Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon të përforcojë idenë e tij për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së tij në 20-vjetorin e operacionit “Shigjeta DO-2”, Thaçi theksoi se parlamenti i Kosovës deh ai i Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit si një shtet i përbashkët.
“E ardhmja e jonë e sigurt është në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por po krijohen rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, të nxirrnin deklaratat e nevojshme, të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët, pa kufij.” -tha Thaçi
Thaçi tha se për këtë bashkim ka dy ide, atë të bashkimit nën “ombrellën e Bashkimit Evropian” apo të bashkimit “nën ombrellën shqiptare” të dy vendeve në një territor të vetëm. Të njëjtën deklaratë Thaçi e bëri edhe në Has ku tha se “Kosova dhe Shqipëria, në një të ardhme të afër të do bashkohen”.
Vendosja e taksës 100 % nga kryeministri Haradinaj për produktet serbe dhe ato të Bosnjë Hercegovinës është kundërshtuar me forcë nga ndërkombëtarët dhe ka qenë edhe objekt debatesh të nxehta në politikën shqiptare.
Ndërsa Haradinaj duket të mos ndryshojë nga qëndrimi i tij, Bosnja dhe Serbia kanë vendosur t’i kundërpërgjigjen kësaj mase.
Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiç si dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike i Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviç i kanë dhënë afat Kosovës deri më 1 Korrik për të rishikuar edhe një herë vendimin e saj, datë e cila përkon me takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris. Të dy ministrat deklaruan se do të koordinojnë aktivitetet dhe do marrin masa të ashpra për të rritur presionin ndaj Kosovës për të shfuqizuar taksën.
Që pas vendosjes së taksës 100 % humbja në sektorin ekonomik për Serbinë dhe Bonjë Hercegovinën kanë qenë tepër të mëdha. Periudha 21 nëntori 2018 deri më 21 maj 2019, ka shënuar humbje për Serbinë me 189,5 milionë euro ose 80 % më pak mallra në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa Bosnja ka shënuar rënie të dërgimit të mallrave në Kosovë prej 97 % ose 27 milionë euro më pak.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anita, ka bujtur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Haradinaj ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet së bashku me homologun Zaev dhe bashkëshortet reskeptive, duke shkruar edhe një koment për darkën miqësore në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore.
“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka kërkuar Bashkimit Europian të ushtrojë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që Beogradi të mos ndërhyrjë në Kosovë përmes Listës Serbe. Veseli ka folur në një intervistë për ABC News, duke deklaruar se ndërhyrja e Serbisë në Kosovë është flagrante dhe që nuk ndihmon stabilitetin e Ballkanit.
“Influencës që domonstron Serbia në Kosovë, ky është shqetësim që do ta adresojmë te Bashkimi Evropian. Është ndërhyrje flagrante, dëmtuese që nuk është duke i ndihmuar stabilitetit në Ballkanit Perëndimor”.
Lidhur
me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh se qëndrimi
do të jetë në mbrojtje të sovranitetit territorial.
“Në një rezolutë të cilën e ka nxjerr OKB-ja përgjegjësinë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë e ka bartur te Bashkimi Evropian. Brukseli nuk është qendër vetëm e Belgjikës, por e gjithë BE-së. Qëndrimi do të jetë shumë i qartë në interes në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial”.
“Nuk është Kosova që i përcakton kushtet e dialogut, ku dhe si do të zhvillohen. Unë pres që BE-ja të ketë një involvim dhe kërkesë e jona është që SHBA-ja të jetë thellë dhe bindshëm në këtë proces”, ka thënë ndër të tjera Kadri Veseli.
Ish kancelari gjerman, Gerhard Schreder është përplasur me
presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me vendimin e NATO-s për të
bombarduar Serbinë gjatë luftës me Kosovën. Që të dy politikanët kanë qenë pjesëmarrës
në një konferencë në Beograd, ku Vuçiç e quajti të gabuar sulmin e NATO-s mbi
Serbinë.
“Do të ishte shumë
lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se sulmi i NATO’s ka qenë vendim i
keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, ka thënë Vuciç.
Ndërkaq ish-kancelari gjerman sqaroi se vendimi për të
sulmuar Serbinë u mor pasi u pa situata e rëndë në Kosovë.
“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të
marrim pjesë ose jo. Tjetër vendim i vështirë ka qenë të pranojmë ndërhyrjen në
Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë.
Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në
bombardime duke parë gjendjen në
Kosovë”, ka thënë Schreder në konferencë.
Protestat e këtij viti duket se nuk i kanë frikësuar
vizitorët e huaj, pasi sipas INSTAT Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë
nga të huajt, por njëkohësisht është rritur edhe numri i shqiptarëve që dalin
jashtë vendit. Shqetësimi për protestat është ngritur më parë nga operatorët
turistikë, të cilët janë shprehur se protestat e dhunshme të muajve të fundit
kanë shkaktuar shqetësim te turistët e huaj dhe disa prej tyre kanë anuluar
prenotimet. Megjithatë, kjo nuk vihet re në shifrat e INSTAT.
Sipas shifrave zyrtare, numri i shtetasve të
huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë të vitit 2019 është
1.105.087, duke u rritur me 7,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit
2018. Në katërmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të
shtetasve në Shqipëri janë Gjermania, e cila ka pasur rritje me 21.3%, Spanja
me 27%, SHBA me 28.3% dhe Zvicra, që ka pasur rritjen më të madhe me 29,5 %.
Ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova
me 6,4 %. Megjithatë, sipas shifrave të Kosovës, Shqipëria mbetet destinacioni
kryesor i turistëve nga Kosova, sidomos për pushimet verore, ku vërehet se ka
rritje të kërkesës nga ana e shtetasve të Kosovës. Ndërsa kërkesa për turizëm në
Shqipëri mbetet e qëndrueshme nga vendet e tjera fqinjë. Shtetasit nga Italia rezultojnë
8.9% më të shumë në numër se sa në katërmujorin e parë të vitit 2018.
Gjithashtu vizitorët nga Maqedonia u rritën me 7%. Polakët vijojë të kenë një
kërkesë të lartë edhe pse ende nuk është sezoni i plazhit. Në katërmujorin e
parë, numri i polakëve që vizituan Shqipërinë u rrit me 12%.
Nga ana tjetër, daljet e shtetasve shqiptarë
dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Prill 2019, janë 854.355, duke shënuar një
rritje me 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kurse daljet
vetëm për shtetasit shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill
2019, janë 469.788. Krahasuar me Prill 2018, ky numër është rritur 4,1 %.
Por, ndryshe
nga sa rezultojnë shifrat në rritje për të huajt që vizitojnë Shqipërinë, e
kundërta ndodh me shqiptarët, të cilët kanë rritur ndjeshëm numrin e daljeve nga
territori i vendit tonë në 4 mujorin e parë të vitit 2019. Sipas shifrave të
INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë në katërmujorin e parë është
1,719,591, duke u rritur 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më
parë. Megjithatë, sipas operatorëve turistikë, ky numër ka ardhur në rritje nga
viti në vit dhe mund të mos ketë ndikuar drejtpërdrejt klima politike në vend.
Kosova
ka publikuar listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës
kualifikuese të Euro 2020, që do të zhvillojë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Trajneri Bernard Challandes i ka besuar në shumicën prej tyre lojatarëve që ka
pasur dhe më herët në dispozicion.
Megjithatë,
në listën e publikuar nga trajneri i Kosovës, risi është emri i Florent Hadërgjonajt,
që vetëm pak javë më parë u pajis me pasaportën kosovare. 24-vjeçari luan në
rolin e mbrojtësit dhe aktivizohet me skuadrën e Huddersfield në Angli.
Tjetër
grumbullim surprizë është ai i Ibrahim Dresheviç, që luan në mbrojtje dhe
aktivizohet me Heerenveen. Ylldren Ibrahimaj do të jetë gjithashtu një nga alternativat
e Challandes për sulmin në dy ndeshjet zyrtare.
“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje. Stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00”.
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një
takim zëvendës kryeministrin e Kosovës Fatmir Limajn me të cilin ka biseduar për
forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Presidenti Meta shkruan se Kosova i
ka përmbushur të gjitha kriteret dhe meriton heqjen e vizave për në BE.
“Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin
e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje
ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më
tej bashkëpunimin midis vendeve tona.
Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të
pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.
Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e
regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha
kriteret.
Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të
Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon
sigurinë në rajonin tonë”, shkruan Meta.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim mbrëmjen e sotme me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kreu i shtetit ka publikuar në faqen e tij zyrtaren në Facebook një foto ku shfaqet me Kryeministrin e Kosovës në një ambient publik.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, shkruan Presidenti Meta në përshlrimin e fotos.
Publikimi i fotos vjen fill pas mbledhjes së sotme të grupit kordinues të punës mes dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, që kujdeset për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta midis dy qeverive.
Në mbledhjen e sotme u ngritën shumë spekulime, pasi ajo u drejtua nga Zëvendës Kryeministri shqiptar Erion Braçe dhe ai i Kosovës Fatmir Limaj, në mungesë të kryeministrave Rama dhe Haradinaj.
Por, po mbrëmjen e sotme, në “Real Story”, Fatmir Limaj u dha fund spekulimeve për mungesën e Ramës dhe Haradinajt në mbledhjen e sotme.
Limaj saktësoi se kjo nuk ishte mbledhje midis dy qeverive, por e grupit të punës që kujdeset për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët.
Pas publikimit të fotos nga kreu i shtetit shqiptar, të njëjtën gjë ka bërë dhe Kryeministri Haradinaj, i cili e shoqëron dhe me komentin: “Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, shkruan Haradinaj në postimin e tij.
Zëvendës Kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, i ftuar në emisionin “Real Story”, i pyetur nga gazetarët, ka komentuar çështjen e “korigjimit të kufirit” me Serbinë. Limaj shtoi se në Kosovë askush nuk ka tagrin për të diskutuar çështje që shkelin Kushtetutën e vendit.
“Askush në Kosovë nuk ka mandatin për të diskutuar çështje që janë në shkelje të Kushtetutës së vendit. Është votuar një dokument dhe duhet ti përmbahemi”, tha Limaj.
Më tej, Limaj shtoi se procesi i Dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i zhvilluar në Bruksel, ka dëmtuar itegrimin e serbëve të Kosovës.
“Unë dhe shumë njerëz në Kosovë mendojmë që procesi i Dialogut në Bruksel, ka dëmtuar dhe atë integrim që kishin serbët e Kosovës”, shtoi Fatmir Limaj.