Cakaj: Konsujt e Nderit, disa thyen rekomandimet e institucioneve të sigurisë

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj bëri deklarata të forta në “Real Story” të mërkurën në mbrëmje. I pyetur nga gazetari Sokol Balla për reformën diplomatike, Cakaj u shpreh se janë larguar nga detyra diplomatë që ishin emëruar politikisht. Ndërkohë, ai përmendi rastin e Konsujve të Nderit, duke u shprehur se u larguan disa prej tyre, pasi nuk ishin zbatuar rekomandimet e institucioneve të sigurisë kombëtare. Thënë ndryshe, ndonëse ministri nuk e pohoi zyrtarisht, Shqipëria ka pasur konsuj nderi me rekorde kriminale apo që kanë bashkëpunuar me shërbime të inteligjencës të vendeve jo mike të Shqipërisë.

“Në funksion të organizimit te trupet diplomatike të Shqipërisë kemi marrë 3 masa. E para zgjerimi i numrit të diplomatëve të karrierës kështu që largimi që kanë ndodhur nga sistemi janë të emëruarve jashtë sistemit të emëruarve politikë. Nga të larguarit jashtë sistemit ka pasur njerëz me vlera. Por nga të larguarit jashtë sistemit ka pasur dhe njerëz me rekorde kriminale.  Një numër i Konsujve të Nderit ka qenë i emëruar në shpërputhje me rekomandimet e institucioneve të sigurisë”, shtoi Cakaj.

Gazetari Sokol Balla e pyeti Ministrin, nëse këta Konsuj Nderi ishin persona me rekorde kriminale, apo bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës të vendeve jo mike të Shqipërisë. Cakaj u përgjigj: “Nuk më takon mua të bëj kategorizime të tilla, por mund të them që aty ku ka pasur shpërdorime të rekomandimeve të institucioneve të Sigurisë ato raste janë anuluar dhe më nuk ekzistojnë”.

Skip to toolbar