Shpërfillja e dekretit nga KQZ, PD-LSI: Anëtarët e saj shpërdoruan detyrën

Nëkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos marrë në konsideratë dekretin e Ilir Metës. Vasili e cilëson këtë akt të KQZ si “puç institucional”. Sipas Vasilit, me aktin e kësaj të hëne, KQZ ka konsumuar vepër penale, duke përdorur edhe ironi për këtë.

KQZ e krimit të organizuar konsumoi veprën e rëndë të puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Anëtarët e rilindjes në KQZ u vetëngarkuan me përgjegjësi shumë të rëndë penale nga e cila nuk i shpëton dot as Edi Rama dhe askërkush. Meqë kanë zgjedhur të shkojnë në burg për Edi Ramën, udhë të mbarë”, shkruan Vasili.

Në sinkron me LSI-në, të paktën për nga koha, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në një koment në Facebook, Bardhi shkruan se vendimi i anëtarëve të KQZ është shpërdorim i turpshëm i detyrës.

Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ! Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie. Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ”, shkruan ndër të tjera Bardhi.  

KQZ injoron Metën: Jeta vazhdon! Zguri ikën, Biba: Dekreti është nul

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka cilësuar nul vendimin e Presidentit për çdekretimin e datës së zgjedhjeve, duke lënë vendin pa një datë të re zgjedhjesh. Vendimi për vijimin e fushatës elektorale dhe që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, duke injoruar vendimin e Presidentit Meta është marrë nga KQZ nën drejtimin e Denar Bibës, pasi Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka braktisur mbledhjen.

Fillimisht u lajmërua se mbledhja e KQZ do të mbahej në orën 12:00, ajo u shty me dy orë, për shkak se anëtarët e KQZ kërkuan të njihen më mirë me argumentet e dhëna nga Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Mbledhja ka nisur në orën 14:00, ku kryetari i KQZ Klemenet Zguri ka mbajtur fjalën e hapjes së mbledhjes, duke kërkuar nga kolegët e tij që të zbatojnë dekretin e presidentit, pa diskutim. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur, ndaj Zguri u largua nga mbledhja, ndërsa drejtimin e saj e mori zëvendëskryetari Denar Biba. “Kjo është situatë e pazakontë. Për mua dekreti i Presidentit është detyrues dhe duhet të respektojmë vullnetin e tij. Dekreti i presidentit nuk ka ndodhur që të vihet në diskutim. Nuk dua të futem nëse presidenti është apo jo në të drejtën e tij. Refuzoj ti futem brendisë, sepse nuk është detyra jonë. Duhet t`i bindemi dekretit të Presidentit. Unë nuk e gjej më vend të drejtoj këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta. Kështu që për të qenë i qetë vetë, unë jam i detyruar të çohem, ose kolegët e mi mund ta zhvillojmë mbledhjen”, u shpreh ndër të tjera Klement Zguri, para se të largohej nga mbledhja e KQZ.

Mbledhja e KQZ vijoi më tej nën drejtimin e nënkryetarit Denar Biba, i cili e cilësoi të pavlefshëm dekretin e ri të Presidentit, që shfuqizon dekretin e parë për zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Bibës, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të anulojë datën e zgjedhjeve dhe aq më tepër të lërë vendin pa një datë tjetër zgjedhjesh. Biba bëri thirrje që KQZ të vazhdojë punën për zgjedhjet e datës 30 qershor.

 “Me të marrë vesh ardhjen e dekretit ne vendosëm ta shtynim me dy orë për ta analizuar atë. nuk ka hierarki mes nesh dhe presidentit. Ne jemi organe të ndryshëm. Presidenti ka nxjerrë dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve “Zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor 2019”. Kodi zgjedhor detajon se data e zgjedhjeve përcaktohet nga presidenti i Republikës, zgjedhjet zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit. Sot vetëm 20 ditë para datës së zgjedhjeve presidenti vendos shfuqizimin e dekretit për anulimin  e zgjedhjeve. Ky dekret i dytë është një akt i pavlefshëm sipas kodit të procedurës civile. Praktikisht dekreti i sotëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë ku thuhet se organet publike ushtrojnë detyrat brenda kopetencave të tij. Nxjerrja e dekretit është brenda kopetencave të presidentit, por ai nuk mund të anulojë apo të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Pasi duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit Shqipëria është sot pa një datë zgjedhjesh. Duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh presidenti refuzon të përmbushë detyrimin që organi publik ia ka kaluar për ta ushtruar. Shfuqizimi i dekretit është një shkelje e hapur sepse lë vendin pa datë zgjedhjesh. Unë vlerësoj se KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve për 30 qershor”, tha Biba.

KQZ shqyrton dekretin e Metës, Klement Zguri braktis mbledhjen

Pas firmës që hodhi mbi dekretin e ri për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatim. Ndonëse, fillimisht u lajmërua se mbledhj e KQZ do të mbahej në orën 12:00, ajo u shty me dy orë, për shkak se anëtarët e KQZ kërkuan të njihen më mirë me argumentet e dhëna nga Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Mbledhja ka nisur në orën 14:00, ku kryetari i KQZ Klemenet Zguri ka mbajtur fjalën e hapjes së mbledhjes, duke kërkuar nga kolegët e tij që të zbatojnë dekretin e presidentit, pa diskutim. Miërpo, kjo nuk ka ndodhur, ndaj Zguri u largua nga mbledhja, ndërsa drejtimin e saj e mori zëvendëskryetari Denar Biba.

Kjo është situatë e pazakontë. Për mua dekreti i Presidentit është detyrues dhe duhet të respektojmë vullnetin e tij. Dekreti i presidentit nuk ka ndodhur që të vihet në diskutim. Nuk dua të futem nëse presidenti është apo jo në të drejtën e tij. Refuzoj ti futem brendisë, sepse nuk është detyra jonë”.

Duhet t`i bindemi dekretit të presidentit. Unë nuk e gjej më vend të drejtoj këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta. Kështu që për të qenë i qetë vete, unë jam i detyruar të çohem, ose kolegët e mi mund ta zhvillojmë mbledhjen”, u shpreh ndër të tjera Klement Zguri, para se të largohej nga mbledhja e KQZ.

Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ, Bindja Demokratike me kandidat në Berat

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e KQZ, që i ndalonte kandidimin partisë Bindja Demokratike të kandidatit Pavllo Shkarpa. KQZ rrëzoi më herët kërkesën e kandidatit të BD në Berat, pasi kishte gjetur parregullsi në regjistrimin e tij në gjendjen civile. Por Kolegji Zgjedhor e ka hedhur poshtë këtë argumentim, duke e cilësuar të pavlefshëm.

Tashmë edhe në bashkinë e beratit do të ketë dy kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Bindjes Demokratike, e cila shkruan: “Pas këtij vendimi në qytetin 2400 vjeçar pritet të ketë një garë të fortë dhe reale, mes përfaqësuesve të qeverisë dhe të opozitës”.

Vendimi është pritur shumë mirë në Berat, pasi zoti Shkarpa është personalitet shumë i njohur në atë qytet. Ai është prej vitesh kryetar i shoqatës “ANTIPATREA”, e cila ka zhvilluar shumë aktivitete për promovimin e kulturës dhe të vlerave të qytetit të Beratit”.

Përcaktohet renditja e partive politike, ja si duket fleta e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen përfundimtare të gjitha partive politike dhe koalicionet për Këshillat Bashkiak për zgjedhjet e 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit duke përcaktuar numrin rendor që do të ketë çdo subjekt zgjedhor në fletën e votimit, ku Partia Socialiste renditet e 30 në listën.

Fleta e votimit hapet nga Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, ndërsa Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit është renditur e 36.

Ja si do të duket fleta e votimit:

KQZ vendosi të miratojë edhe sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi. Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet duke shtuar 2-përqindëshin mbi numrin e zgjedhësve, gjithsej është 3.606.815 fletë votimi.

Zgjedhjet lokale, miratohen anëtarët e bordit të monitorimit të medias

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar anëtarët e bordit të monitorimit të medias gjatë fushatës zgjedhore në radio dhe televizionet e vendit.

Anëtarët e bordit të monitorimit të mediave janë Artan Cena, Bledar Lumani, Dardan Malaj, Ylli Pata dhe Maklen Misha.

Mbledhja e parë e Bordit do të zhvillohet në datën 29 maj 2019, në ambientet e selisë së Autoritetit të Mediave Audio-Vizive.

KQZ miraton modelin, kështu do te jetë fleta e votimit në 30 qershor

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka miratuar modelin se si do të duket fleta e votimit në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Po kështu KQZ ka miratuar edhe renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, për qarkun e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Fierit, Shkodrës, e Elbasanit.

Në Tiranë, në vend të parë në listë do të jetë Arben Skenderaj kandidat i BD dhe i dyti Erion Veliaj i PS-së.

Zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ miraton fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme përmbajtjen dhe rendin e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në shumicën e bashkive në garë janë vetëm kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërsa në disa prej tyre u shtohen edhe kandidatët e Bindjes Demokratike.

Sipas shortit të hedhur në KQZ, për Bashkinë e Tiranës vendin e parë do e mbajë kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderi, ndërsa vendin e dytë kryebashkiaku aktual Erion Veliaj.

Ndërsa në Bashkinë Durrës, me moskandidimin e Vangjush Dakos, PS ka zgjedhur të përfaqësohet me Valbona Sako, e cila do të jetë me nr. 2, ndërsa Bindja Demokratike përfaqësohet nga Valbona Sakollari, e cila do të jetë e para në listën e votimit.

Në Bashkinë Korçë kandidati Bindjes Demokratike, Leonard Olli do të mbajë nr. 1 në fletën e votimit, ndërsa Sotiraq Filo i PS renditet i dyti.

Në Bashkinë e Vlorës, përfaqësuesi i PS, Dritan Leli renditet i pari ndërsa Valbona Mezini e Bindjes Demokratike renditet e dyta në fletët e votimit.

Për Bashkitë Lushnje, Fier, Shkodër dhe Elbasan, fleta e votimit u miratua pa short vetëm me kandidatët përkatës të Partisë Socialiste.

KQZ rrëzon kërkesën e BD për regjistrimin e kandidates së Cërrikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike, që kishte ankimuar vendimin e KZAZ-së nr. 46, për mos regjistrimin e kandidates për kryetare të Bashkisë Cërrik, Merita Xhika, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 46.

Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 79, për mos regjistrimin e listës shumë emërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 27 maj.

KQZ shqyrtoi edhe projektvendimet: “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019” dhe “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ nr. 07, nr. 60, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Bindjes Demokratike i largohet edhe një tjetër kandidat

Kandidatët e partisë më të re në vend, Bindja Demokratike janë duke u tërhequr nga gara një e nga një. Pas largimit të kandidatëve të Bashkisë Çorovodë, Bashkisë Lezhë dhe Bashkisë Kavajë është shtuar në listën e të larguarve edhe kandidati për Bashkinë e Kamzës.

Ylber Gjeta ka paraqitur kërkesën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u tërhequr nga gara për kryetar në Bashkinë Kamëz.

Në deklaratën e tij drejtuar KQZ-së, Gjeta thotë se tërhiqet nga gara për arsye shëndetësore.

Skip to toolbar