Aahtu siç ishte paralajmëruar, Manchester City ka triumfuar ndaj Watford në finalen e FA Cup, duke realizuar tripletën me tre trofe këtë sezon. Pasi fitoi Carabao Cup, Premier League, skuadra e Pep Guardiolës ka arritur të fitojë dhe trofeun e tretë të rëndësishëm të futbollit në Angli.
Skuadra e Cityt arriti të fitonte me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Watford në Wembley, duke mos pasur aspak vështirësi në shkrimin e historisë. Edhe pse Watford i bëri një nisje të mirë ndeshjes, ishte City që mori shumë shpejt frenat e lojës në dorë.
David Silva realizoi golin e parë për Cityn në minutën e 26′, ndërsa pak më vonë ka dyfishuar Sterling. Kevin de Bruyne ka shënuar golin e tretë për City-n pas pushimit të pjesës së parë, ndërsa Gabriel Jesus ka katërfishuar pas belgut.
Dy golat e fundit të takimit i ka shënuar Raheem Sterling nga shumë pranë portës duke turpëruar akoma më shumë londinezët e Watford. Me tripletën e sotme Manchester City futet në histori, duke realizuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon në Angli.
Kevin De Bruyne nuk ndjen keqardhje
për Liverpoolin, pasi Manchester City triumfoi në Premier League me një pikë më
shumë se të besuarit e Jurgen Klopp. City arriti të fitonte 14 ndeshjet e
fundit në kampionat, duke mposhtur Reds me vetëm një pikë diferencë në luftën për
titull.
Mesfushori belg i “Qytetarëve” ka folur në prag të ndeshjes finale të FA Cup ndaj Watford, duke komentuar ndër të tjera edhe luftën e titullit me Liverpool. “Ishte një përpjekje e jashtëzakonshme, por në fund kjo do të thotë se ne ishim më të mirë se ata”, ka thënë De Bruyne.
“Nuk më vjen keq për ta, sepse nuk mendoj se ata do të ndjeheshin keq për ne. Nuk besoj se askush nuk dihet keq për mënyrën se si ne u larguam nga lufta në Champions League. E di si dihen ata, sepse janë të zhgënjyer. Por kështu do të ishim dhe ne nëse nuk do fitonim”.
“Ne jemi rivalë, kjo ka qenë një betejë e madhe. Unë i kuptoj se çfarë ndiejnë, por të ndihem keq për ta, ndoshta është e tepërt”, ka thënë ndër të tjera De Bruyne.
Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja finale e FA Cup, një
nga tre trofet më të rëndësishëm të futbollit në Angli. Në këtë finale do të përballet Manchester City
dhe Watford, dy ekipe që kanë diferenca të mëdha mes tyre.
Kampionët në fuqi të Premier League do të synonë të marrin një tjetër trofe të rëndësishëm sonte, duke kompletuar “tripletën” e trofeve në ishull. Megjithatë, gjithçka mund të ndodh, teksa festa e sotme do të jetë ndryshe nga të tjerat.
Pak javë më parë, Federata Angleze e Futbollit vendosi një
rregull të ri për ekipet që fitojnë një trofe të rëndësishëm. Gjatë momentit që
do të grihet lart trofeu nga kapiteni i skuadrës, nuk do të përdoret shampanjë
për të festuar.
Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që ky rregull të
zbatohet duke pasur më shumë respekt për lojtarët myslimanë, që nuk konsumojnë
alokol. Do të jetë finalja e sotme e cila do të ndryshojë historinë e festës së
ekipit fitues të një trofeu në futbollin anglez.
Sezonin e ardhshëm është menduar që festat të organizohen të
gjitha me pije dhe spumante, që nuk kanë përmbajtje alkoli. Në Angli, sipas
mediave ka ndodhur shpesh që lojtarët e besimit islam, kanë shmangur festat e
fitores së trofeve me ekipet e tyre.
Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e FC Cup në Angli, ku Manchester City do të përballhet me Watford. Skuadra e Pep Guardiolës do të synojë të vendos një rekord historik, duke fituar “tripletën” e trofeve në ishull.
Pas suksesit në kampionat, ku City
u shpall kampion i Anglisë me vetëm një pikë më shumë se Liverpool dhe fitoren
e Kupës së Ligës, Pep Guardiola do të synojë edhe trofeun e FC Cup.
Wtford do të tentojë ta ndal Manchester Cityn sonte në mbrëmje, duke i dhënë mudësinë skuadrës së Pep Guardiolës të shijojë fitoren e dy trofeve të tjerë. Nëse City nuk fiton FA Cup sonte, ekipi i Guardiolës do të bëhej skuadra e katërt që fiton dy garat kryesore të futbollit në Angli në një sezon.
Kjo do të ndodhte pas Arsenalit, që
fitoi në sezonin 1992-93, Liverpool në 2000-01 dhe Chelsea në 2006-07.
“Nëse fitojmë nesër, sezoni është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp. “Nëse nuk mendojmë se ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe po të kishim humbur Premierligën me një pikë, përpjekja do të ishte e njëjtë”.
“Lojtarët e mi ka pasur shumë mbështetje nga tifozët tanë. Do të ishte e pabesueshme nëse do të fitonim katër tituj në një sezon. Është një finale dhe shpresojmë se që ne të festojmë”, ka thënë ndër të tjera një ditë më parë në konferencën për shtyp trajnerin i Cityt.
Manchester City festoi titullin e radhës kampion në Premier League dy ditë më parë. Por në fillim të kësaj jave, klubi anglez u trondit nga një lajm që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare.
New York Times publikoi një artikull ku thuhej se Manchester City rrezikonte pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi UEFA pritet ta dënojë klubin me një vit përjashtim nga kompeticionet europiane për shkak të shkeljeve të “Fair Play” Fianciar.
Mirëpo, sot, me anë të një reagimi zyrtar, klubi i Manchester Cityt ka përgënjeshtruar gjithçka, duke u shprehur se ata, klubi, janë duke bashkëpunuar me Trupën e Kontrollit të Financave të Klubeve.
“Raporti i New York Times, duke cituar “njerëzit që njihen me rastin”, është jashtëzakonisht shqetësues. Implikimet janë që ose besimi i mirë i Manchester City në CFCB IC është i gabuar ose procesi ICCB CF po keqinterpretohet nga individë që synojnë dëmtimin e reputacionit të klubit dhe interesave të tij komerciale. Ose të dyja”.
“Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme, dhe një dëshmi gjithëpërfshirëse e këtij fakti i është dhënë ICCB CB”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Manchester City.
Të dielën në orën 16:00 do të luhet beteja e fundit në Premier League, nga ku do të vendoset se kush do të jetë fituesi i kampionatit, me Liverpool dhe Manchester Cityn që i ndajnë një pikë mes tyre në këtë betejë dhe nesër kanë përballje relativisht të lehta.
“The Reds” do të përballen me Wolves, që nuk pretendon më asgjë për këtë sezon, ndërsa “Cityzens” do të përballet me Brighton, që në ndeshjet e fundit ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha.
Jurgen Klopp ka folur për mediat para përballjes së fundit në Premier League, ku vendoset dhe fati i titullit. I pyetur rreth një komenti për City-n e sezonit të ardhshëm, Klopp është shprehur: “Ata ndoshta nuk do të jenë më jeq vitin e ardhshëm, as ne nuk do të jemi më keq. Por rivalët e tjerë do të kthehen më të fuqishëm”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Dallimi kryesor midis nesh, City-t dhe katër ekipeve të tjeta nuk është cilësia, por përqëndrimi”, – tha Klopp – “Përputhshmëria është diçka për të cilën duhet të punosh, ndërsa cilësia do të rritet te klubet e tjera. Ne duhet të sigurohemi të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe të bëjmë gjërat e duhura, kështu do të kemi të ardhme pozitive”, është shprehur trajneri i Liverpool.
Nëse City shpallet kampion nesër, Jurgen Klopp do t’i shpreh urimet rivalit të tij Pep Guardiola, teksa tregon se “Qytetarët” kanë bërë një sezon mbresëlënës. “Urimet për një sezon të pabesueshëm, sigurisht që është mbresëlënëse. Ata janë të impresionuar nga ne, ne jemi gjithashtu të impresionuar prej tyre”, tha Klopp.
Në fund Jurgen Klopp ka folur dhe për takimet e ditës së nesërme, të cilat janë parashikuar të luhen në të njëjtin orar. “Ne donim të kualifikoheshim në finalen e Champions League dhe ta fitojmë atë. Por fillimisht duhet të shohim se çfarë do të bëjë Brighton në kampionat. Të gjithë mendojnë se ne do ta mundim Wolves, kjo duket si 100 % e sigurt ashtu siç duket dhe që City do fitojë ndaj Brighton”.
“Por unë mendoj se ata (Beighton) treguan një reagim të habitshëm ndaj Arsenal. Kjo është mbresëlënëse dhe tani pa ndonjë presion, Brighton është në gjendje të luajë futboll të mirë. Ata e dinë se kundër “Qytetarëve” do të duhet të mbrojnë shumë”.
“Ky është futbolli, asgjë nuk është e sigurt, por unë nuk mendoj për të. E vetmja gjë për të cilën po mendoj është ajo që mund të bëjmë kundër Wolves”, ka përfunduar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
Ndeshja e fundit e Premier League do të vendos dhe fatet e titullit kampion për këtë sezon, megjithëse, Manchester City duket gjithmonë e më pranë fitores së kampionatit.
Të besuarit e Pep Guardiolës kanë fituar ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Leicester me rezultatin 1-0, duke marrë tre pikë që e rikthejnë Cityn në vendin e parë të renditjes me një pikë më shumë se Liverpool.
Një gol i Vincent Kompany e fut atë në historinë e Manchester Cityt, pasi nëse ndeshja do ishte mbyllur në barazim gjërat komplikoheshin për “Qytetarët”.
Futbollisti belg ka realizuar një gol të bukur nga 25 metra, duke i dhënë Cityt golin e avantazhit dhe të fitores. Ndërsa për vetë Kompany kjo ishte goditja e parë e tij nga distanca pas më shumë se gjashtë vjetësh.
Manchester City nuk ndalet në merkato dhe duket se vera ka ardhur më herët për Pep Guardiolën. Sky Sport raporton se City është duke mbyllur një marrëveshje me mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandez.
Nga sa raportohet, ky transferim pritet të kryhet për rreth 50-60 milionë euro. 24-vjeçari, që ka luajtur me Kombëtaren e Portugalisë, shihet si pasardhësi i Fernandinho, që është në vitin e fundit të kontratës së tij.
Fernandez është një nga talentet më të mira të Portugalisë në sezonet e fundit, i cili ka qenë dhe në fokusin e Atletico Madridi dhe West Ham sezonin e shkuar.
Fernandez ka luajtur 84 ndeshje në nivele të larta, ku ai ka shënuar 37 gola, përfshi dhe periudhat e huazimit në klube të tjera.
Liverpool ka mundur Newcastel 3-2 dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë në Premier League, duke shpresuar në një hap fals të Manchester Cityt, që luan të hënën ndaj Leicester.
Nuk ka qenë aspak një ndeshje e lehtë për “The Reds”, jo vetëm se fituan me vështirësi, por edhe sepse Mohamed Salah rrezikon të mos luajë më, pasi la fushën i dëmtuar nga një përplasje që pati me portierin kundërshtar.
Virgil van Djik kaloi Liverpool në avantazh në fillim, por më pas erdhi reagimi i shpejt i vendasve të cilët barazuan me Atsu. Megjithatë, Salah i rikthen në avantazh të tijët gjatë pjesës së parë.
Pas nisjes së pjesës së dytë, vendasit vendosin përsëri barazpeshën me Salomon Rondon. Në minutën e 86’ të takimit krosi i Xherdan Shaqirit gjeti kokën e Origit në zemër të zonës me topin që përfundoi në rrjetë pasi u devijua edhe nga mbrojtësi Lascelles.
Titulli kampion do të diskutohet deri në javën e fundit në Angli, mes Manchester Cityt dhe Liverpool, dy ekipet që po rivalizojnë këtë sezon në Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolës luajti kundër Burnleyt këtë pasdite, duke fituar minimalisht me rezultatin 1-0, me tre pikët që e rikthejnë në krye skuadrën e City-t.
Nuk ka qenë aspak e lehtë për Manchester Cityn të marrë tre pikët, ndonëse ka kontrolluar lojën gjatë gjithë lojës.
Një gjuajtje e Sergio Agueros në minutën e 63′ kalon vijën fatale, megjithëse fillimisht u mendua se topi ishte larguar nga mbrojtësit vendas. Mirëpo “Goal Line Tecnology” ka ardhur në ndihmë duke konfirmuar golin.
Ky gol i dha tre pikë shumë të rëndësishme Cityt, ndërsa Aguero vendos një rekord personal, pasi bëhet lojtari i dytë që shënon mbi 20 gola në pesë kampionate radhazi në Premier League, pas Thierry Henry.
Ka qenë një fitore e rëndësishme për City-n, që kryeson renditjen me një pikë avantazh ndaj Liverpool-it, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i Premier League.