Pas Shkodrës, opozita i bllokon rrugën Ramës edhe në Elbasan

Opozita ka vazhduar edhe sot me protesta dhe bllokim rrugësh.

Një grup mbështetësish të PD-së janë vendosur sot në hyrje të qytetit të Elbasanit, tek rrethrrotullimi në Bradashesh për të bllokuar kalimin e kryeministrit, i cili sot është nisur drejt Elbasanit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Një ditë më parë përfaqësues të opozitës bllokuan rrugët hyrëse të qytetit të Shkodrës, duke djegur goma makinash.

Më vonë Rama postoi një mesazh në twitter ku shkruante se ndihej i keqardhur nga kjo orvatje e një pakicë që duan të çojnë Shqipërinë në qorrsokak.

PD i bllokon rrugën Ramës, djegin goma dhe përplasen me policinë

Partia Demokratike duket se është e vendosur në përshkallëzimin e protestave duke bllokuar rrugët e vendit. Gjatë ditës së sotme, një grup mbështetësish të PD-së së bashku me ish deputetë të saj i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama për në Shkodër. Protestuesit ishin vendosur në dy akset hyrëse të qytetit, tek Ura e Bahçallëkut dhe nga Mjeda në drejtim të urës së Spatharit.

Ata bllokuan rrugën duke i vënë zjarrin gomave të makinave dhe duke na kujtuar dhe njëherë pamjet e trishta të vitit 1997.

Madje dy përfaqësues të PD-së, Flamur Noka dhe Bardh Spahiu janë përplasur edhe me forcat e policisë në vendngjarje.

PD nuk e kishte njoftuar më parë policinë për këtë protestë, ndaj dhe ajo është paligjshme. Policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës, bllokimi i së cilës ka krijuar kaos dhe trafik të rënduar, madje edhe një auto ambulancë nuk ka mundur të kalojë për të shkuar në spital.

Rama problemin e ka me LSI, jo PD

Gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit, Rama foli edhe për akuzat e opozitës për blerjen e votave duke i vënë gishtin LSI-së si fajtore të këtij procesi.

Nëse LSI do të shkoj në shtëpi dhe do të rrijë një “turn” pushim nuk do të ketë blerje votash në zgjedhje dhe Shqipëria do të shpëtojë tha Rama.

“Kanë dalë në rrugë dhe thonë ju blini vota. Ndërkohë ne në 2017, një problem kishim, si të ruanim votat se do na i blejë fallxhorja. Kur është fol për blerje votash, nuk kemi pasur problem PD, por kemi pasur problem simotrën tonë, LSI. Tani del daja Titi dhe këndon këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat, po shpëtojeni pra, gjysmën e punës e keni bërë, keni dalë në rrugë tani nga rruga shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Mjafton kaq! Bëheni provë, të rrijë LSI një turn pushim dhe mos hyjë në zgjedhje nuk ka blerje votash, nuk ka shitje votash, se nuk ka kujt t’ia shesësh, nuk ka kujt t’ia blesh. Behni pra! DO shpëtojmë Shqipërinë nga blerja e votave.” – tha Rama

Rama: Zgjedhjet janë më 30 qershor dhe kjo nuk ndryshon

Gjatë seancës plenare, ka folur edhe Kryeministri Rama, i cili ka vënë edhe një herë theksin se zgjedhjet do të mbahen në ditën që ato janë përcaktuar me ligj, më 30 qershor.

Rama e cilësoi vendimin e opozitës për të dalë nga zgjedhjet si vetëshkatërruese dhe formë ekstreme në kundërshtim me çdo logjikë demokratike.

“Me përfundimin e afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita e rrugës ka vendosur të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve, pasi doli nga rruga e jetës parlamentare duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike. E para e panjohur dhe e padëgjuar, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë prapësht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish për rindërtim. Në vend që të luftojnë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vende t’i përfaqësojë zgjedhësit e vetë në këtë sallë dhe në zgjedhje ka vendosur ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. Në vend t’i udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur t’i përdorë si mish për top duke i përdorur. Kjo është e papranueshme nga askush.” – ka thënë Rama

Gjatë fjalës së tij, Rama tha nuk ishte faji i qeverisë për djegien e mandateve dhe përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet lokale dhe u shpreh i vendosur se pavarësisht kërcënimeve të opozitës zgjedhjet do të mbahen.

“Ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përveç të vijojmë rrugën tonë pa u ndaluar të merremi me ata. Dmth pa u devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht kërcënimit apo shantazheve. Unë i mirëkuptoj ata që ndryshe nga unë mendojnë se zgjedhjet pa opozitë janë anormale, por dua t’u them se kjo nuk është as zgjedhja jona, as faji ynë. Ne kemi bërë gjithçka që kjo mos ndodhë.”- tha Rama

“Basha dhe Rama duhet të lëshojnë diçka. Do ketë protesta të dhunshme”

“Si Basha, si Rama duhet të lëshojnë diçka.” Kështu është shprehur mbrëmë në një intervistë televizive në Report Tv aleati i Bashës, Agron Duka. Madje ai ka deklaruar se protestat e opozitës do të jenë të dhunshme në mënyrë që të detyrojnë Ramën që të ulet në një tryezë bisedimi. Duka gjithashtu ka thënë se PD dhe opozita e bashkuar nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe se ato do të shtyhen.

“Dy krahët duhet të lëshojnë dicka për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme. Ne nuk do të regjistrohemi nesër në KQZ për zgjedhjet. Ne nesër bëjmë akt marrëveshjen me PD-në, si parakusht është formimi i qeverisë tranzitore. Nesër do i firmosim në një akt marrëveshje. Ne angazhohemi që të mos hyjmë në zgjedhjet vendore, dhe jam i bindur që nuk do të bëhen. Asnjë nga ne, apo socialistët nuk do të ishte i kënaqur sikur po krijohet kjo partia, apo joshin demokratët që të kandidojnë për bashkitë. Këta po bëjnë po mundohen që të krijojnë parti opozitare, në mënyrë që të regjistrojnë kryetarë të pavarur, madje kanë filluar bisedat. Protesta të dhunshme? Janë të pashmangshme, edhe ndonjë konflikt i mundshëm. Kjo nuk është gjendje normale.

Dhe nëse bëhen zgjedhjet dhe nëse fiton 61 bashkitë është më e ndershme sesa të krijojë këtë opozitë farsë. Ramën ka për ta mbytur pushteti i vet, pasi ka gjithçka. Ne partitë e vogla kemi kërkuar dhe kemi arritur që të bindim PD-në, që ne jemi gati të rishikojmë sistemin zgjedhor për elementë mazhoritar. Opozita në datë 11 maj ka një tjetër protestë të madhe. Protestat mund të jenë paqësore apo dicka më të dhunshme për të ulur Ramën në bisedime këtë e vendosin vetë njerëzit. Nëse nënvlerësohet cdo gjë mund të ketë reagim i ashpër që mund të sjellë pasoja negative në të gjithë vendin. Bllokim të akseve rrugore? Është një vendim i PD-së, e kam mësuar nga mediat”, tha Agron Duka.

Nuk do të ketë rikthim vizash. Ja pse vendimi i Holandës është politik

Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama ka dhënë garanci se nuk do të ketë rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët, ndërsa ka sqaruar edhe vendimin e Holandës duke thënë se ai ishte politik.

 “Një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve.

Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar pak më konkretisht se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere, asnjëra nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë në Holandë ka fjalën e tij reagoi duke thënë këtë, ‘nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar’.

Për rikthimin duhet të ketë rritje e emigracionit, rritje e azilkërkuesve, që nuk është e vërtetë, pasi ka ulje, duhet të vërehet mungesë bashkëpunimi, por ka rritje, e konstatuar nga holandezët, së katërti duhet që vendi të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit që ndërmerr këtë procedurë, nuk ekziston dhe së pesti duhet të konstatohet kthimi pas i kritereve teknike, por vlerësoj nga KE, që në dhjetor të 2018 nënvizoi se i plotëson 100%. Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa që në bazë të vendimit të parlamentit, në kushtet e një fushatë elektorale, që t[i drejtohet KE-së dhe pastaj KE-ja nëse ka adresim nga qeveria holandeze e shqyrton kriteret që sapo fola” tha Rama në fjalën e tij në Kuvend.

Opozita i proteston poshtë zyrës, por Rama merr avionin

Ashtu siç ka bërë edhe gjatë 2 protestave të kaluara të opozitës, kryeministri Edi Rama edhe sot nuk do të qëndrojë në Tiranë.

Ndërsa opozita do të protestojë poshtë zyrave të tij, përpara kryeministrisë, kryeministri ndërkaq do të jetë në Kuvajt në një vizitë zyrtare që do të zhvillojë atje.

Pas samitit të Dubrovnikut që u zhvillua dje në Kroaci, Rama ka fluturuar për në Kuvajt.

Edhe gjatë dy protestave të tjera të opozitës Rama nuk ka qëndruar në Tiranë. Kështu në 16 shkurt, Rama ishte në Vlorë, ndërsa në 16 mars në Berat.

Rama-Tsipras, takim kokë më kokë në Dubrovnik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbërritur në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në samitin ekonomik mes Kinës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Mediat greke i referohen burimeve në Dubrovik teksa shkruajnë se sot paradite kryeministri i Shqipërisë, Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Në takim do të diskutohen çështje të rënësishme që vazhdojnë të mbeten pezull mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë marrëveshja mes kufijve detarë shqiptaro-grekë.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë ka mbetur pezull për shkak të ndryshimeve në Ministritë e Jashtme të të dy vendeve tona.

Rama, mesazh Metës me juntë ushtarake

Presidenti Meta kërkoi informacion se ku mbështet në Kushtetutë vendimi për mbrojtjen e aeroportit me forca ushtarake, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama.

Përmes një fotoje në instagram, Rama shkruan se në shumë aeroporte të botës ka prani të forcave ushtarake, ndërsa i cilësoi marrëzira të gjitha deklaratat për shkelje të Kushtetutës dhe juntë ushtarake.

“Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotos nga forcat e sigurisë në aeroportet ndërkombëtare.

Pak kohë më parë presidenti Ilir Meta deklaroi se ishte gati të sakrifikonte, nga dorëzimi i mandatit si President deri tek “sakrifikimi i jetës si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”.

Rama optimist: Në maj nisin negociatat me BE-në

Megjithë situatën politike në vend, kryeministri Rama është optimist përsa i përket hapjes së negociatave me BE-në. Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, Rama tha se negociatat do të nisin në fund të muajit maj, ndërsa theksoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të vazhduar procesin e integrimit evropian.

  “Shqipëria ka ecur para dhe progres raporti në fund të majit do të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave. Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte, është edhe rikonfirmim pa kushte i një të vërtete të thjeshtë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim me BE. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga KiE. Nga Këshilli i përbërë prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtarë, bazuar në rekomandimin e komisionit por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare. Që do të thotë që nëse raporti i komisionit është një raport i cili ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike duke verifikuar kryerjen e të gjithë detyrave të përcaktuara për çeljen e negociatave, vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm në KiE që i kalon kriteret teknike dhe subjektiviteti i vendeve ka rolin e vet”, u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe situatën politike në vend, duke thënë se këtë pikë jemi më mbrapa se kurrë.

“Jemi sot në pikëpamjen e unitetit politik më mbrapa seç kemi qenë në të shkuarën ku sidoqoftë pavarësisht sherreve e debateve forcat politike kanë gjetur një pikë përputhshmërie e kanë qenë në funksion të këtij objektivi të palëvizshëm”, theksoi Rama.

Skip to toolbar