Janë të pabanueshme, emergjencat në Lezhë: Jo të gjithë pallatet do shemben

Tërmeti shkaktoi pasoja të mëdha në disa zona të vendit. Një nga më të prekurit është dhe qarku i Lezhës. Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për Qarkun Lezhë, Etjen Xhafaj tha të dielën se vijon puna për inspektimin e godinave të prekura nga tërmeti. Ai u bëri thirrje qytetarëve, që sipas tij janë duke boshatisur apartamentetet duke marrë mobiljet, që të mos nxitohen. Sipas Xhafajt, jo të gjithë pallatet që janë shpallur të pabanueshëm do të shemben.

“Jemi këtu sot për të raportuar edhe njëherë ecurinë e ditës nga Qendra Operacionale e Shtabit të Emergjencave Civile në qarkun e Lezhës. Së pari, duam të tërheqim vëmendjen e të gjithë qytetarëve, të cilët janë duke lëvizur të gjithë pajisjet e tyre apo orenditë nga pallatet. Jo të gjithë pallatet të cilët janë përcaktuar si të pabanueshëm, do të shemben”, tha ai.

Këto pallate do t`i nënshtrohen një procesi të dytë rivlerësimi dhe për të vendosur më pas edhe ndërhyrjen për rikonstruksion. Ai tha se ka raste që do të ndërhyet edhe strukturalisht.

“Pra, do të ketë një proces të dytë rivlerësimi, gjatë të cilit do të vlerësohet edhe ndërhyrja e mundshme. Ka raste ku do të ndërhyhet strukturalisht, për gjithë të tjerat do të ketë një vendim specifik nga këshillat bashkiakë të të tre bashkive për të specifikuar atë që do të ndodhë. Dhe pastaj do të mundësohet edhe afrimi me këto godina i qytetarëve, të shoqëruar nga Policia dhe instancat e tjera ligjore dhe shtetërore për të mundësuar tërheqjen e orendive dhe mjeteve të tyre”.

Xhafaj shtoi se procesi i vlerësimit në terren vijon, ndërsa tha se Këshilli Bashkiak i Lezhës do të marri vendimin për dhënien e bonusit të qirave për të pastrehët.

“Sot ka vijuar vlerësimi dhe ricertifikimi i sigurisë së godinave masive në terren me 6 grupe nga Kosova. Nesër do të ketë një trajnim dhe një rishpërndarje të re të grupeve të vlerësimit nga të treja bashkitë në territor. Gjithashtu është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Lezhë për të vijuar me bonusin e qerave për qytetarët e Lezhës. Nesër do të ketë mbledhje të Këshillave Bashkiakë, si nga Këshilli Bashkiak i bashkisë Kurbin ashtu dhe nga Këshilli Bashkiak i Mirditës për të marrë vendime në lidhje me këto”.

Në fund ai foli edhe për situatën e godinave publike. Etjen Xhafaj u shpreh se të dielën është evakuar një pjesë e spitalit të Laçit në drejtim të spitalit të Lezhës. Sipas tij, në këtë qytet është shtuar shërbimi ambulator ndërsa janë mbajtur hapur shërbimet e emergjencës.

“Gjithashtu, Këshilli Bashkiak i bashkisë Kurbin do të shqyrtojë edhe njëherë situatën në lidhje me pallatet e dëmtuara. Sa u përket institucioneve publike dhe shërbimeve, sot është bërë evakuimi i një pjese të spitalit të Laçit, në bashkinë Kurbin, në drejtim të spitalit të Lezhës. Kemi reaguar menjëherë duke shtuar shërbimet ambulatore dhe gjithashtu duke mbajtur të hapur në qytetin e Laçit shërbimet e emergjencës. Është shumë e rëndësishme që të kemi mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin si me grupet e vlerësimit, ashtu edhe me ekipin tjetër të të gjithë ndihmës shtetërore dhe të Shtabit të Emergjencave Civile. Faleminderit!”, tha ndër të tjera Etjen Xhafaj.

Drogë në makinë, 61-vjeçari rrezikon jetën e policëve gjatë arratisjes

Një 61-vjeçar u arrestua pasi u kap me 68 kg lëndë narkotike, si dhe rrezikoi jetën e policisë gjatë aksionit të tij të arratisjes.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku efektivët i kanë bërë shenjë makinës që drejtohej nga 61-vjeçari të hap krahun për kontroll.  61-vjeçari me iniciale Z. B., nuk i është bindur urdhrit dhe ka rritur shpejtësinë për t’u larguar duke rrezikuar jetën e policëve, të cilët kishin dalë para makinës së tij për të ndaluar.

61-vjeçari është larguar me shpejtësi në drejtim të Shëngjinit, ndërsa policia është vënë në ndjekje duke e ndaluar në Ishull-Shëngjin.

Gjatë kontrollit në mjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar 68 kg lëndë narkotike duke bërë arrestimin e tij.

U kap me drogë në makinë, pranga të riut në Lezhë

Një 22-vjeçar ra në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinën e tij. Mjeti i të riut tip “Benz” u ndalua gjatë një kontrolli rutinë nga policia, ku u zbulua dhe lënda narkotike.

22-vjeçari me iniciale Xh.F., pasi ndaloi nuk pranoi që t’i kontrollohej makina duke u munduar të bindte policët se në të nuk kishte asgjë dhe ta linin të kalonte. Kjo metodë nuk ka funksionuar, pasi efektivët vijuan kontrollin dhe zbuluan një sasi prej 2.3 kg dorgj kanabis sativa të fshehur në sedijen e prapme të mjetit.

Kontrolli dhe arrestimi i 22-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Kreshta 2” në vendin e quajtur “Rruga e koduar” në Lezhë.

Lezhë, përplaset për vdekje këmbësori

Një këmbësor përplaset për vdekje nga një makinë. Viktimë e aksidentit ka mbetur 29-vjeçari Fatmir Pervataj. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në Lezhë. I riu humbi jetën gjatë transportit për në spitalin e qytetit.

Në lidhje me ngjarjen shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari me iniciale E.M., për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga i riu në aksion Lezhë – Shëngjin, por hetimet ende vazhdojnë.

Plagosja në Lezhë, për një gërvishtje makine

Një gërvishtje makine në mënyrë aksidentale shkaktoi një sherr mes dy personave, që më pas përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit. 27-vjeçatri Saimir Nikolla mbeti i plagosur në këmbë me dy plumba, pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 të së shtunës, në afërsi të tregut të qytetit të Lezhës.

27-vjeçari i plagosur dhe autori, gjatë shkëmbimit u fërkuan me automjetet e tyre, ku lindi dhe sherri, pasi u gërvishtën makinat. Pas debatit, autori morri pistoletën dhe qëlloi dy herë në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur në këmbë nga një distancë 700 metrash. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar të tjetër edhe pse zona ishte e populluar me njerëz. Sipas hetimeve, policia nuk përjashton mundësinë që mes dy të rinjve të ketë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe pas marrjes së ndihmës së parë u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.

Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Gjithashtu, u shoqëruan në komisariat disa persona, të cilët u morën në pyetje rreth ngjarjes.

Aksident, në Lezhë e Dibër, një grua në gjendje kritike

Mbrëmjen e të shtunës, dy mjetet janë aksidentuar në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, në afërsi të Shupenzës. Mësohet se dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, raportohet se janë plagosur dy persona, një në gjendje të rëndë.

Konkretisht, një grua, identitetiteti dhe mosha e të cilës ende nuk dihet, ka mbetur e plagosur rëndë. Për këtë arsye, mësohet se gruaja do të transportohet drejt Tiranës për të marrë shërbim të specializuar mjekësor në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, pas aksidentit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të tij. Policia, gjithashtu, ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin.  Ndërkohë,  pak minuta pas aksidentit në Bulqizë, një tjetër ka ndodhur në Lezhë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në Lezhë, ku një mjet tip Fuoristradë, ka përplasur këmbësorin, i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës në fshatin Barbulloj e Re.

Ndërkohë, ende nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të personit të aksidentuar. Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Personat në kërkim, policia “kreh” Lezhën, 4 në pranga

Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në të gjithë territorin e Lezhës për të arrestuar personat në kërkim si dhe ata që qarkullojnë me armë zjarri. Si rezultat kanë arrestuar 4 persona, mes tyre një 23-vjeçar të dënuar me 20 vite burg në Itali.

Në pranga ka rënë Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Ky i fundit është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Monzas në Itali, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Po ashtu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë në vijim të këtij personi. Njëri prej tyre u arrestua pasi  qarkullonte me armë zjarri në brez, si dhe u procedua një tjetër në fushën e narkotikëve.

U kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim kombëtar E.N., 22 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.

Detajet, përplasja me armë në Lezhë, mes pronarëve të bizneseve

Përplasja me armë zjarri, ndodhur mbrëmjen e të martës në qytetin e Lezhës, ka si motiv konfliktet e biznesit. Dy të përfshirët në ngjarje, Ardian Kola dhe Aleksandër Dedgjonaj njiheshin me njëri-tjetrin pasi kishin bizneset e tyre pranë, dhe kjo sipas policisë, mendohet të ketë qenë edhe burimi i konfliktit të tyre që degjeneroi deri  në përdorimin e armëve të zjarrit.

Konflikti nisi fillimisht me përplasje fizike mes tyre dhe më pas Aleksandër Dedgjonaj ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në këmbë Ardian Kolën. Pas plagosjes, autori është larguar nga vendi i  ngjarjes me makinën e tij.

37-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa gjendja e tij nuk është kritike, pasi fatmirësisht ka marrë plagë të lehta.

Autori i ngjarjes, Aleksandër Dedgjonaj, ka në pronësinë e tij një dyqan celularësh, ndërsa i plagosuri ka një biznes që jep makina me qira. Dyshohet se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Ardian Kola ka shkuar në dyqanin e Aleksandër Dedgjonaj për të blerë një karikues telefoni, por kur ka konstatuar që nuk punonte ka shkuar për t’ia kthyer. Më pas ato janë konfliktuar fizikisht, ku Dedgjonaj ka përdorur edhe armën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili ndodhet ende në arrati.

Lezhë, plagos të riun me armë zjarri, policia në ndjekje të autorit

Një person është qëlluar me armë zjarri pranë katedrales në Lezhë, mbrëmjen e të martës. I plagosuri shtetasi Ardian Kola, 37 vjeç, ka marrë plagë të lehta në këmbë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi A. Dedgjonaj. Autori ka qëlluar me armë nga makina e tij 37-vjeçarin dhe më pas është larguar.

Sipas policisë autori dhe i plagosuri kanë pasur njohje mes tyre, pasi kanë bizneset pranë njëri-tjetrit. Shkak i plagosjes dyshohet nga një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar me makinën e tij.

Rama ‘shkrin’ drejtorët e Shkodrës, të mërkurën caktohet pasuesi i Pjetrit

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë fund pushimeve zyrtarisht. Pas refuzimit të mandatit si kryebashkiak i Shkodrës nga Valdrin Pjetri, Rama e ka nisur punën me një takim me strukturat e Partisë Socialiste të qarqeve veriore të vendit.  Takimi është mbajtur të martën rreth mesditës në Shëngjin të Lezhës, aty ku mësohet se Rama ka takuar drejtuesit e qarqeve veriore të vendit. Sipas raportimeve, mësohet se shefi i qeverisë është ndalur  kryesisht te puna e kryebashkiakëve të rinj, që kanë nisur punën pas betimit dhe futjes në zyrë.

Rama u ka përsëritur kryebashkiakëve të rinj që të mos “largojnë njerëzit nga puna”, ndërsa nuk dihet ende se çfarë është diskutuar për drejtimin e Shkodrës, pas largimit të Valdrin Pjetrit. Gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën në Lezhë, Rama, sipas Report Tv, ka dhënë urdhër që drejtuesit rajonal të institucioneve në Shkodër, do të shkarkohen të gjithë nga detyra. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi. Megjithatë, mësohet se të mërkurën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim pasdite me drejtuesit e institucioneve rajonale në Shkodër, ndërsa më pas do të ketë një mbledhje kryesie për të caktuar drejtuesin politik të këtij qarku.

Pak ditë më parë, Realstory.al publikoi një dokument të mbledhjes së Kryesisë së Partisë së Shkodrës, ku shfaqej pakënaqësia e socialistëve të këtij qyteti, jo vetëm me kandidaturën e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak, por edhe me emra të tjetër të propozuar, siç ishte rasti i kryetares së re të këshillit bashkiak.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, Rama mori drejtimin politik të katër qarqeve të veriut të vendit, Taulant Balla ato të Shqipërisë së mesme, ndërsa Gramoz Ruçi në jug të vendit.  Ky takim i Edi Ramës me drejtuesit e qarqeve të veriut të vendit, vjen në një moment kur opozita ka sulmuar disa të zgjedhur vendor, që sipas saj, kanë dosje të hapura me drejtësinë brenda dhe jashtë vendit.  

Skip to toolbar