Tirana dy ditë pa drita, OSHEE: Na mirëkuptoni

Investimet dhe rikonstruksioni i disa linjave dhe kabinave elektrike në Tiranë, do të sjellë edhe shkëputjen e energjisë elektrike në disa zona. Ndërhyrjet e nevojshme në rrjetin elektrik për të përmirësuar cilësinë dhe riparuar defektet do shoqërohen me disa orë pa drita.

OSHEE njofton banorët që të tregohen mirëkuptues për stakimet e energjisë për ditën e premte dhe të shtunë, 4 dhe 5 tetor, konkretisht në:

4 tetor

Nga ora 09:00-15:00: rruga “Sadik Petrela”, rruga “Kristo Dako”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Arkitekt Sinani”, rruga “Besim Daja”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”

Nga ora 14:00-16:00 rruga “Naim Frashëri”, rruga “Vëllezërit Manasterli”

Nga ora 12:00-14:00 rruga “Halim Xhelo” pjesërisht, pranë Bllokut të Ambasadave

5 tetor

Nga ora 09:00- 15:00 rruga “Mine Peza”, rruga “Fortuzi”

Nga ora 12:00 -15:00 rruga e Kavajës pjeserisht, rruga “Shyqyri Bërxolli” pjesërisht, tek Ministria e Emigracionit

OSHEE investime në Fier, Balluku: Qyteti model për pagesat e dritave

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi investimin e bërë në rrjetin shpërndarës 20 kilovolt në qytetin e Fierit nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Balluku pa nga afër disa prej kabinave të reja të ndërtuara, ndërsa theksoi se ky investim e OSHEE ka ulur ndjeshëm nivelin e humbjeve në rrjet si dhe ka përmirësuar cilësinë e furnizimit për të gjithë abonentët, familjarë por edhe bizneset.

Ministrja Balluku u shpreh se investimet në rrjetin elektrik në qytetin e Fierit do të vijojnë me qëllim që shërbimi që ju ofrohet qytetarëve të jetë akoma dhe më i mirë, duke garantuar furnizim cilësor dhe pandërprerje. Balluku tha se Fieri është një nga qytetet model sa i takon mbledhjes së të ardhurave nga ana e kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

“Qyteti i Fierit e meriton plotësisht vëmendjen e OSHEE në këtë zonë pasi këtu mbledhja e të ardhurave arrin në 98%. Është një nga qytetet model për sa i përket pagesave dhe rregullsisë së abonentëve. Megjithatë ne kemi projekte të ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve elektrike këtu në zonën e Fierit. Kjo është një zonë industriale, shumë kompani zhvillojnë aktivitetin e tyre këtu dhe detyrimisht ne duhet t’i përgjigjemi dhe kompanive, por sidomos abonentëve, pasi qytetarët janë në fokusin tonë”, theksoi ministrja

OSHEE ka investuar rreth 1 miliardë lekë në qytetin e Fierit në katër vitet e fundit dhe aktualisht janë në proces pune ndërtimi i 3 fiderave të tjerë 20 kilovolt, të cilët do të lidhen me nënstacionin Fieri 1, i parashikuar për t’u ndërtuar në hyrje të qytetit.

OSHEE me zyra të reja në Korçë, Balluku: Kushte dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në përurimin e zyrave të reja të OSHEE në Korçë. Balluku i ka cilësuar zyrat si një investim që plotëson kushtet dhe standardet si për punonjësit ashtu edhe për qytetarët. Rritjen e cilësisë së punës tha Balluku do ta bëjë edhe më e lehtë arritjen e objektivave të vendosura.

Zyrat e reja janë një investim prej 60 milionë lekësh nga OSHEE dhe i përfshin të gjitha shërbimet në një godinë të vetme duke bërë që qytetarët të evitojë lëvizjet nëpër disa zyra.

Është një investim 60 milionë lekësh i OSHEE-së, dhe çfarë është më e rëndësishme, sot të gjithë punonjësit e këtij rajonit, dhe Agjencisë që mbulon Korçën dhe Agjencinë Rajonale, janë në kushte optimale kështu që ne presim nga ana e tyre që rendimenti të jetë akoma dhe më i lartë dhe të arrihen objektivat e vendosura”. – tha Balluku

Ministrja Balluku shtoi se shumë shpejt do të bëhet edhe instalimi i sistemit të ndjekjes së proceseve teknike kudo në rajonin e Korçës, ashtu siç bëhet në Tiranë.

Presim që shpejti të ketë edhe instalimin e SCADA-ës, pjesës teknologjike të ndjekës së sistemeve, që është e instaluar si në qendër në Tiranë por dhe në disa qytete të tjera, që do të ndihmojë ndjekjen e proceseve teknike në rajonin e Korçës, i cili është një rajon shumë i rëndësishëm dhe që ka vëmendjen e qeverisë, qoftë për sa i përket zhvillimit industrial, atij turistik duke qenë se është një nga rajonet që përfshinë dy qytete të rëndësishme siç është Korça dhe Pogradeci, por dhe zona të tjera rurale të cilat kanë potencial të madh zhvillimi turistik, bujqësor dhe industrial.” – tha Balluku

Punimet në rrjet, 9 zonat e Tiranës që do kenë shkëputje të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të disa ndërhyrjeve në rrjet disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike.

Si pasojë e investimit në kabinat elektrike, në datën 5 qershor, do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona të Tiranës përkatësisht:

09:00-16:00 kufizime në rrugën “Gjergj Legisi” dhe rrugën “Besim Fagu” pranë rrugës “5 Maji”

11:00-14:00 kufizime në rrugën “Gjon Kastrioti” dhe rrugën “Lord Bajron”

09:00-15:00 kufizime në rrugën “Thoma Filipeu”, rrugën “Idriz Dollaku”, rrugën “Arkitekt Sinani”, rrugën “Mihal Grameno” dhe rrugën “Todi Shkurti”

Përmirësimi i rrjetit elektrik, OSHEE punime në këto zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar e për shkak të disa punimeve që do të kryhen në kabinat elektrike, disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji nga ora 09:00 deri në 15:00.

Shkëputja e energjisë për rreth 6 orë do të preki rrugë “Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”.

Ndërhyrjet po kryhen për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Punimet në rrjet, Tirana 8 orë pa drita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka njoftuar se do të bëhen ndërhyrje në rrjet për përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike ku do të këtë ndërprerje të saj për disa orë në Tiranë.

Më 17 maj nga ora 8:00 deri në orën 16:00 disa zona të Tiranës do të mbeten pa drita për shkak të punimeve të OST-së.

Sipas OSHEE pa energji do të mbeten zonat Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak.

Lapraka pa drita, ja çfarë thotë OSHEE

Që prej mbrëmjes së djeshme, zona e Laprakës ka mbetur pa energji elektrike. Përmes një deklarate për shtyp OSHEE sqaron se shkak është bërë një defekt në rrjet dhe se po punohet për riparimin e tij.

 “Mbrëmë rreth 21:00 një pjesë e zones Laprake, Tiranë mbeti pa energji elektrike per shkak të nje defekti ne rrjetin TM. Brigadat e njësisë Tirana3 kryen manovrime në çdo kabine per te identifikuar defektin deri ne 03:30 te natës.

Aktualisht eshte gjendur defekti dhe parashikohet që energjia të rikthehet brenda 60 minutave. Eshte per tu theksuar fakti se vonesa në gjetjen e avarise erdhi edhe për shkak të mosadministrimit nga ana e OSHEE te kabinave private dhe mungesa e aksesit për të hyrë brenda e bën të pamundur manovrimin në kohë”, shkruan OSHEE.

OSHEE në terren për vjedhjen e energjisë, procedohen 67 abonentë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka ndërmarrë një fushatë kontrolli për të verifikuar nëse abonentët vjedhin energjinë elektrike. Në qytetin e Shkodrës OSHEE ka realizuar rreth 1000 procedura verifikimi dhe gjatë dy javëve të fundit janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë).

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

6 orë pa drita në këto lagje të Tiranës

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga OSHEE, për shkak të punimeve në rrjet, disa zona në kryeqytet gjatë ditës së sotme nuk do të kenë drita nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme (e hënë) 15 prill, do të kryhen punime për rikonstruksionin e disa kabinave në kryeqytet, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave dhe vendosjen e pajisjeve të reja të cilat do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Orari i punimeve

09:00-14:00, pa energji: rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht

09:00-15:00, pa energji: rruga “Bardhyl”, rruga “Ali Visha” pjesërisht, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht.

Skip to toolbar