokainë në banesë, që i përkisnin vëllai të policit të plagosur, Bernard Toçi, 27 vjeç, qe ishin gati për shitje. Bernard Toçi ishte prej muajsh nën hetim nga autoritetet, pasi dyshohej si shpërndarës kokaine.
Në pranga ka përfunduar edhe vetë polici i
plagosur, Bledar Toçi, 31 vjeç, pasi policia e akuzon për “vrasje me dashje”. Toçi
gjatë një konflikti me Haxhollin u qëllua në pjesën e qafës me armë zjarri. Në këto
kushte Bledar Toçi ka qëlluar me pistolete Haxhollin duke e lënë të vdekur.
Viktima e ngjarjes në Kavajë, Dritan Haxholli nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ndaj tij ka precedentë penal për krime kundër personit dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Dritan Haxholli shkoi të sqarohej me ish të dashurën e tij Marsida Qatja, një grua e martuar, nënë e 3 fëmijve të vegjël, bashkëshorti i të cilës ishte emigrant në Itali. Ngjarja e rëndë në Kavajë, ku u shënua një viktimë dhe një i plagosur ndodhi pikërisht për shkak të mospranimit të ndarjes nga ana e viktimës.
Dritan Haxholli dhe shtetasja me iniciale Marsida Qatja, ishin ndarë prej disa javësh, por Haxholli, i cili mbeti viktimë nga ngjarja, nuk e pranonte këtë fakt duke e përndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se ajo nëse ndahej nga ai, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, gruaja e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Duke qenë se jetonte e vetme me fëmijën 2 vjeç, thirri për ndihmë kushëririn e saj Bledar Toçi, i cili ishte polic i burgjeve, në rast konflikti.
Haxholli shfaqet i armatosur në banesën e ish të dashurës së tij në orë 00:44 dhe hapi zjarr me kallashnikov ndaj të pranishmëve brenda banesës, ku ndodheshin dhe 2 persona të tjerë. Nga plumbat mbeti i plagosur Bledar Toçi, i cili i doli para Haxhollit. Më pas Toçi ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të Dritan Haxhollit duke e lënë atë të vdekur. Në momentin e krimit, në banesë ndodheshin edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 2, 7 dhe 10 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 2 të Kavajës. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia e Kavajës arrestoi në flagrancë tre të
rinj, të cilët tentuan të vidhnin lekët e xhiros ditore të një dyqani ushqimor
në Kavajë. Sipas një komuniate zyrtare, mësohet se në pranga janë vënë tre të rinjtë
me inicialet A.B., 18 vjeç., A.A., 17 vjeç dhe E.Xh., 15 vjeç.
Këta shtetas, në lagjen Nr. 1, në Kavajë,
pasi hapën forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit
B. T., hyrë brenda dhe tentuan të vidhnin një sasi lekësh.
Pasi mori informacionin, policia shkoi
menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në ikje
e sipër tre autorët, të cilët pasi kishin kryer vjedhjen po tentonin të
largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale është
sekuestuar shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T.,
një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me
thyerje të dyqanit.
Në vijim të veprimeve të para hetimore
dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur
gjatë muajit shtator në Kavajë. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale
“Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
Bankomati i një banke të nivelit të dytë është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Kavajës. Grabitja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen nr. 5 të qytetit, pranë tregut bujqësor.
Grabitësit, ende të paidentifikuar, e kanë shpërthyer me eksploziv bankomatin pranë bankës. Ato kanë hedhur në erë murin anësor të bankomatit për të marrë paratë. Sipas informacioneve paraprake nga policia dyshohet se grabitësit kanë marrë një vlerë prej 1 milion lekësh, shifër që mbetet ende për t’u konfirmuar.
Deri tani janë shoqëruar në polici 10 persona, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona që kanë kryer grabitjen dhe më pas janë larguar me makinë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.