Vritet në banesë çifti i shqiptarëve, autor dyshohet djali i tyre

Një çift shqiptarësh nga Kosova janë vrarë dy ditë pasi kishin ardhur për pushime nga Suedia dhe si autori i ngjarjes dyshohet se është djali i tyre.

Nuk dihen arsyet se pse djali i tyre A. Hadri, 35 vjeç, ka vrarë me armë zjarri prindërit Durim dhe Suada Hadri, por pas ngjarjes ai është larguar menjëherë nga Kosova.

Ngjarja makabre ndodhi ditën e mërkurë në Prizren, ku çifti i bashkëshortëve kishin ardhur para dy ditësh për pushime nga Suedia në vendlindje. Ato u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre me një plumb secili, ndërsa në vendin e ngjarjes ishin dy gëzhojat e plumbave dhe një pistoletë.

Prokuroria e Kosovës tha se i djali i tyre është larguar menjëherë nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Durrës, krim në familje, burri xheloz vret gruan me thikë

Krimi ka tronditur sërish në familjen shqiptare. Një bashkëshort vrasës i ka marrë jetën gruas së tij duke e qëlluar me thikë në zemër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Durrës.

Viktima, shtetasja Hazbije Kuka, 36 vjeç, ka ndërruar jetë në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve. Autori Adriatik Kuka, 40 vjeç, është larguar menjëherë me makinë pas kryerjes së krimit.

Adriatik Kuka vrau gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie të cilat kanë nisur pasi kjo e fundit ka nisur punë. Ngjarja ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar, ndërsa ka qenë po vetë autori që ka njoftuar vëllain e viktimës për krimin e kryer. Viktima u gjet e plagosur nga vëllai i saj, i cili e dërgoi menjëherë në spital, por nuk mund ti mbijetojë plagëve edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe familjarë të autorit, të cilët kanë konfirmuar se çifti kishte konflikte për shkak të xhelozisë.  

Policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar me makinë menjëherë pas kryerjes së krimit.

Vrasje e trefishtë në familje, autor një ish i dënuar

Prishtina ka përjetuar ditën e sotme një ngjarje tragjike, që rezultoi në vdekjen tre personave brenda një familje.

Një burrë ka vrarë gruan e tij, nusen e djalit dhe më pas veten, për shkaqe që nuk dihen ende.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mediat në Kosovë raportojnë se autori i krimit ka qenë i dënuar më parë nga drejtësia.

Skip to toolbar