Debate në Komisionin e Integrimit, Hajdari dhe Ralf Gjoni braktisin mbledhjen

Mbledhja e Komisionit të Integrimit ku po diskutohet buxheti 2020 është shoqëruar me debate që çoi deri në largimin dhe braktisjen e tij nga deputetët e opozitës së re Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Shkak i largimit është bërë, vonesa e zëvendësministrit të Jashtëm Etjen Xhafaj dhe mos prania në këtë komision e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Kryetarja e Komisionit, Hajdari e cilësoi të papranueshme vonesën e Xhafajt si dhe tha se duhej të ishte këtu edhe Gent Cakaj.

“E papranueshme vonesa në mbledhje. Në komision duhet të jetë ministri në detyrë. Kjo është shpërfillje e komisionit”, tha Hajdari e cila së bashku me deputetin Ralf Gjoni zgjodhën të braktisin mbledhjen.

Zëvendësministri Xhafaj ka kërkuar ndjesë për vonesën, ndërsa tha se ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka udhëtuar drejt Bratislavës, ku pritet që vendi të marrë presidencën e OSBE.  

Pas largimit të Hajdarit dhe Gjonit, mbledhja është drejtuar nga nënkryetarja e Komisionit Senida Mesi ku kanë vijuar diskutimet për buxhetin 2020.

“Kushtetuesja”, Gjoni: Të qartësohet procedura e përzgjedhjeve

Deputeti i opozitës në Kuvend Ralf Gjoni tha se ka një vakum ligjor në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, madje për të edhe personat e zgjedhur nuk plotësojnë kriteret e kërkuara. Gjoni tha në emisionin “Real Story” në News 24 se dëshironte që mes kandidaturave të kishte garë, por sot ndodhen në pamundësi zgjedhje.

“Disa kandidatë për Gjykatën Kushtetuese kanë mangësi që duhen komentuar. Për mua nuk përbën problem të madh nëse zgjidhet nga një apo dy kandidatë njëherësh, duke marrë parasysh ku ndodhet drejtësia. Ajo që më shqetëson është që të qartësohet procedura e përzgjedhjeve. Është e rëndësishme që të na vijnë lista me 3 emra sepse kështu thotë ligji. Unë nuk mendoj që jemi përball një situate që kemi mundësi zgjedhje për të luajtur një rol me skanues në Kuvend se kush është më i miri” tha Gjoni.

Gjoni hodhi akuza edhe ndaj partive politike se nuk kanë vullnet dhe dëshirë që në vend të vendoset drejtësia dhe se Reforma në Drejtësi të veprojë së bashku me institucionet e saj të reja. Gjoni tha se i vetmi që ka investuar dhe e kërkon drejtësinë në Shqipëri është SHBA.

“Ne jemi këtu ku jemi, sepse asnjë nga palët politike nuk kanë pasur asnjëherë vullnet që ky vend të kishte drejtësi. Të vetmit aktorë në Shqipëri dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët, që kanë investuar fort, kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”-tha Gjoni.

Ralf Gjoni me projekte të reja politike

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni duket se ka plane afatgjatë në politikë dhe ato lidhen me krijimin e një partie të re. Gjoni tha se ka projekt të krijojë një parti të re dhe aktualisht është në bisedime me faktorë brenda dhe jashtë parlamentit. Për Gjonin qytetarët shqiptarë nuk kanë pse të jenë pengë të “pleqve” të politikës dhe se vendi ka nevojë për më shumë opsione për të inkurajuar pluralizmin dhe të mos mbetet peng i vetëm 2-3 partive.

E kemi menduar, nuk jam ende gati të shprehem. Po patjetër. Çfarë ka të mendosh për një projekt politik, nuk ka asgjë të keqe, do të inkurajoja një pluralizëm politik. Shqiptarët kanë nevojë për shumë oferta, pse duhet të jemi peng i 2-3 partive. E kam menduar, por nuk kemi një plan konkret për momentin. Jemi duke biseduar me disa faktorë brenda dhe jashtë parlamentit. E kam bindje se Shqipërisë i duhet një projekt, një lëvizje e re politike. Projekteve të lodhura të pleqve politikë u mungon integriteti” tha Gjoni për Report Tv

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Gjoni i ka bërë thirrje opozitës të jetë pjesë e komisionit të saj për diskutim, në të kundërt do të humbasin mbështetjen e ndërkombëtarëve. Gjoni tha se e mirëpresin opozitën jo parlamentare duke i kujtuar atyre se ky është shansi i vetëm që kanë për të hyrë sërish në rrugën e institucioneve, në të kundër do mbeten jashtë dhe do humbasin edhe atë mbështetje ndërkombëtare që gëzojnë aktualisht, edhe pse marrëdhëniet janë ftohur ndjeshëm, që pas djegies së mandateve dhe dhunës në protesta. Gjoni u shpreh se ndryshimi i sistemit elektoral është thelbësor në mënyrë që shmanget pisllëqet që mund të gatuhen mes dy partive të mëdha PS-PD.

Nëse do të zgjedhin rrugën e bojkotit sikur kanë bërë me braktisjen e parlamentit kam frikë se do të ngelen jashtë sistemit dhe do të shpërbëhen. Do të ngelen jashtë loje si në shkurt, në korrik dhe kam përshtypjen se efektet elektorale do të jenë katastrofike për ato parti. Jeta institucionale është baza, dhe nëse këta duan të luajë në një fushë pa viza dhe pa rregulla kam frikë se do të jetë e papranueshme edhe për aleatët perëndimorë. Sa më shpejt që të ketë një meaculpa aq më mirë do të jetë edhe për atë. 

Ne duhet të demokratizojmë fillimisht sistemin të hapim garën dhe pastaj të shkojmë drejt zgjedhjeve të përgjithshme, por pa u kryer ndryshimet unë i shikoj zgjedhjet e parakohshme të pamundura. Shqipëria nuk duhet të ketë një sistem zgjedhor ku vota shitet dhe blihet. Një vend që është anëtar i NATO-s dhe synon BE-së nuk ka shanse të mos garantojë votën e lirë dhe të barabartë. Sistemi aktual pengon të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.” tha Gjoni

Opozita parlamentare: Jo për një reformë me “arna”, ndryshim sistemi

Për opozitën parlamentare ndryshimi i sistemit elektoral është pika kyçe ku do të bazohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thanë në emisionin “Real Story” se opozita parlamentare kërkojnë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, në të cilin të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it, dhe se nuk do të votojnë asnjë ‘arnim” të Reformës Zgjedhore që mund të bëhet përmes një marrëveshje mes PS dhe PD.

Deputetja Hajdari tha se do të punohet mbi draftin e paraqitur në tetor, si  më i miri i paraqitur, ku do të reflektohen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por edhe do të punohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit për të patur një përfaqësim më të mirë të qytetarëve dhe kryetarët e partive të mos kenë monopolin me listat e deputetëve.

U paraqitën dy drafte me rekomandimet e OSBE, një në tetor, që ishte më i mirë dhe një në dhjetor që u soll i arnuar sipas interesave të PS dhe PD. Në do të punojmë me draftin  tetorit dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet dhe sugjerimet e duhura në mënyrë që të paraqesim rekomandimet e dhëna nga OSBE, të përmirësojmë sistemin dhe të kemi një përfaqësim më të mirë. Në dëshirojmë një sistem të ri dhe do e paraqesim atë në komision dhe parlament. Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.” tha Hajdari në Real Story.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili u shpreh se nuk do të jap votën e tij nëse nuk ka ndryshim të sistemit.

Ndërhyrja në ligjin për partitë politike që kryetarët të mos kenë monopolin për listat për deputetët dhe shumë ndryshime të tjera janë jetike. Ne do të votojmë një paketë gjithëpërfshirëse të sistemi zgjedhor ku kërkohet ndryshim i sistemit dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse PS nuk kërkon ndryshim të sistemit, vota ime nuk do jetë në favor të një pseudo reforme.Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore.” tha Gjoni / REAL STORY

Gjoni: PD, se ka problemin me Ramën, por me ne

Deputeti i opozitës parlamentar Ralf Gjoni bëri një deklaratë të fortë ku tha se PD hodhi poshtë të gjitha aksionin e saj dhe nxjerrjen e qytetarëve në rrugë, dhe tregoi se problemin se ka me Ramën, por me opozitën parlamentare, që në fakt është aty ku është vetëm për faj të Bashës që dogji mandatet. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Gjoni sqaroi largimin e tij dhe opozitës parlamentare nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE. Gjoni tha se largimi i tij me disa deputetë të opozitës parlamentare ishte pikërisht për të treguar një mosdakordësinë e tyre, por jo për të bojkotuar tryezën, pasi bojkoti nuk është praktikë e opozitës parlamentare.

“Nuk u ngritëm për të bojkotuar pasi nuk bojkoti nuk është praktikë e jona, por e bëmë për tu treguar të pranishmëve dhe qytetarëve që nuk ishim dakord me ato që u tha nga Zoti Kaso. PD tregoi se ajo nuk njeh legjitimitetin e këtij komisioni dhe për të treguar se ulen në tryezë pikërisht me Ramën, që për kaq muaj i luftuan dhe nxorën njerëzit në rrugë.  Pas gjithë aksionit dhe sulmeve të saj politike, sot PD del e thotë se nuk e ka aspak problem të ulet me Ramën dhe Gjiknurin në tryezë, por problemi paskemi qenë ne, opozita parlamentare. PD e paska propozimin jashtë këtij komisioni vetëm me PS, por ne jemi atje dhe kjo për faj të PD, që u largua. Sot nuk na shmang dot.” u shpreh deputeti Gjoni në emisionin Real Story.

Gjatë ditës së mërkurë, Gjoni së bashku me disa deputetë të opozitës parlamentare u larguan nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE, pas deklaratës së PD përmes Ivi Kasos, i cili kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme me pjesëmarrjen e PS, PD dhe ndërkombëtareve, por jo opozitës parlamentare. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës parlamentare, që zgjodhi të largohej nga tryeza në shenjë proteste, por u rikthye më vonë sërish në të. / REAL STORY

Takimi me zyrtarin e DASH, Ralf Gjoni: Shqipëria i kalon sfidat vetëm me SHBA

Zyrtari amerikan i DASH, David Kostelancik ka zhvilluar një drekë pune me opozitën parlamentare, konkretisht me deputetët Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari. Gjoni e cilësoi këtë takim mjaft konstruktiv dhe mbështetës nga SHBA për nevojat aktuale që ka vendi, i cili edhe pse një aleat i largët në vijë gjeografike, është tepër i afërt për nevojat e popullit shqiptar. Reforma në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore, ishin në fokus të diskutimit të tyre, që janë edhe pikat kryesore të planit të punë së opozitës parlamentare. Deputeti i opozitës Ralf Gjoni theksoi se pa ndihmën dhe mbështetjen e aleatëve amerikanë, Shqipëria do e këtë të pamundur realizimin e sfidave të saj, ndërsa nuk hezitoi të akuzonte politikanët shqiptarë, që nuk arrijnë dot të kuptohen dhe bien dakord për çështjet madhore të Shqipërisë.

‘Me SHBA na ndan një oqean e gjithsesi partnerët amerikanë janë më pranë nevojave të popullit shqiptar. Me politikanet e tjerë në këtë vend na ndan një rrugë, një mur, e ndonjëherë thjesht një kapriço, e prapë nuk ia dalim dot të kuptohemi. I kënaqur që sot bashkërisht me kolegen Rudina Hajdari patëm një drekë pune tepër informative & produktive me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, z. David Kostelancik i cili shoqërohej prej US Chargé d’Affaires znj. Leyla Moses-Ones. Sot ndjehem më i bindur se kurrë që fokusi ynë duhet të jetë finalizimi i reformës në drejtësi dhe fillimi i një reforme substanciale zgjedhore, ku ndryshimi i sistemit të jetë primar. Nuk ka më kohë për alibi, mashtrime apo arnime sipërfaqësore estetike. Duhet bashkim i të gjithë faktorëve e energjive pozitive në këtë vend. Asnjë prej këtyre sfidave nuk do i adresojmë dot pa mbështetjen e vyer të miqve tanë amerikanë. Ndaj, mirënjohje SHBA! “ – shkruan Gjoni.

Takimi i zhvilluar me opozitën parlamentare, konfirmon qëndrimin e SHBA duke njohur legjitimitetin e tyre dhe të Kuvendit, gjë që është kundërshtuar me forcë nga opozita dhe presidenti Meta, ky i fundit i mënjanuar nga takimet që zyrtari i DASH zhvilloi në Tiranë.

Ralfi trembet nga “paqja”: ambasadat seks tresh në krevat

Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni është shprehur në seancë kundër thirrjes së ambasadave për dialog mes PS-PD për zgjidhjen e krizës në vend. Njëlloj si ish shefi i tij, Ilir Meta, edhe Gjoni thotë se tani nuk na duhet dialogu mes dy partive PS-PD.

“Ka ambasadorë që bëjnë thirrje në dialog. Por nuk e njohin situatën. Dialog do të thotë rrotullim treshe në krevat. Nuk ka më vend për dialog, zgjedhjet u bënë dhe njihen nga SHBA dhe BE. Zgjedhjet u kryen. Për çfarë na duhet dialogu me ata që bojkotuan parlamentin dhe institucionet. Ç’na duhet dialogu me ata që kanë bojkotuar zgjedhjet”, tha Gjoni.

Realstory ka shkruar më herët se Ilir Meta i trembet një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së pasi ai jo vetëm humb presidencën por mund të mbetet jashtë skenës pa asnjë mbështetje ndërkombëtare dhe me frikën e reformës së drejtësisë, të cilën e kundërshton hapur.

Reastory ka shkruar për një skenar amerikan “për nisjen e negociatave: takimi i Ramës me një funksionar të lartë demokrat. Në këtë rast me Kryetarin Këshillit Kombëtar Bujar Nishani. Negocimi i tij direkt me Ramën si kryetar i ardhshëm i PD, do ta shpëtonte dhe Bashën nga sikleti i shtrengimit të dorës me një person që i tha “IK” (Ramën) pa sukses për gjashtë muaj rresht. Kjo skemë do të ishte PINI dhe PUKU i kartës së bllokuar të krizës politike në vend dhe pikënisja e re jo thjesht e rikthimit të PD në sistem, por dhe ai i një klime të re të një vendi me tashmë një datë për hapjen e negociatave”.

Pra hallin e Metës e kuptuam, po Gjoni pse është kundër dialogut mes PD-PS? Ndoshta tek mandati i tij i deputetit dhe “pendesës” së demokratëve që i dogjën mandatet dhe ndoshta një marrëveshje për t’u rikthyer sërish në Kuvend?  

Ralf Gjoni: Ditë e zezë për Shqipërinë, zgjedhja e Ilir Metës president

Deputeti i ardhur nga listat e LSI-së, Ralf Gjoni tha të enjten në Kuvend se zgjedhja e Ilir Metës president ishte një ditë e zezë për të, pasi ai e dinte se largimi i tij nga LSI do të sillte vdekjen e kësja partie.

Gjoni tha se PS mendoi se duke çuar Metën në Presidencë do ta hiqte qafe atë, por harroi se Ilir Meta është bishë politike.

“Ju e votuat Ilir Metën. Unë jam i vetmi që e kam jetuar si një ditë të zezë ditën e votimit të Ilir Metës. Edhe ju nuk keni dashur por e votuan. Unë e dija se largimi i Ilir Metës nga LSI ishte fillimi i fundit të partisë. Zgjedhja e Ilir Metës nga PS nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve. Edi Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit Ilir Metën sepse donit ta hiqnit qafe nga politika dhe e çuat në presidencë që më shumë i ngjan një azili pleqsh. Ilir Meta është bishë politike. Ku jeton dot ai pa politikë. Ju menduat se ai do ishte mbi palët. Hajde mendje hajde. Presidenti nuk e çdekreton dot një dekret sepse ju e keni zhvlerësuar presidentin. Me mirë të ishim monarki. Për çfarë vlen presidenca në një republikë parlamentare?”, tha Gjoni.

Manjani e Gjoni debatojnë në rrjetet sociale, nuk kursejnë sharjet ish kolegët e LSI!

“S`më rruhet fare” apo ik pirdhu”, janë këto fjalët e përdorura nga ish-ministri i LSI Ylli Manjani, në drejtim të deputetit Ralf Gjoni, që mori mandatin nga radhët e LSI, pasi kjo e fundit u largua nga parlamenti  duke djegur mandatet. Debati ka nisur dhe është zhvilluar në rrjetet sociale, në profilin në Facebook të Ylli Manjanit, i zili ka shkruar një status ku përmendte Ralf Gjonin, duke e cilësuar atë si një nga deputetët që do të përdor votën e tij në parlament për të shkarkuar Ilir Metën, pas nismës së PS për largimin nga posti të kreut të shtetit, pasi ky i fundit vendosi anulimin e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. “Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën”, ka shkruar Manjani në Facebook.

Ralf Gjoni i është kthyer ish-ministrit të LSI-së, duke u shprehur se “ti duhet të kalosh përmes një procesi tërësor dezinfektimi përpara e të lakosh emrin tim në publik. Unë s`kam qenë ndonjëherë ministër e as nuk kam firmosur ndonjëherë për tendera”, i shkruan ndër të tjera Gjoni, Manjanit.  Më tej, deputeti Gjoni vijon duke u shprehur se veprimtaria e tij në Parlament po bëhet që “njerëz si tij (Ylli Manjani) të mos mbeten më në mëshirën e Monikës, nëse të bën apo jo deputet, por të mbeten në në dëshirën e njerëzve që meritojnë të votojnë të lirë, me lista të hapura”, shkruan Ralf Gjoni.  Duke treguar aryset pse u bashkua me LSI dhe Metën, Ralf Gjoni i shkruan në fund Ylli Manjanit, se Monikës dhe atij vetë, nuk ia mban të ndryshojë sistemin.

Më pas, Ylli Manjani ka replikuar duke përdorur një gjuhë përtej normales, të paktën për një ish-ministër dhe personalitet të drejtësisë, duke u shprehur me fjalë të tilla si “nuk më rruhet”, apo “pirdhu”.

Si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po su doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire. Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet!  Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake… Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregullokan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?! Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohqësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin… Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje. Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës. T`ja kalosh mirë aty ku ha pilaf”, shkruan Manjani.

“Iku ish-opozita, mos u merrni më me Genc Pollon”. Ralf Gjoni kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputeti i LSI-së Ralf Gjoni ka replikuar në seancë me Taulant Ballën në lidhje me miratimin e reformës zgjedhore. Gjoni i bën thirrje Ballës që ta marrin seriozisht dhe të nisin punën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Genc Pollo nuk bënte punën. Bëje ti punën bashkë me Hajdarin dhe jeni të mirëpritur. E dyta që lidhet me çështjen për reformën zgjedhore. Kjo çështje u fut nga Këshilli. Ne e kemi depozituar që në qershor dhe me deputetë të rinj të opozitës jemi të gatshëm të bashkëpunojmë qoftë për reformën në drejtësi apo për reformën zgjedhore”, tha Balla në fjalën e tij.

Pas tij replikoi Gjoni i cili i tha që të mos merrej më me ish opozitën.

“Iku ish-opozita mos u merrni më me Genc Pollon na keni këtu, ne morëm vendet tona në reformën zgjedhore, çfarë prisni? Hajde e ndryshojmë që tani sistemin zgjedhor, apo prisni ndonjë mesazh në ëhatsapp, hajde pra, vetëm inflacion fjalësh, vetëm akuza, vazhdojnë akoma merren me opozitën që është në rrugë.  Keni forcën e ndryshimeve kushtetuese këtu, pa ne nuk ndryshoni dot kushtetutën. Zgjohuni”, tha Gjoni në seancë.

Skip to toolbar