Kërcënoi me jetë babain e vet, arrestohet 35-vjeçari në Këlcyrë

Policia arrestoi një 35-vjeçar në Këlcyrë pasi kërcënoi me jetë babain e vet. Sipas një informacioni zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se është parandaluar një “ngjarje e rëndë e mundshme”.

“Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë. Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.

Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje. Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme”, thotë policia në njoftim.

Shfaqet Mr.Kanceri origjinal: Presidenti është njeri i trashë!

Kandidati për Kryetar Bashkie në Këlcyrë, Hazbi Kasaj, që është kthyer në personazh me deklaratat e tij të forta, shpesh duke mallkuar njerëz e politikanë, ka goditur përsëri këtë herë. Presidenti Ilir Meta ka qenë fokusi i radhës i Hazbiut, me këtë të fundit që e ka mallkuar rëndë, duke i uruar “vdekjen”.

Një video, e siguruar dhe nga “Realstory.al”, tregon Hazbi Kasajn që flet për situatën politike në vend, ku veç të tjerash shprehet se zgjedhjet do të bëhen, ndërsa Ilir Metës i uron “vdekjen”.

“Meta për mua është njeriu më i trashë në Republikën e Shqipërisë. Njeriu më i pakulturë dhe ai duhet të më flasë mua për ta sqaruar përfundimisht se ngatërroi vendin dhe veten. Zgjedhjet do bëhen, me Edi Ramën në krye zgjedhjet do bëhen”.

“Ai është Kryeministër dhe duhet respektuar, duhet ti bësh vrejtje jo ta eliminosh, siç mendon kundërshtari, “ik ti të vij unë”. Presidenti është sëmur, siç e ndoqa në media para ca ditësh, inshallah na vdes”

I humbur prej 5 ditësh, familjarët e gjejnë të vdekur 17 vjeçarin në Këlcyrë. Ja dyshimet

Prej 5 ditësh kishte humbur çdo kontakt me familjen e tij dhe vetëm mëngjesin e së enjtes është gjetur i pajetë trupi i 17 vjeçarit Matia Rizallari, në Këlcyrë.

Trupi i tij është gjetur pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë, ndërkohë që vdekja e tij ende mbetet mister.

Ndërkaq, familjarët e 17-vjeçarit dyshojnë se ai mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.

Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.

Skip to toolbar