Aksident, në Lezhë e Dibër, një grua në gjendje kritike

AKTUALITET


Mbrëmjen e të shtunës, dy mjetet janë aksidentuar në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, në afërsi të Shupenzës. Mësohet se dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, raportohet se janë plagosur dy persona, një në gjendje të rëndë.

Konkretisht, një grua, identitetiteti dhe mosha e të cilës ende nuk dihet, ka mbetur e plagosur rëndë. Për këtë arsye, mësohet se gruaja do të transportohet drejt Tiranës për të marrë shërbim të specializuar mjekësor në Spitalin e Traumës.


Ndërkohë, pas aksidentit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të tij. Policia, gjithashtu, ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin.  Ndërkohë,  pak minuta pas aksidentit në Bulqizë, një tjetër ka ndodhur në Lezhë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në Lezhë, ku një mjet tip Fuoristradë, ka përplasur këmbësorin, i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës në fshatin Barbulloj e Re.

Ndërkohë, ende nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të personit të aksidentuar. Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.




Skip to toolbar