Soreca takon kryetaren e KLGJ: BE mbështet përpjekjet për të rritur pavarësinë e sistemit gjyqësor

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Naureda Llagami.

Përmes një postimi në Twitter Soreca theksoi se këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Sipas tij, plotësimi i pozicioneve të mbetura nga Gjykata e Lartë mbetet një përparësi kryesore.

“U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.”, tha Soreca.

U skualifikua për pasurinë, Gjykata e Apelit Administrativ rrëzon KLGJ për gjyqtarin Demollari

Gjykata e Apelit Administrativ rrëzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke e urdhëruar të emërojë në detyrë një magjistrat. Bëhet fjalë për Florin Demollarin, i cili mbaroi shkollën e Magjistraturës këtë vit.

Ai kishte aplikuar pranë KLGJ për tu emëruar në detyrë, por pas verifikimeve Këshilli i Lartë Gjyqësor vrejti se Demollari kishte probleme me pasurinë. Sipas News 24, KLGJ rrëzoi kërkesën e Demollarit për tu emëruar në detyrën në sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë, Florin Demollari apelojë vendimin e KLGJ në Gjykatën e Apelit Administrativ. Kjo gjykatë ka hedhur poshtë vendimin e KLGJ, duke urdhëruar emërimin e Demollarit në detyrë.

KLGJ pritet të apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ përgjatë 2020, pasi të jetë zbardhur vendimin i arsyetuar. Ndërkohë, deri në zbardhjen e këtij vendimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vijojë procedurat e emërimit të magjistratit.

PD i “qan hallin” Metës: KLGJ nuk mund të vendosë pa pyetur Presidentin

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar 2 gjyqtarë të përkohshëm në Gjykatën e Lartë që do të merren me çështjet e ekstradimeve.

Partia Demokratike shprehet e shqetësuar se në këtë vendim është shmangur tërësisht roli i presidentit duke i dalë Metës në mbrojte dhe duke e cilësuar vendimin si antikushtetues që i shërben krimineleve dhe jo interesit publik. PD deklaron se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për detyrë të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në funksionim sa më parë Gjykatën e Lartë dhe jo të dhunojë Kushtetutën me emërim gjyqtarësh të përkohshëm për të kontrolluar drejtësinë.

Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh shqetësimin për dhunimin flagrant të Kushtetutës dhe për degradimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në një korporatë private të Edi Ramës, që nuk i shërben interesit publik, por vrasësve dhe kriminelëve.

Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën. Sipas Kushtetutës duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

Për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme që çështjet me natyrë urgjente, të cilat lidhen me shqyrtimin e kërkesave për ekstradim, të zgjidhen brenda afateve ligjore dhe pa rrezikuar që kriminelët të lirohen për shkak të mungesës së gjykatës. Por, kjo duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën, sepse, ndryshe, mund t’u shërbejë kriminelëve si alibi për të kërkuar lirimin e tyre.” – thuhet në deklaratën e PD

Disa ditë me parë KLGJ vendosi emërimin e 2 gjyqtarëve të përkohshëm duke nxjerrë nga gërçi Gjykatën e Lartë dhe shmangien e lirimit të mundshëm të kriminelëve me arsyetimin e kalimit të afateve ligjore për tu hetuar. Në bazë të Kushtetutës anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga presidenti me propozim të KLGJ, ndërsa në këtë rast gjyqtarët e përkohshëm morën miratimin direkt të KLGJ-së pa kaluar më parë në miratimin e presidentit. Megjithatë kriter përzgjedhje edhe në këtë rast ishin që kandidatët të kishin kaluar më parë Vettingun dhe do të merren vetëm me çështjet e ekstradimeve.

Pas shkarkimit të Zaganjorit, nis funksionimin Gjykata e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka hapur rrugë zgjidhjes së ngërçit për ngritjen e Gjykatës së Lartë. Të premten është hedhur shorti për caktimin e dy gjyqtarëve të përkohshëm, që do të bëjnë të mundur gjykimin e çështjeve që lidhen me ekstradimet. Albana Boksi dhe Sokol Binaj janë dy gjyqtarët e caktuar, që do të plotësojnë treshen e Gjykatës së Lartë së bashku me Ardian Dovranin, që tashmë do të ketë edhe rolin e kryetarit të kësaj gjykate, pas shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Zhezair Zaganjorit.

Në këto kushte, trupa e re gjykuese me tre anëtar do të gjykojë fillimisht disa dosje të rëndësishme që lidhen me çështjen e ekstradimit. Në fakt, këto dosje janë nga më problematiket në Gjykatën e Lartë, pasi nëse nuk gjykohen në afat dhe nuk merret një vendim, çështja mund të pushohet dhe masa e “arrestit me burg” bie, duke bërë që personi që pret ekstradimin të lihet i lirë. Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi formulën e re, duke vendosur emërimin e gjyqtarëve të përkoshëm në Gjykatën e Lartë, për gjykimin e dosjeve të “nxehta”, derisa të bëhet funksionimi normal i kësaj gjykate.

Në këto kushte, me vendimin e të premtes, Këshilli i Lartë Gjyqësor, anashkalon zyrtarisht Ilir Metën, në lidhje me emërimet në Gjykatën e Lartë. Presidenti i Republikës është institucioni që bën propozimet për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, vendimi të premtes nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, erdhi vetëm disa orë, pasi Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkonte Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Në këto rrethana, vendin e tij në këtë post e merr Adrian Dovrani.

Institucionet e reja të drejtësisë, gati godina për KLP dhe KLGJ

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, së bashku me Shkollën e Magjistraturës, do të kenë një godinë të re. Aktualisht dy institucionet e reja të formuara nga reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese, KLP dhe KLGJ, nuk kanë një godinë të tyre dhe ushtrojnë funksionet në ambiente provizore si tek Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Godina e re ndodhet tek ish-fusha e Aviacionit dhe pritet që përurimi i saj të bëhet më 22 Korrik 2019.

Më herët kjo godinë ka qenë e Dhomës Kombëtare të Avokaturës, por që është rikonstruktuar për t’u vënë në dispozicion të administratës së KLP, KLGJ dhe Shkollës së Magjistraturës.

Gjykata e Lartë, KLGJ përcakton kriteret: Kandidatët, jo me poste politike

Pas letrës së dërguar nga presidenti Meta, Këshilli i Lartë Gjyqësor është mbledhur të premten për të përcaktuar kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve jo gjyqtarë për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Anëtarët jo gjyqtarë përbejnë 1/5 e totalit të numrit të anëtarëve në këtë gjykatë. Kriteri kryesor është që kandidatët të mos ketë mbajtur poste politike në 10 vitet e fundit. Kandidatët duhet të jenë juristë me së paku 15 vjet eksperiencë.

“Do të përcaktojmë rregullat për anëtaret jo gjyqtarë të cilët do t’ia propozojmë Presidentit për gjyqtarë të Lartë. Nga kjo 1/5 nga juristët me përvojë me 15 vite eksperiencë që  nuk kanë pasur funksione politike 10 vitet e fundit”, tha kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami. 

“Ky projekt akt për mënyrën e renditjes së kandidatëve jo gjyqtarë për gjykatën e lartë është nga më të rëndësishmit dhe ka impaktin e zbatimit të kësaj reforme. Jemi koshient se si janë emëruar më parë në këto gjykata”, tha anëtari Dritan Hallunaj.

Ndërsa Medi Bici, anëtar i KLGJ-së, ish-gjyqtar i gjykatës së Lartë tha se “kemi futur risi pikëzimim sipas rezultateve të vlerësimit për çdo garues. Ligji aktual për gjykatën e lartë nuk përcakton kush i ndan kolegjet sikur më parë e ka pasur detyrë kryetari gjykatës. Kjo mund të krijojë vështirësi në të ardhmen kush do i ndaj kolegjet”, tha ai.

Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë, ndërsa anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 të trupës. Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm dy anëtarë Xhezair Zaganjorin që ende nuk ka vendosur Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Ardian Dvoranin, që kaloi vettingun.

Pas miratimit të kritereve KLGJ kap garën për kandidatët jo gjyqtarë që mund  të jenë juristë, pedagogë, prokurorë, ish prokurorë. Më pas bëhet vlerësimi i tyre, ose pikëzimi dhe lista i dërgohet presidentit për dekretim. Nga kjo listë dalin 4 anëtarë për Gjykatën e Lartë.

Vetëm dy ditë më herët Presidenti Meta i dërgoi një letër Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, (për dijeni edhe ambasadorit  të BE-së Soreca, ambsadorëve të vendeve evropiane dhe të ngarkuarës me punë në ambasadën e SHBA, Leyla Moses-Ones), të cilës i kërkon llogari për tejkalimin e afateve dhe për mos dërgimin në presidencë të propozimeve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në bazë të Kushtetutës anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga presidenti me propozim të KLGJ. Por deri tani KLGJ ende nuk i ka çuar listën me kandidatë presidentit dhe ky i fundit thotë se edhe pas kërkesës së tij për informacion të hollësishëm për etapat në të cilat ndodhet procesi, KLGJ nuk i ka dërguar një informacion shterues.

Ai vëren se KLGJ është në shkelje të ligjit dhe kërkon informacion për shkaqet që e kanë çuar këtë institucion të shkelë ligjin.

Sipas Metës bashkëpunimi mes KLGJ dhe Presidentit është detyrim kushtetues. Në përfundim ai kërkon që KLGJ të përfundojë sa më parë përzgjedhjen e kandidatëve dhe vendosjen e listës në dispozicion të tij.

Sulmi i Metës për Gjykatën e Lartë, Raporti: Përgjegjëse, KLD e tij

Në një letër të gjatë dërguar të mërkurën kryetares së KLGJ, presidenti Ilir Meta sulmonte hapur këtë institucion dhe Euralius për vonesat në propozimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Por referuar raportit që KLGJ ka dorëzuar në Kuvend në fund të muajit maj, KLD nën drejtimin e Metes nuk ka vlerësuar profesionalisht gjyqtarët duke sjellë vonesa në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.

Vitin e kaluar ish-KLD ka vlerësuar vetëm 2 gjyqtarë, një numër shumë i ulët. “Neni 171, pika 1 e ligjit nr. 96/2016, parashikon se KLD duhet të përfundonte vlerësimin e gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për periudhën 2007- 2012, bazuar në rregullat ekzistuese para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Procesi i vlerësimit të gjyqtarëve mbeti vetëm në fazën fillestare. Aktualisht ka përfunduar vlerësimi vetëm për periudhën 2007-2009, ndërkohë që nga kjo periudhë e deri më sot kanë hyrë në sistem breza të tërë magjistratësh, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim profesional të veprimtarisë së tyre. Nga dokumentacioni që ndodhet pranë institucionit, konstatohet se ka përfunduar vlerësimi profesional dhe etik vetëm për 2 gjyqtarë gjatë vitit 2018”, thuhet në raport.

Në raport shkruhet se KLD ka krijuar një situatë pasigurie në aspektin e zhvillimit të Reformës në Drejtësi.

“Vlerësojmë se kohëzgjatja e fushëveprimit të dispozitave tranzitore me të cilat ish-KLD ka vepruar ka krijuar një situatë pasigurie në aspektin e zhvillimeve të ecurisë së reformës në drejtesi. Disa nga problematikat kryesore që u krijuan gjatë kësaj periudhe përfshijnë: mos emërimi në kohë i magjistratëve të rinj duek sjelle efekte serioze financiare për KLGJ-në për një shumë prej përafërsisht 14 milion lekë të reja pasi 10 magjistratë kanë fituar gjyqet kunder ish-ZABGJ-se tashmë pjesë e strukturës së KLGJ-së. Vakumi që krijohej në gjykata në rastet e shkarkimit të gjyqtarëve nga institucionet e rivlerësimit kur gjyqtari njëkohesisht ushtronte detyrën e Kryetarit të Gjykatës”, shkruhet në raportin e KLGJ.

Në raport gjithashtu bëhet e ditur se pavarësisht vakancave KLD ka transferuar vetëm një numër të vogël gjyqtarësh, duke krijuar probleme në sistemin e Drejtësisë.

Ky raport i KLGJ është paraqitur në Kuvend në muajin maj dhe vjen sot si një përgjigje ndaj akuzave të ngitura nga presidenti Meta. Siç duket akuzat e tij rrëzohen, pasi raporti provon se KLD në kohën e tij, mbylli sytë për vakancat e krijuara dhe ai si drejtues i KLD është një nga përgjegjësit kryesorë të situatës kaotike në gjykatat në vend.

KLGJ pranon kërkesën e Gjin Gjonit për dorëheqje nga Kolegji Zgjedhor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kërkesën e dorëheqjes së gjyqtarit Gjin Gjoni nga Kolegji Zgjedhor.

Gjoni e kishte dorëzuar vetë kërkesë për dorëheqje pranë KLGJ, ndërsa prej dy vjetësh ndodhet me leje prindërore të dhënë nga ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Pas dorëheqjes së Gjonit, Kolegji Zgjedhor mbetet me 6 anëtarë, pasi më herët është larguar nga Vettingu gjyqtari Sotiraq Lubonja

Skip to toolbar