Keidi
Bare është një nga zbulimet e mëdha të Edi Rejas në mesfushë për Kombëtaren
shqiptare së fundmi. Mesfushori i rritur në akademinë e Atletikos së Madridit,
u bë shpejt titullari i munguar te kuqezinjtë, me grintën, kilometrat që
përshkruan, ndërhyrjet dhe saktësinë e pasimeve.
Bare po bën të njëjtën gjë edhe te Malaga, teksa me paraqitjen e fundit ndaj Deportivos ka fituar një vend në formacionin ideal të javës. Për ndeshjet e vlefshme të javës së 12-të, La Liga spanjolle për Kategorinë e Dytë ka përzgjedhur 11 më të mirët, mes të cilëve edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Bare konsiderohet edhe si mushkëria e ekipit spanjoll, me aq shumë fushë që shkel gjatë ndeshjeve dhe aq shumë kilometra që përshkon takim pas takimi.
Taulant Seferi është grumbulluar për herë të
parë me ekipin kombëtar A. Ftesa e sulmuesit të Xamax në Zvicër ishte e pritur,
pas paraqitjeve të mira të kumanovarit në Superligën helvete. Por ai vetë është
befasuar nga pritja që i është bërë në ekip. Të martën, sulmuesi foli në
konferencë për mediat nga ambienti ku është
grumbulluar ekipi kuqezi.
“Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren dhe
jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivitet,
shpresoj që këtë atmosferë ta përcjellim edhe në ndeshjet e ardhme. Kam pritur
ftesën të isha në Kombëtare, pasi mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të
mirën për fanellën kuqezi”, shprehet sulmuesi 23-vjeçar.
Më tej, ai tregon se për aktivizimin vendos
trajneri, ndërsa thotë se ndihet në formë të mirë fizike. “E rëndësishmja është
se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në
stërvitje dhe në ndeshje. Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur
nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë”,
shprehet sulmuesi.
Në fund, Taulant Seferi vendos dhe një objektiv, fitoren në dy ndeshjet e radhës,
ndaj Turqisë dhe Moldavisë. “Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në
formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në 2 ndeshjet e radhës.
Jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve. Unë do jap maksimumin dhe jam gati të
luajë në çdo pozicion që trajneri do dëshirojë”, përfundoi sulmuesi.
Në konferencën për shtyp nga resorti ku është
grumbulluar ekipi kombëtar, ka dalë në konfernecë për shtyp, veç Keidi Bares,
dhe mbrojtësi Marash Kumbulla. Talenti i ri i kuqezinjve, ka folur fillimisht për
aventurën në Itali me Hellas Verona në Serie A, duke u shprehur se shpreson të ketë
hapësira për të luajtur. “Më Veronën nuk kam patur shumë hapësira, por me
trajnerin e ri janë shtuar. Uroj të luajë gjithë kampionatin. Unë mendoj për
ekipin aktual dhe për të dhënë maksimumin. Më shumë më pëlqen Kielini”, ka thënë
Kumbulla.
Ftesa në kombëtare e ka emocionuar, ndërsa
tregon se synimi i grupit në dy ndeshjet e ardhshme është marrja e sa më shumë
pikëve. “Isha shumë i emocionuar me Kombëtaren. E mendoja se do luaja me U-21,
por isha i lumtur kur më thiri Edi Reja. Skuadra më duket mirë, se ka
eksperiencë. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë në këto dy ndeshje”,
shprehet mbrojtësi.
Në fund ai ka rrëfyer edhe pritjen që i është
bërë në skuadër nga lojtarët e tjerë. “Të gjithë lojtarët me kanë pritur mirë.
Janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Trajneri e ndjek kampionatin italian dhe
e di shumë mirë gjendjen e lojtarëve. Me trajnerin nuk kam bërë ndonjë bisedë,
vetëm me grupin”, ka përfunduar mbrojtësi.
Bekim Balaj vetëm një natë më parë ishte
protagonist absolut në Austri. Sulmuesi shtatlart shënoi dygolësh duke i dhënë skuadrës
së tij fitoren në kampionat, ndërsa pas saj, shkodrani ka mbrritur në Shqipëri.
Mesditën e të hënës, ai ka dalë së bashku me Thomas Strakoshën në konferencë për
shtyp, ku ka folur për dy ndeshjet e kombëtares, ndaj Francës të shtunën dhe
Islandës tre ditë më pas. Balaj është shprehur fillimisht se skuadra është përqëndruar
maksimalisht, ndërsa në Francë shkon me synimin për të marrë pikë.
“Përqendrimi dhe vlerësimi është maksimal.
Dihet forca e kundërshtarëve. Shpresoj që grupi të jetë gati dhe t’i
përballojmë. Do të pretendojmë të marrim pikë edhe në Francë. Me Francën kemi
eksperiencë deri diku pozitive. Jemi të detyruar të pretendojmë për pikë. Do
jetë një ndeshje ku do të kërkojmë vlerësim dhe përqendrim maksimal”, tha
Balaj.
Më tej, sulmuesi kuqezi është shprehur i kënaqur
me paraqitjen e tij në kampionatin austriak, ndërsa shpreson që këtë ecuri
pozitive ta reflektojë dhe në kombëtare. “Më vjen mirë që vij në ekip kombëtar
me gola. Forma dhe minutazhi ndikojnë. Vij nga një moment i mirë. Ndeshjet i
kam luajtur të plotat. Shpresoj që ecuria pozitive të vazhdojë edhe në ndeshjet
e ekipit Kombëtar. Në mëngjes jam bërë pjesë e grumbullimit. Pata një bisedë të
shkurtër me trajnerin. Më përgëzoi për golat dhe aktivizimin”, ka thënë Balaj.
Nëse do të luajë apo jo, kjo është zgjedhje e
trajnerit, thotë Balaja, ndërsa shton se trajneri nuk mund të plotësojë dëshirat
e çdo lojtari. “Në ekipin Kombëtar dëshira është e të gjithëve për të luajtur.
Në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Normalisht që ai do të bëjë zgjedhjen
e duhur. Të shohim. Nuk është momenti që të plotësojnë tekat apo dëshirat tona.
Misteri e ka përgatitur maksimalisht ndeshjen dhe e di mënyrën si do të luajë
ekipi”, u shpreh Balaj.
Thomas Strakosha ka dalë të hënën në
konferencë për shtyp, ku ka folur për ndeshjen kualifikuese me Francën, që
Shqipëria do ta luajë të shtunën në transfertë. Gardiani i portës kuqezi është
shprehur se dy ndeshjet e radhës eliminatore janë vendimtare për fatin e
kualifikimit në Euro 2020. “Këto 2 ndeshje do të tregojnë nëse do të jemi në
garë për t’u kualifikuar apo jo. E dimë të gjithë që janë ndeshje të
rëndësishme, por nuk duhet të mbingarkohemi. Duhet të jemi pozitivë, të
stërvitemi mirë dhe të shohim çfarë do ndodhi. Të dyja janë sfida të
rëndësishme. E ka trajneri në dorë se kush do aktivizohet. Unë ndihem mirë”, ka
thënë Strakosha.
Konkurrenca me Berishën është diçka pozitive
sipas Strakoshës, ndërsa nuk ka hatër mbetje nëse luan apo jo. “Unë gjithmonë e
kam thënë, konkurrenca është pozitive. Njihem me Berishën prej 6 vitesh. Në
Kombëtare nuk ka rëndësi kush do luajë, rëndësi ka që ne të fitojmë. Kush luan
e ka trajneri në dorë”, ka thënë gardiani.
Futbollisti nuk e ka harruar ende incidentin
me ish-trajnerin Panucci, që e la jashtë ekipit pasi Strakosha humbi avionin,
ndërsa shprehet ‘shyqyr Zotit’ këtë herë erdha në kohë. “Shyqyr Zotit që kësaj
here erdha në kohë. Gjithçka perfekte. Ne kemi kualitetet, këtë gjë e kemi
treguar. Tani thjesht duhet të bëjmë një grup të fortë dhe të jemi gjithmonë
pozitivë. Vitin e kaluar humbëm grupin që kishim. Vetëm si grup mund të bëjmë
diçka të mirë. Po të kemi grupin, kemi shans të kualifikohemi”, ka thënë
Strakosha.
Në fund futbollisti ka folur dhe për
trajnerin Edy Reja, të cilin e njeh që në vitin e tij të parë te Lazio. Në këtë
drejtim, Strakosha shprehet se në skuadër duhet dhënë maksimumi ato 10 ditë që
ndodhen nën urdhrat e trajnerit. “Rejën e kam njohur vitin e parë kur isha te
Lacio. Unë shikoj që është pozitiv me ne. Për mua kjo është gjëja e
rëndësishme. Ne vijmë vetëm 10 ditë me ekipi Kombëtar dhe nuk mund të
ndryshojmë shumë gjëra. Çfarë kemi duhet ta japim në fushë. Për mua e bën mirë
punën. Këto 2 ndeshjet janë më të rëndësishme. Unë ndihem mirë dhe jam gati!
Prandaj jam këtu”, u shpreh Strakosha.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kleandro
Lleshi do të vijojë karrierën në nivele të larta në kampionatin spanjoll të
futbollit. Mesfushori që aktivizohet me ekipin e Leganes, në La Liga, është huazuar në ekipin e
Fuenlabrada në La Liga 2, aty ku do të luajë për një sezon dhe më pas do të
rikthehet tek ekipi i tij. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur këtë javë,
ndërsa futbollisti 19-vjeçar, ka firmosur dhe kontratën e re.
Kleandro Lleshi bëhet aktualisht i vetmi futbollist në moshën 19-vjeçare që ka një kontratë profesioniste me një nga klubet e Segunda Divizion (La Liga 2).
Kalimin në formë huazimi te futbollisti të kombëtares, e ka përshëndetur edhe një nga legjendat e futbollit brazilian, që është aktivizuar me Interin dhe Real Madrid, Roberto Carlo. Në një video mesazh, siguruar nga Realstory.al, ish-mbrojtësi i Realit, i uron suksese futbollisti të kombëtares shqiptare për firmën me klubin e ri.
“Përshëndetje Kelandro nga unë Roberto
Carlos. Të uroj shumë suksese dhe të përqafoj fort”, i shkruan ish-mbrojtësi i
majtë, që mbahet mend për gjuajtjet e tij spektakolare dhe të forta, ndërsa
tani vijon karrierën si trajner në nivel klubesh. Kleandro Lleshi është prej
disa sezonesh pjesë e Leganes në Spanjë, ku është aktivizuar kryesisht me
ekipin e dytë.
Paraqitjet e mira kanë bërë që futbollisti të grumbullohet disa në ekipin kombëtar U-21, ndërsa në qershor u thirr dhe nga Edy Reja në kombëtaren A. Ai shihet si një nga talentet e të ardhmes, pasi aktivizohet në qendër të mesfushës, pozicion që aktualisht në ekipin ynë kombëtar e vuan për shkak të ndërrimit të brezave.
Endri Çekiçi ishte një nga tifozët VIP mbrëmjen
e së martës në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Moldavi
ish-sulmuesi i ekipit tonë kombëtar U-21, që tashmë luan në Slloveni, duke i
uruar suksese kuqezinjve, u shpreh se shpreson të rikthehet sa më parë edhe në
ekipin kombëtar A.
“Natyrisht kam ardhur si tifoz dhe si të gjithë tifozët shpresojmë për fitore. Unë kam shumë besim që do rikthehem në kombëtare. Puna kryesore mbetet te unë, të vazhdoj me këto ritme dhe nëse vazhdoj kështu ftesa nuk do mungoj”, tha Çekiçi.
I pyetur nga “Realstory.al”, Çekiçi zbuloi se
nuk do të largohet nga Olimpija. Ai shprehet se ndihet mirë në Slloveni, ndërsa
pjesëmarrja në Europa League është një mundësi e mirë edhe për të tërhequr vëmendjen
e ekipeve ndërkombëtare.
“Për momentin do vijoj të luaj me Olimpijan. Besoj se ishte ana psikologjike. Ishin minutat që më mungonin në Kroaci. Drejtuesit më dhanë më shumë besim, trajneri i ri…synimi jonë është të futemi në grupet e Europa League. Nuk kam ndërmend të kthehem te Dinamo e Zagrebit. Synimi im është të vazhdoj me këto ritme, pasi besoj se po më ecën mirë aty”, përfundoi sulmuesi.
Kombëtarja U-21 e futbollit ka mbrritur në
Turqi, aty ku të premten pasdite (07.2019) do të luajë ndeshjen zyrtare ndaj kombëtares
turke të futbollit, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit evropian. Kuqezinjtë
e drejtuar nga Alban Bushi, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të
ndeshjes me Turqinë U-21.
Skuadra është e plotë, i gjithë grupi me 25
lojtarët e grumbulluar ka zhvilluar paraditen e të enjtes një analizë taktike
dhe në urdhërat e trajnerit Bushi kanë zbritur në fushën e stadiumit “Esenyurt
Necmi Kadıoğlu”.
Ndeshja do të zhvillohet të premten, në orën
19:30, në Stamboll. Shqipëria ndodhet në grup së bashku me Anglinë, Austrinë,
Kosovën dhe Andorrën. Pas ndeshjes me Turqinë, kuqezinjtë do të kthehen në
Tiranë për të zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Uellsin në 9
dhe 11 Qershor.
Sakaq, Shqipëria luan ndeshjen e kthimit ndaj
Turqisë, pasi në muajin mars të këtij viti, kuqezinjtë u mundën në Tiranë nga përfaqësuesja
e 21-vjeçarëve të Turqisë, ndërsa ka barazuar dhe një takim me Andorrën.
Nga Frankfurti ku kombëtarja
është duke vijuar pjesën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Islandës, këtë
të hënë kanë folur në konferencë për shtyp dy lojtarë të ekipit tonë kuqezi. Sulmuesi
Bekim Balaj dhe mbrojtësi Frederic Veseli kanë komentuar dy përballjet e radhës
për kualifikueset e Euro 2020.
“Çdo gjë po shkon mirë dhe po përgatitemi maksimalisht. Jemi të fokusuar dhe duam rezultate të mira në dy ndeshjet e ardhshme. Gjërat kanë ndryshuar, kemi një trajner i ri dhe metodë të re pune. Është e kuptueshme se në çdo ekip ndodh diçka e tillë kur ndërrohen trajneri. Jemi të gatshëm dhe duhet të bëjmë mirë”, ka thënë Bekim Balaj.
Frederic Veseli ka
folur për objektivat e ekipit në këto dy ndeshje, duke u shprehur se me gjashtë
pikë do të kënaqeshin, por kjo mbetet vetëm një dëshirë.
“Më 6 pikë në dy ndeshje do të ishim të kënaqur, kjo është e sigurt, por në futboll është e vështirë të fitosh në çdo ndeshje. Qëllimi ynë është të jemi të përqendruar në ndeshjen e parë, të bëjmë një paraqitje pozitive në ndeshjen e parë të trajnerit të ri, më pas të shohim. Sigurisht qëllimi është që të fitojmë”, tha Veseli.
Sekma e re që do të
përdor trajneri Reja, është ajo me tre mbrojtës, pesë mesfushor dhe dy sulmues,
për këtë Bekim Balaj shprehet se e rëndësishme është që skuadra të japë më të
mirën.
“Reja e ka hedhur si opsion skemën 3-5-2. Nuk kemi menduar vetëm këtë modul. Po shohim opsione dhe lojtarë të ndryshëm. E rëndësishme për ne është të japim më të mirën. Kemi luajtur me 1 sulmues, por misteri ka hedhur opsionin të luajmë me dy. Bashkëpunimi dhe mundësia për të shënuar do të jetë më e madhe. Ne jemi për interes të përbashkët, që të arrijmë maksimumin. Ardhja e Cikalleshit i bën mirë ekipit dhe na ndihmon për arritjen e objektivave”, ka thënë Balaj.
Mesfushori i kombëtares, Odise Roshi ka folur
në konferencë për shtyp nga Durrësi, aty ku ekipi ynë kombëtar është duke
zhvilluar grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare të muajit qershor. Roshi
rikthehet në ekipin kombëtar pas shumë muajsh mungesë, pasi kaloi një dëmtim që
e mbajti gjatë jashtë fushe. Në fjalën e tij, Odise Roshi u shpreh se skuadra është
shumë e përqëndruar, ndërsa shton se ekipi ka kualitet.
Ndeshja me Islandën – “Stërvitemi çdo ditë për sfidën me Islandën. Jemi shumë të përqëndruar. Kanë patur një ekip shumë të mirë dhe të fortë. Kanë kualitet dhe janë ofensive. Ndeshje e fortë direkte”.
Largimi i Panuccit – “Kemi të gjithë respekt për të. Nuk mund t’i hedhim poshtë trajnerët që kanë punuar me të. Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon përfekt”.
Problemet në skuadër – “Ne kemi bërë më të mirën gjithmonë për kombëtaren. Ne nuk duhet të merremi me atë që ka kaluar, por tek e ardhmja. Të merremi me Rejën dhe punën e tij”.
Grupi i lojtarëve- “Po provojmë grupin e lojtarëve. Ne po punojmë me shumë skema dhe them se kemi kualitet. Ne mund të fitojmë ndaj Islandës”.
Forma personale e Roshit – “Kam ardhur nga një dëmtim i gjatë. Kam punuar çdo ditë fort të vij në formë. Kam dy muaj që po luaj rregullisht. Ndihem mirë dhe jam pothuajse 100%. Shpresoj të luaj nga minuta e parë”.