Reja firmos për katër vite, kualifikimi në europian kusht i FSHF

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, thirri të hënën në një mbledhje të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të futbollit. Në mbledhje ishte dhe trajneri i ekipit A, Edy Reja.

Veç analizës së punës së ekipeve kombëtare, Reja ishte dhe për një arsye tjetër, rinovimin e kontratës. Ai konfirmoi se rinovimi ishte qëllimi kryesor i takimit të tij me Armand Dukën, por nuk tha nëse kishte firmosur, duke u shrpehur se “s`kemi nevojë për letra”.

Megjithatë, të hënën pasdite gjithçka është mbyllur. Duka dhe Reja kanë hedhur firmat në letra, ndërsa termat financiar nuk kanë ndryshuar. Reja do të jetë trajner i kombëtares edhe për katër vitet e ardhshme.

Balkanweb mëson se trajnerit i është vendosur objektiv kualifikimi në Europianin e ardhshëm, ndërsa për kualifikueset e botërorit nuk është vendosur asnjë objektiv.

Ndërkohë, trajnerit Edy Reja i është kërkuar gjithashtu të ketë nën monitorim edhe ekipet kombëtare të moshave. Kontrata e trajnerit Reja skadoi në 20 nëntor të këtij viti, pas përfundimit të eleminatoreve të Kampionatit Europian të 2020.

Video/ “Fantastike”, UEFA publikon pritjen e Berishës ndaj Giroud

Shqipëria u mund nga Franca disa ditë më parë në takimin e fundit kualifikues të Euro 2020. Megjithatë, rezultati 0-2 për “Gjelat”, mund të kishte qenë dhe më i thellë, nëse Etrit Berisha nuk do të kishte ndalur disa gjuajtje të lojtarëve miq.

Pikërisht, një nga pritjet e portierit të kombëtares në sfidën ndaj Ffrancës, është zgjedhur nga faqja zyrtare e UEFA-s, e cila e publikoi në rrjetet sociale.

Në një moment të lojës, sulmuesi francez, Giroud, u fut në zonën e portierit Kuq e Zi, dhe i vetëm me të, gjuajti drejt rrjetës.

Por, Berisha devijoi topin duke shmangur një gol të sigurt. Ndaj UEFA e përzgjedh këtë moment duke e ndarë me ndjeksit e saj në rrjetet sociale.

Ndërsa shkruan: “Pritje fantastike nga Etrit Berisha”, UEFA u kërkon ndjekësve në rrjetet sociale të vlerësojnë pritjen e portierit të kombëtares shqiptare.

Për më tepër ndiqni videon:

Etrit Berisha save! 🙌

Rate this save from 1⃣-🔟!🇦🇱 Fantastic stop by Etrit Berisha 🙌 #EURO2020

Gepostet von UEFA EURO 2020 am Donnerstag, 21. November 2019

Rama takon lojtarët Kuq e Zi, para stërvitjes në “Air Albania Stadium”

Kryeministri Edi Rama vizitoi kombëtaren e futbollit pak çaste përpara se kuqezinjtë të zhvillonin stërvitjen e parë zyrtare në stadiumin e ri kombëtar. Rama shoqërohej në vizitën e tij nga presidenti i FSHF Armand Duka.

Vizita e kryeministrit te futbollistët e kombëtares, vjen në prag të sfidës ndaj Francës, e cila mbyll kualifikueset e Euro 2020. Ndërkohë, për futbollistët e kombëtares, stërvitja e të shtunës në “Air Albania Stadium”, është hera e parë që ata prekin tapetin e blertë të këtij stadiumi.

Qeveria, FSHF, UEFA dhe një investitor privat, janë katër donatorët kryesorë të ndërtimit të impiantit modern me 21.690 vende, që do të ketë inaugurimin zyrtar të dielën në 17 nëntor.

Kujtojmë se të pranishëm në inaugurimin e këtij stadiumi do të jenë personalitete të futbollit botëror, presidenti i UEFA-s, drejtues federatash, si dhe shumë personalitete të sportit, politikës dhe jetës publike në vend.

Shqipëria modeste, sfidon “205 mln euro” të Anglisë

Pas kombëtares A, që u bërballë mbrëmjen e të enjtes me Andorrën në sfidën kualifikuese, të premten në mbrëmje një tjetër sfidë është rezervuar për kuqezinjtë. Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet me Anglinë, në sfidën eleminatore e vlefshme për Grupin 3.

Ndeshja në letër është shumë e vështirë për skuadrën tonë, pasi Anglia vjen në Shqipëri me shumë yje, talente që luajnë në ekipet e Premier League. Megjithatë, duket se të tilla ndeshje shërbejnë edhe si motivim për skuadrën tonë, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit. Aktualisht, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi ndodhen në vendin e katër me 5 pikë.

Shanset për kualifikim ekzistojnë, pavarësisht sesa e vështirë është. Shqipëria ndodhet në grup me Kosovën, Turqinë, Andorrën, Austrinë dhe Anglinë, këto dy të fundit janë dhe skuadrat që kryesojnë grupin me nga 9 pikë secila.

Kombëtarja U-21 e Anglisë vlen 205 milion euro, pasi në skuadër kanë yje që kushtojnë deri në 35 milion euro, si Reyan Sessegnon, që aktivizohet për Tottenham. Ndërsa kombëtarja U-21 e Shqipërisë kushton rreth 3.8 milion euro, shifër e papërfillshme, ose thënë ndryshe sa lojtari më pak i kushtueshëm i Anglisë U-21. Ndërkohë, Kosova U-21 do të përballet mbrëmjen e të premtes me Austrinë.

“Andorra më e rëndësishme se Franca”, Hysaj kërkon ndihmën e tifozëve

Kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Elseid Hysaj, doli në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Andorrën. I rikthyer në kombëtare pas mungesës në ndeshjet e tetorit, Hysaj u shpreh se kuqezinjtë janë të bashkuar.  “Jemi shumë të bashkuar dhe po shihet edhe nga jashtë. Jemi shumë mirë dhe me trajnerin e ri besimi është rritur më shumë për të bërë diçka të mirë”, tha mbrojtësi.

Dëmtimi kaloi, tani ndihet gati për të luajtur, ndërsa shpreson që në dy ndeshjet e mbetura në grup, skuadra kombëtare të marrë sa më shumë pikë. “Jam mirë sepse luajta në ndeshjen e fundit. Po mendojmë për Andorrën sepse është ndeshje e vështirë për ne sepse të gjithë. Gjithashtu po mendojmë për Francën dhe duam të marrim rekordin e pikëve”, tha Hysaj.

Franca është ekip i vështirë, thotë mbrojtësi i kombëtares, por jo i pamundur. “Franca është kampion bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë por do të kemi një dorë nga tifozeria. Unë luaj te Napoli dhe tifozeria mund të na japë një dorë të ngrohtë për të marrë pikë në dy ndeshjet”, shprehet Hysaj.

Vëmendja është përqëndruar te Franca, por për Elseid Hysajn ndeshja më e rëndësishme është ajo kundër Andorrës. “Sigurisht që të gjithë po flasin për Francën por ne e dimë që me Andorrën është më e rëndësishme se me Francën. Pas kësaj ndeshje do të shohim për Andorrën. Do të provojmë të sulmojmë dhe për të mos pësuar gol. Mbrojtësit tonë po luajnë titullar me skuadrat e tyre”, tha Hysaj.

Edy Reja në “hall”, moti i keq i prish planet

Moti i keq shkaktoi probleme në disa qarqe të vendit, duke përkeqësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë apo duke shkaktuar kufizime të energjisë elektrike në shumë fshatra. Por, stuhive të erës dhe shiut nuk i shpëtoi as kombëtarja e futbollit. Për shkakt të stuhisë, trajneri i kombëtares Edy Reja dhe stafi teknik kanë vendosur të anulojnë seancën stërvitore të së martës pasdite për shkak të erës dhe shiut.

“Seanca stërvitore e ditës së sotme, e planifikuar për në orën 15:00 nuk do të zhvillohet për shkak të kushteve atmosferike. Skuadra ka zhvilluar një seancë stërvitore të plotë në mëngjes, nga ora 10:00 deri në orën 12:15”, tha Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim. Kuqezinjtë do të qëndrojnë në ambientet e resortit ku janë grumbulluar në Durrës.

Kombëtarja do të përballet në dy ndeshjet e fundit të euro 2020 me Andorrën në “Elbasan Arena” dhe me Francën të dielën në “Air Albania Stadium”. Për ndeshjen e parë janë shitur diku te 2000 bileta, ndërsa për Francën janë shitur pothuajse të gjitha biletat. Të hënën FSHF i bëri thirrje tifozëve që të mbështesin kombëtaren edhe në takimin me Andorrën, jo vetëm për Francën.

Refuzoi dy kombëtare, Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

Florian Kamberi është futbollisti i grumbulluar rishtaz në kombëtare nga Edy Reja. Ai foli në konferencë për shtyp këtë të martë, ku së pari foli për arsyen pse vendosi të luante për Shqipërinë. “Çunat më kanë pritur shumë mirë, stërvitja ka ecur mirë. Kisha mundësi të shkoja në të tre kombëtaret, por për mua ishte e thjeshtë që të zgjidhja Shqipërinë se kisha më shumë interes nga ajo dhe më ka kontaktuar disa here mua, ndaj e kam zgjedhur”.

“I kam thënë të tre Federatave se si ka qenë situata. Unë dashur të stabilizohem në klub, të luaj në formacion një vit, u kam thënë që jam i hapur ndaj çdo zgjedhje. Shqipëria ka treguar më shumë interes dhe ka qenë e thjeshtë për mua të vendos për Shqipërinë”, tha Kamberi, që e kërkoi Kosova dhe Zvicra.

Më pas, talenti kuq e zi u shpreh se ndihet mirë me grupin e lojtarëve që janë në skuadër. Kamberi thotë se është gati të aktivizohet që në ndeshjen e parë. “Atmosfera këtu? Shumë e mirë, janë shumë djem të mirë, më kanë pritur mirë. I kuptoj të gjithë, stërvitjet janë mirë. Ekipi po luan mirë e shpresojmë të vazhdojmë kështu. Unë jam i gatshëm të luaj, jam në formë të mirë, jam shëndosh e mirë ndaj jam i gatshëm”.

“Pastaj ajo e dokumenteve nuk është në dorën time, janë njerëz të tjerë që merren me atë punë. Unë jam gati të zbres në fushë. Nuk kam folur ende me trajnerin Reja, do të flas më vonë. Personalisht kam qejf të luaj me 2 sulmues, në kombëtare luajmë 3-5-2 dhe kështu më ndihmojnë në fazën ofensive. Do ta shoh në ndeshjen e parë se si do të jetë, por besoj se do të shkojë mirë”, shtoi sulmuesi.

Andorra dhe Franca, Reja publikon listën

Trajneri i Kombëtares Edy Reja bëri publike listën me emrat e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit eleminatore të Euro 2020, Andorrën dhe Francën. Reja grumbullon për këto dy ndeshje plotë 26 lojtarë, ndërsa 8 të tjerë do të qëndrojnë të gatshëm. Në portë është thirrur Alban Hoxha, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Në mbrojtje rikthehet Elseid Hysaj, që mungoi në tetor për shkak të dëmtimit, ndërsa do të jenë gjithashtu Mihaj, Dermak, Veseli, Gjimshiti, Memolla dhe Lorenc Trashi. Emanuele Ndoj për shkak të dëmtimit nuk do të jetë i gatshëm për mesfushën, ndërsa rikthehet Xhaka, konfirmohen Bare, Memushaj, Gjasula, Qose, Ramadani e Lenjani dhe Lindon Selahin. Lojtari që refuzoi Kosovën, Florian Kamberi, që aktivizohet në Skoci me Hibernian, është risia e sulmit.

Ndërsa rikthehet Myrto Uzuni, ndërsa nuk mungojnë Bekim Balaj, Odise Roshi, Taulant Seferi dhe Rey Manaj. Ndërkohë, risi ka dhe në listën e pritjes. Për herë të parë, Edy Reja piketon talentin shqiptar të Chelsea në Londër, Armando Broja si dhe talentin Enis Çokaj, që aktivizohet me Lokomotiva Zagreb. Mungesat janë të shumta, si ajo e Sadikut, Kumbullës apo dhe Cikalleshit, të cilët janë të dëmtuar.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Etrit Berisha (Spal)

Alban Hoxha (Partizani)

Thomas Strakosha (Lacio)

Berat Gjimshiti (Atalanta)

Elseid Hysaj (Napoli)

Ardian Ismajli (Hajduku i Splitit)

Lorenc Trashi (Partizani)

Frederik Veseli (Empoli)

Enea Mihaj (Paok)

Kastriot Dermaku (Parma)

Hysen Memolla (Kokkolan)

Lindon Selahi (Tuente)

Taulant Xhaka (Bazel)

Keidi Bare (Malaga)

Emanuele Ndoj (Bresha)

Ledian Memushaj (Peskara)

Klauis Gjasula (Paderborn)

Kristi Qose ( Ruzembork)

Ylber Ramadani (Velje)

Ermir Lenjani (Sion)

Bekim Balaj (Sturm Grac)

Myrto Uzuni (Lokomotiva e Zagrebit)

Florian Kamberi (Hibernian)

Odise Roshi (Akhmat Grozni)

Rei Manaj (Albacete)

Taulant Seferi (Ksakaks)

Lojtarët e gatshëm:

Gentjan Selmani (Memen Spor)

Naser Alij (Honved)

Ergys Kaçe (Paoku)

Enis Çokaj (Lokomotiva e Zagrebit)

Xhakomo Vrioni (Çitadela)

Endri Çekiçi (Olimpija Ljubljana)

Ivan Balliu (Almeria)

Armando Broja (Çelsi

Reja, me kontratë të re para Andorrës e Francës?

“Tani duhet të ulemi për të folur me trajnerin Reja për projektin e së ardhmes”, tha ndër të tjera presidenti i FSHF-së Armand Duka pas fitores 4-0 të kombëtares ndaj Moldavisë. “Unë dëshiroj të vazhdoj punën këtu. Skuadra më jep sinjale pozitive për të vazhduar”, tha trajneri Edy Reja, para së njëjtës ndeshje. Deklaratat e dhëna në publik, tashmë janë futur në rrugën e bisedimeve zyrtare.

Një burim i Realstory.al pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, konfirmoi se trajneri i kuqezinjve, Edy Reja do të vijë në Shqipëri në datën 7 nëntor, që përkon dhe me nisjen e përgatitjeve të dy ndeshjeve të fundit të kombëtares, atë ndaj Andorrës në 14 dhe Francës në 17 nëntor.

Megjithatë, para këtyre dy ndeshjeve, pritet që kreu i FSHF-së Armand Duka dhe trajneri italian Edoardo Reja, të ulen e të diskutojnë projektin e ri Kuq e Zi. Palët pritet të diskutojnë rreth detajeve të kontratës për termat financiar, dhe kohëzgjatjen e saj. Trajneri Edy Reja është shprehur më herët se në jetën e tij kurrë nuk firmos kontratë më të gjatë se një sezon, ndaj mbetet për tu parë se si do të jetë ky bashkëpunim.

Ndërkohë, nga deklaratat publike të Presidentit të FSHF-së, pritet që bashkëpunimi me trajnerin Reja të përfshijë kualifikueset e Botërorit të vitit 2022, si dhe Nations League. Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Reja ndryshoi rrenjësisht ekipin tonë kombëtar. Reja debutoi në krye të stolit të kombëtares në qershor të këtij viti, në takimin ndaj Islandës ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin 1-0 në transfertë.

Më pas fitoi në Elbasan ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, ndërsa në shtator u mundëm nga Franca 4-1 dhe fituam ndaj Islandës 4-2. Në dy ndeshjet e fundit, kuqezinjtë treguan një përmirësim të dukshëm në lojë, pasi pavarësisht se u mundëm 1-0 për një gabim të portierit, skuadra bëri një ndeshje të mirë. Ndërsa në ndeshjen ndaj Moldavisë, Shqipëria shënoi katër gola duke fituar bindshëm, e njëkohësisht, duke treguar se grupi i krijuar është premtues për të ardhmen.

Derbi i “Shqiponjave”, Shpresat mundin Kosovën

Kombëtarja Shpresa fitoi përballjen kualifikuese ndaj Kosovës, luajtur të martën në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

“Vëllazërorja”, por me vlerën e tre pikëve është dominuar në mbajtjen e topit nga skuadra e Kosovës, por fati u buzëqeshi futbollistëve tanë, të cilët fituan me rezultatin 2-1. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

I pari erdhi në minutën e 76-të nga Shaqir Tafa ndërsa më pas ishte Mucolli në të 81` dyfishoi për kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi.

Megjithatë, në minutën e 90-të të sfidës, Baftiu ngushtoi shifrat në 2-1 për Kosovën, duke rihapur takimin.

Por, pavarësisht presionit të skuadrës Kosovare, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi rezistuan në minutat shtesë duke ruajtur avantazhin.

Tre pikët e ngjiin ekipin tonë në vendin e katërt të renditjes në Grupin 3 me 5 pikë, kur ka luajtur 5 ndeshje.

Ndërkohë, Kosova mban vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa, grupi kryesohet nga Austria në vendin e parë me 10 pikë ndërsa Anglia në vendin e dytë me 7 pikë.

Skip to toolbar