Gjykata e Elbasanit ka liruar nga masa e arrestit dy mjekët e spitalit të Elbasanit, të akuzuar si shkaktarë të vdekjes, pas lindjes së foshnjes së saj, të 25 vjeçarjes Rexhina Debrova.
Gjykata vendosi masën “Detyrim Paraqitje” për dy mjekët e Elbasanit, kardiologun Mehmet
Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano.
Ndërsa jashtë dyerve të gjykatës familjarët e
Rexhinës së ndjerë kanë protestuar me foshnjen vetëm disa ditëshe në krahë.
Rexhina Debrova 25-vjeç ndërroi jetë pas lindjes
në maternitetin e Elbasanit. Spitali i
Elbasanit ka dhënë një deklarate për
mediat, ku shprehet se 25-vjeçarja “u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në
orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të
vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e
fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50”.
Më tej në deklaratë thuhet se foshnja e ardhur
në jetë u reanimua dhe gëzon shgëndet të plotë, ndërkohë që sa i përket punës
së stafit mjekësor, thuhet se ka dhënë trajtimin e duhur, por nëna e re
dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e
papajtueshme me jetën.
Familjarët akuzojnë mjekët e spitalit për
neglizhencë në trajtimin e këtij rasti.